• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, September 1, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

U padit në Prokurori për fshehje pasurie, por Presidenti Nishani e dekreton

by Aalison Pearse Stevens
20/04/2016 09:27
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Këshilli i Lartë i Drejtësisë ka sfiduar hapur Ambasadën Amerikane në Tiranë, e cila është investuar, si asnjë herë më parë, në luftën kundër korrupsionit elitar në Shqipëri,  duke u bllokuar vizat gjyqtarëve, prokurorëve dhe politikanëve me pasuri të dyshimtë. Teksa kryediplomati amerikan në Tiranë, Donald Lu, në emër të Shtëpisë së Bardhës, ka deklaruar se, lufta kundër korrupsionit në drejtësi, duhet të nisë pikërisht nga hetimi i pasurive të pajustifikuara të gjyqtarëve, Këshilli i Lartë i Drejtësisë dhe kryetari Bujar Nishani, mendojnë të kundërtën. KLD dhe Nishani kanë mundësuar emërimin e Arjan Qafës, gjyqtar në Gjykatën Administrative të Apelit.

Në datën 31 Mars të 2014, Qafa është kallëzuar në Prokurori nga Inspektoriati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive, për fshehje pasurie dhe deklarim të rremë të pasurisë. Gjyqtari i dekretuar nga Nishani është kallëzuar asokohe, në cilësinë e ish-Inspektorit në Këshillin e Lartë të Drejtësisë, pra të njeriut, i ngarkuar me ligj, për kontrollin e punës dhe të integritetit të gjyqtarëve. Për rastin në fjalë, ILDKP njoftoi zyrtarisht KLD dhe Pastrimin e Parave, informon shqiptarja.com.

Nishani e promovon
Kur pritej që, KLD dhe kryetari i saj, Bujar Nishani, të paktën të mbanin një qëndrim distancues ndaj rastit në fjalë, befas Arjan Qafa është promovuar, duke u emëruar gjyqtar në Gjykatën Administrative të Apelit. Sigurisht që nuk ka asnjë vendim gjykate për të rrëzuar apo konfirmuar akuzat e ILDKP mbi Qafën, por nxitimi i Nishanit për ta dekretuar personazhin në fjalë, komprometon vullnetin e shpallur të Presidentit dhe partisë së tij, pro reformës në drejtësi. Dekretimi shpërfill gjithashtu akuzat e ILDKP, ndërsa është një goditje edhe ndaj embargos amerikane për një numër të caktuar gjyqtarësh.

Votimi në KLD
Në fillim të këtij viti, KLD votoi për kandidatët, të cilët do t’i propozoheshin kreut të shtetit për t’u emëruar gjyqtarë në Gjykatën Administrative të Apelit. Në votim morën pjesë vetëm 10 anëtarë të Këshillit të Lartë të Drejtësisë. Kandidatja Fjoralba Prifti mori 10 vota, Enkeleda Softa nëntë vota, Arjan Qafa 7 vota, Bernina Kondi 7 vota dhe Amarildo Laçi 6 vota. Kandidatët në fjalë kaluan në raundin e parë, teksa iu propozuan kreut të shtetit për dekretim.

Dekreti
Në 15 mars të këtij viti, kreu i shtetit, Bujar Nishani, ka dekretuar ish-inspektorin e KLD, Arjan Qafës, i akuzuar nga ILDKP për fshehje pasurie, gjyqtarë të Gjykatës së Apelit Administrativ. “Në mbështetje të neneve 93 dhe 136, pika 4, të Kushtetutës si dhe të nenit 12, të ligjit nr. 9877, datë 18.02.2008, “Për organizimin e pushtetit gjyqësor në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar, me propozim të Këshillit të Lartë të Drejtësisë, dekretoj z. Arjan Qafa, emërohet gjyqtar në Gjykatën Administrative të Apelit. Nr. Dekretit 9463. Tiranë, më 15.03.2016”, thuhet në njoftimin e kreut të shtetit.

Next Post

Kompensimi, publikohet radha për këstet për të përndjekurit, trashëgimtarët dhe të gjallët

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Të fshehura në prozhektorët e makinës, FRONTEX sekuestro 55 mijë euro cash në kufirin malazez, mes tyre edhe kartëmonedha shqiptare!

Të fshehura në prozhektorët e makinës, FRONTEX sekuestro 55 mijë euro cash në kufirin malazez, mes tyre edhe kartëmonedha shqiptare!

September 1, 2026
Tensionet në Lindjen e Mesme rrisin çmimin e naftës, Brent ngjitet në 93 dollarë për fuçi

Rikthimi i luftës në Lindjen e Mesme, ‘arratiset’ çmimi i naftës, kalon 94 dollarë për fuçi! Rritet dhe gazi, mbi 74 USD

September 1, 2026
Tanket izraelite rrafshojnë Gazën, evakuimi i pashmangshëm, ndihma bujare për ata që shpërngulen në jug

OBSH paralajmëron: Sezoni i ardhshëm i reshjeve në Gazë kërcënon shëndetin publik!

September 1, 2026
Emri/ Plagosje me armë zjarri në Vlorë, 19 vjeçari me urgjencë në spital. Mister shkaku

Përleshje mes dy vëllezërve në Korçë, njëri plagoset me sëpatë! Autori tenton arratisjen, por policia e arreston

September 1, 2026
“S’mund t’i përsërisim zgjedhjet vazhdimisht”- Kurti reagon për 6 deputetët e LDK që s’do votojnë Sejdiun si president: Veprim negativ!

“S’mund t’i përsërisim zgjedhjet vazhdimisht”- Kurti reagon për 6 deputetët e LDK që s’do votojnë Sejdiun si president: Veprim negativ!

September 1, 2026
Sulmi me dron rus në Lajpcig, edhe Greqia shpreh solidaritet me Gjermaninë! Mitsotakis: Kërcënimi do të dështojë!

Sulmi me dron rus në Lajpcig, edhe Greqia shpreh solidaritet me Gjermaninë! Mitsotakis: Kërcënimi do të dështojë!

September 1, 2026
Ish-ambasadori në SHBA: Projektligji për Serbinë në Kongres duhet marrë seriozisht!

Ish-ambasadori në SHBA: Projektligji për Serbinë në Kongres duhet marrë seriozisht!

September 1, 2026
“Përballë luftës hibride s’ka vend për hezitim”- Sulmi me dron në Lajpcig, reagon Rama: Jemi përkrah Gjermanisë! Akt agresioni rus kundër sigurisë së Evropës

“Përballë luftës hibride s’ka vend për hezitim”- Sulmi me dron në Lajpcig, reagon Rama: Jemi përkrah Gjermanisë! Akt agresioni rus kundër sigurisë së Evropës

September 1, 2026
Protestuesit largohen nga bulevardi, Rama lë Kryeministrinë nën masa të rrepta sigurie!

Protestuesit largohen nga bulevardi, Rama lë Kryeministrinë nën masa të rrepta sigurie!

September 1, 2026
Këngëtari Harry Style dhe aktorja Zoe Kravitz bëjnë planet e dasmës! Zbulohen detajet, në fillim ceremonia private dhe më pas…

Këngëtari Harry Style dhe aktorja Zoe Kravitz bëjnë planet e dasmës! Zbulohen detajet, në fillim ceremonia private dhe më pas…

September 1, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com