Trupi gjykues i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit ka lene ne fuqi vendimin e KPK, duke e “djegur” perfundimisht ish kryetarin e Gjykates se Vlores Skender Haluci, dhe perjashtuar nga sistemi i drejtesise.
Njoftim vendimi
Trupi gjykues i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, i përbërë nga Albana Shtylla kryesuese, Sokol Çomo relator, Mimoza Tasi, Natasha Mulaj, Rezarta Schuetz anëtarë, shpalli vendimin për çështjen (JR) nr.38/2020, datë 18.09.2020, që lidhet me ankimin e subjektit të rivlerësimit Skënder Haluci kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 244, datë 05.03.2020.
Në përfundim të gjykimit në dhomë këshillimi, trupi gjykues, bazuar në nenin 66, pika 1, shkronja “a” e ligjit nr.84/2016, “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, në mënyrë unanime, vendosi:
1. Lënien në fuqi të vendimit nr. 244, datë 05.03.2020 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, që i përket subjektit të rivlerësimit Skënder Haluci.
2. Ky vendim është përfundimtar dhe ka efekt të menjëhershëm.
U shpall sot, në Tiranë, më datë 27.10.2022./m.j