• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, November 6, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Xheni Karaj shpërthen ndaj Berishës: Qesharak! Në 2010 premtoi se do kurorëzonte çiftin e parë LGBT, prisja të më martonte

by B K
31/01/2025 15:08
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter
Xheni Karaj aktiviste për të drejtat e komunitetit LGBT, bashkëthemeluese dhe aktualisht drejtuese ekzekutive e organizatës AleancaLGBT në një intervistë për Report TV demaskon kryetarin e PD-së Sali Berishën.

Për të hequr damkën e nongratas,Berisha po përpiqet të kopjojë Trump duke prezantuar një pr/ligj që bie kryekëput ndesh me atë që ka firmosur nga vetë Berisha në 2010.

Sipas asaj që pasqyrohet në nismën ligjore synohet të përcaktohet në mënyrë të qartë dhe të pandryshueshme gjinia biologjike e individëve që nga lindja, duke e sanksionuar këtë në ligjin për gjendjen civile.

Karaj thotë se kjo nismë është nul dhe gënjeshtër e Berishës pasi Shqipëria me ligj njeh vetëm dy gjini.

Pse kjo nismë e Berishës tani?

Xheni Karaj: Qëndrimi është bërë publik që në 2010. Ne mbajmë mend që në mbledhjen e këshillit të minitrasve tha se unë do të jem kryeministri i parë shqiptar që kurorëzojë legalizimin e çiftit të parë homoseksual. Deklarata bëri bujë në të gjithë botën. Në 2010 ishte Berisha që firmosi ligjin kundër diskriminimit që  për herë të parë në historinë e Republikës së Shqipërisë njohu dhe identietin gjinor, pra të qenit transgjinor si nocion i rëndësishëm ligjor.

Nisma që u prezantua dy ditët e fundit bie kryekëput ndesh me atë që ka firmosur nga vetë Berisha në 2010. Për më tepër është një nismë që nuk qëndron juridikisht. Sepse ne në Shqipëri kemi ligjin e gjëndjes civile që njeh vetëm 2 gjini. Pra, kjo nismë ligjore është rrenë e madhe pas të cilës Berisha kapet për të imituar Trump.

Është imitacion i shëmtuar, sepse nuk qëndron. Në realitetin shqiptar njihen dy gjini. Kjo nismë është nul, gënjeshtër e Berishës për të gënjyer popullin shqiptar dhe larguar vëmendjen nga hallet që ka populli shqiptar.

Në vend që PD të vijë me një program që tregon si do të zgjidhë problemet reale të shqiptarëve, vjen me këto nisma që janë absurd i madh juridic

Në takimin që keni pasur me Berishën në atë kohë çfarë ju ka thënë?

Xheni Karaj: Në takim ka qenë shumë i hapur. Ka thënë që do të jem mbështetës për cështje që kanë lidhje me të drejtat e njeriut dhe komunitetin tuaj. Unë prisja që Berisha të mbante premtimin. Se ne e dimë që meshkujt veriorë e mbajnë fjalën, dhe pas 10 vitesh me partneren time Berisha do mbante premtimin e 2010 e do na martonte e nuk do të kthehej prapa në kohë. Por unë e kuptoj që është në një pozicion të vështirë e do të heqë “nongratën” se nuk kalon dot përtej Atlantikut dhe do të mbrojë veten e familjen e vet, por nuk është kjo zgjidhja.

Kjo e kthen në një figurë qesharake më shumë sesa konservatore. Nuk mund të importojmë diskutime të Amerikës në një realtet që është tërësisht i ndryshëm.

Po krijohen probleme nga hiçi vetëm që të përfitojë personalisht Berisha për t’iu hequr non grata e mbrojtur nga drejtësia veten dhe familjen e tij duke i kërkuar lëmoshë Trump.

A ka ndikuar narrative e Trump?

Xheni Karaj: Narrativa që është krijuar dhe lufta që i ka shpallur Trump komunitetit LGBT ndihet në të gjithë botën. Shumë aktivistë po organizohen ta përballin përmes proceseve ligjorë. Aktivistët transgjinorë po ankimojnë në gjykatë urdhrat ekzekutivë të Trump.

Komuniteti në Shqipëri është gati të përballet me nisma politike fantazëm. Ne nuk do të qëndrojmë të heshtur. Do i përballim ligjërisht dhe advokuar në nivel ndërkombëtar. Kjo nismë ligjore që ka paraqitur Berisha bie ndesh me çdo konventë që vetë qeveria e tij ka firmosur. Ne jemi të përgatitur e nuk do të qëndrojmë të heshtur ndaj këtyre narrativave. Por është turp i madh për shoqërinë që të ngrihen këto narrative polarizimi, se komuniteti LGBT është kërcënim për familjen, kur në fund të fundit jemi pjesë e familjeve shqiptare.

Unë me partneren time kam 10 vite që ndërtoj me përkushtim e sakrifica familjen time.  Po pse duhet të quhem unë kërcënim e perceptohem si e tillë vetëm se politikanë që kanë deficite morale, hiqen si konservatorë më katolikë se Papa.

Next Post
“Kemi Venezuelën për tregti”, Kanadaja kërcënon Trump nëse vendos tarifa tregtare

“Kemi Venezuelën për tregti”, Kanadaja kërcënon Trump nëse vendos tarifa tregtare

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Kosova refuzuese dhe e mbyllur të dhemb në shpirt

Udhërrëfyesi i BE-së: ç’fitojmë?

November 6, 2026
Berisha: Kur PD-ja të vijë në pushtet do dëmshpërblejë dhe dekorojë studentët që dënohen në protestë

Berisha thirrje demokratëve: Të shtunën të gjithë shkoni në protestën e studentëve

November 6, 2026
Horoskopi ditor për nesër, e hënë 1 qershor 2026

Horoskopi ditor për nesër, e Shtunë 7 Nëntor 2026

November 6, 2026
Ardit Gjebrea del pas dy orësh nga SPAK: Prokurorët ishin miqësorë, i ftova në emision!

Ardit Gjebrea del pas dy orësh nga SPAK: Prokurorët ishin miqësorë, i ftova në emision!

November 6, 2026
Protestat, shpërthen mes organizatorëve / Progni akuzon Tepelenën për pazare, aktivisti: Unë jam në shesh, ti fshihesh pas azilit!

Protestat, shpërthen mes organizatorëve / Progni akuzon Tepelenën për pazare, aktivisti: Unë jam në shesh, ti fshihesh pas azilit!

November 6, 2026
Kush do të drejtojë Izraelin? Herzog merr vendimin për kandidatin për kryeministër të dielën

Kush do të drejtojë Izraelin? Herzog merr vendimin për kandidatin për kryeministër të dielën

November 6, 2026
Ambasadorja holandeze në Tiranë: Dhuna në protesta na ka shokuar!

Ambasadorja holandeze në Tiranë: Dhuna në protesta na ka shokuar!

November 6, 2026
10 milionë euro pasuri të sekuestruara! Pallat, toka, apartamente dhe 25 mjete të bllokuara

10 milionë euro pasuri të sekuestruara! Pallat, toka, apartamente dhe 25 mjete të bllokuara

November 6, 2026
Kombëtarja shqiptare, trajneri Maran publikon listën për dy sfidat e fundit në Nations League

Kombëtarja shqiptare, trajneri Maran publikon listën për dy sfidat e fundit në Nations League

November 6, 2026
Bankat digjitale të Evropës synojnë një portofol digjital në çdo xhep

Bankat digjitale të Evropës synojnë një portofol digjital në çdo xhep

November 6, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In