• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, November 6, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Protestat, shpërthen mes organizatorëve / Progni akuzon Tepelenën për pazare, aktivisti: Unë jam në shesh, ti fshihesh pas azilit!

by A R
06/11/2026 12:52
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kane shpërthyer akuzat e renda mes personazheve që kanë qenë në protestat në Shqipëri që nga dita e parë. Gent Progni në një status publik akuzoi aktivistin Andi Tepelena si “palaço” dhe të shitur te Sorosi, ndërsa vetë Tepelena nuk është kursyer.

Progni thoshte se Tepelena ka qenë në takim me Presidentin Begaj dhe Oligert Torbën, kjo për të përçarë protestuesit. “Zbulohet një tjetër gili vils i pushtetit. Andi Tepelena, në takim me president Baromin dhe me Oligert Torbën. Nuk di të ketë vendosur protesta përfaqësues për të takuar kriminel Torbën dhe gjumash Baromin, vetëm nëse e ka vendosur Sorosi pa dijeninë tonë.

Të njëjtët njerëz që për çdo vendim që duhet të merrnim për avancimin dhe përshkallëzim votonin kundër në grupin e “koordinuesve”. Ky që edhe veza kur e postova në poster i dukej akt i dhunshëm. Të shiturit dhe të paaftët që na vonuan, nuk do na ndalojnë dot me skemat alla Soros, të arrijmë të shpëtojmë Shqipërinë”, shkruan Progni duke postuar një lajm ku Andi Tepelena përgënjeshtron idenë e kthimit të protestës në një parti politike.

Ndërkohë, vetë Tepelena thotë se ka qenë pjesë e protestës që ditën e parë dhe kurrë nuk ka bërë pazare. Ai shkruan se “përbuz me neveri çdo status përçarës dhe helm që sjell veç të këqia që investojnë tek kjo përçarje”.

Në një përgjigje direkte për Gent Prognin, por pa ia përmendur emrin këtij të fundit, Tepelena thotë se “nuk fshihem mbrapa azileve politike, as mbrapa ekraneve të kompjuterave me mijëra kilometra larg nga sheshi betejës për të hedhur vrer dhe përçarë gjënë më të bukur që i ka ndodhur Shqipërisë.”

“Miq, që ditën e parë kam qënë pjesë me shpirt, kurajo e zemër e Protestës Historike që ende vazhdon.

Kurrë, e përsëris kurrë, nuk kam bërë pazare as nuk më ka shkuar ndërmend të shes luftën time dhe të miqve të mi. Ndryshe do isha në krahun tjetër të luftës.

Përbuz çdo ligësi, status përçarës dhe helm që sjell veç të këqia që investojnë tek kjo përçarje. Por kjo nuk duhet të ndodhë.

Mendoj që protesta është e shqiptarve as e Andit, dhe e askujt.

Po, unë dhe miq të tjerë kemi votuar që mikrofoni mos kthehej as në parti politike as në përfitues fondesh sidomos në momentet që sytë dhe veshët e gjithë shqiptarisë ishin nga idealizmi jonë, ne ishim dhe jemi pjesë e të tërës, dhe nuk do ndahemi nga protesta.

Unë jam çdo ditë në shesh. Nuk fshihem mbrapa azileve politike, as mbrapa ekraneve të kompjuterave me mijëra kilometra larg nga sheshi betejës për të hedhur vrer dhe përçarë gjënë më të bukur që i ka ndodhur Shqipërisë… PROTESTËN

Kaq.

JO PËRÇARJE. PO BASHKIM, PO FITORE.

RROFTË SHQIPËRIA”, e mbyll ai statusin.

Next Post
Ardit Gjebrea del pas dy orësh nga SPAK: Prokurorët ishin miqësorë, i ftova në emision!

Ardit Gjebrea del pas dy orësh nga SPAK: Prokurorët ishin miqësorë, i ftova në emision!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Aksident dramatik në Korçë, ambulanca përplas të moshuarin! Shoferi ishte nën efektin e alkoolit përfundon në pranga

Bie në kontakt me energjinë elektrike, humb jetën elektricisti i OSHEE-së

November 6, 2026
Arrestohet 18-vjeçari në Massachusetts, komentoi në Instagram se Trump duhet vrarë

Arrestohet 18-vjeçari në Massachusetts, komentoi në Instagram se Trump duhet vrarë

November 6, 2026
Kosova refuzuese dhe e mbyllur të dhemb në shpirt

Udhërrëfyesi i BE-së: ç’fitojmë?

November 6, 2026
Berisha: Kur PD-ja të vijë në pushtet do dëmshpërblejë dhe dekorojë studentët që dënohen në protestë

Berisha thirrje demokratëve: Të shtunën të gjithë shkoni në protestën e studentëve

November 6, 2026
Horoskopi ditor për nesër, e hënë 1 qershor 2026

Horoskopi ditor për nesër, e Shtunë 7 Nëntor 2026

November 6, 2026
Ardit Gjebrea del pas dy orësh nga SPAK: Prokurorët ishin miqësorë, i ftova në emision!

Ardit Gjebrea del pas dy orësh nga SPAK: Prokurorët ishin miqësorë, i ftova në emision!

November 6, 2026
Protestat, shpërthen mes organizatorëve / Progni akuzon Tepelenën për pazare, aktivisti: Unë jam në shesh, ti fshihesh pas azilit!

Protestat, shpërthen mes organizatorëve / Progni akuzon Tepelenën për pazare, aktivisti: Unë jam në shesh, ti fshihesh pas azilit!

November 6, 2026
Kush do të drejtojë Izraelin? Herzog merr vendimin për kandidatin për kryeministër të dielën

Kush do të drejtojë Izraelin? Herzog merr vendimin për kandidatin për kryeministër të dielën

November 6, 2026
Ambasadorja holandeze në Tiranë: Dhuna në protesta na ka shokuar!

Ambasadorja holandeze në Tiranë: Dhuna në protesta na ka shokuar!

November 6, 2026
10 milionë euro pasuri të sekuestruara! Pallat, toka, apartamente dhe 25 mjete të bllokuara

10 milionë euro pasuri të sekuestruara! Pallat, toka, apartamente dhe 25 mjete të bllokuara

November 6, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In