• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, May 12, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

“U motivua nga dëshira për pushtet”/ Komiteti hetues i 6 janarit: Trump injoroi lutjet e familjes dhe këshilltarëve për të ndaluar protestën

by Java News
22/07/2022 09:23
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ish-presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ndoqi nga televizori trazirat në Kongres më 6 janar të vitit 2021, dhe injoroi fëmijët dhe këshilltarët e tij të cilët “iu lutën” që të dënonte turmën, u tha në një seancë dëgjimore të Kongresit për hetimin ndaj Trumpit.

Në seancën dëgjimore u tha se Trump nuk telefonoi forcat e rendit apo stafin e sigurisë kombëtare.

Ai ishte i motivuar “nga dëshira egoiste për të qëndruar në pushtet”, pretendoi hetimi.

Të enjten mbrëma, në seancën u tha se një ditë pas trazirave, Trump deklaroi se “nuk dua të them se zgjedhjet kanë përfunduar”.

Komiteti hetues i Dhomës së Përfaqësuesve dokumentoi rreth 187 minuta, që nga koha kur Trump u largua nga një tubim duke dërguar mbështetësit e tij në Kongres deri në kohën kur ai lëshoi një video nga Shtëpia e Bardhë, dhe paneli argumentoi se nuk kishte asgjë që mund ta detyronte presidentin që të vepronte. Në vend se të vepronte, në panel u tha se Trump vendosi që të shikonte ngjarjen përmes televizorit.

“Presidenti Trump nuk dështoi që të vepronte”, tha republikani Adam Kinzinger, një kritik i Trumpit. “Ai vendosi që të mos vepronte”.

Pas muajsh pune dhe javë të tëra të seancave dëgjimore, seanca e së enjtes nisi duke fajësuar Trumpin për sulmin vdekjeprurës dhe për kërkesën që ai i kishte bërë turmës në Uashington, që kishte nxitur shkuarjen e tyre në Kapitol.

Presidenti Trump, i cili humbi zgjedhjet presidenciale, shndërroi “dashurinë për vendin në një armë”, tha nënkryetarja e panelit, republikania Liz Cheney.

Kjo pritet të jetë seanca e fundit e panelit para pushimit të verës dhe pritet që të rinisë punën në shtator me më shumë dëshmitarë dhe informacione. Cheney tha se “diga kishte filluar të thyhej” dhe nisi të tregonte se çfarë ndodhi më 6 janar në Shtëpinë e Bardhë, por edhe në Kongresin amerikan, që u përfshi nga dhuna.

“Donald Trump bëri një zgjedhje të qëllimshme për të shkelur betimin e tij” si president, tha Cheney.

“Çdo amerikanë duhet ta marrë parasysh këtë: a mund t’i besohet ndonjëherë një presidenti që është i gatshëm të bëjë zgjedhjet që bëri Donald Trumpi gjatë dhunës së 6 janarit, që ai të ketë ndonjë pozicion të rëndësishëm në shtetin tonë”, pyeti ajo.

Trump, i cili po e shqyrton mundësinë që të garojë sërish për president, ka thënë se ky komitet është një “gjyq kangurësh” dhe tha se paneli dhe dëshmitarët po tregojnë “shumë gënjeshtra dhe po keqinterpretojnë”.

Në seancën e së enjtes për sulmin ndaj Kongresit, u shfaqën ngjarjet që rrodhën minutë pas minute dhe u vlerësuan veprimet e Trumpit.

Para panelit dëshmuan dy këshilltarë të Shtëpisë së Bardhë, të cilët kishin dhënë dorëheqje pasi nisi dhuna në Kapitol.

“Mendova se 6 janari i vitit 2021 ishte një prej ditëve më të errëta në historinë e shtetit tonë”, tha Sarah Matthews. “Dhe presidenti Trump po e trajtonte si një rast feste. Kështu që thjesht kjo më shtyri të jap dorëheqje”.

Komiteti po ashtu transmetoi një audio-iniczim të gjeneralit Mark Milley, shef i Shtabit të Përgjithshëm, i cili kishte reaguar me habi ndaj mosveprimit të presidentit gjatë sulmit ndaj Kapitolit.

“Ju jeni komandant suprem. Keni një sulm që po ndodh ndaj Kongresit dhe ju nuk bëni asgjë? Asnjë telefonatë? Zero?”, tha ai.

Më 6 janar, Trump kishte kërkuar që të dërgohej në Kongres pasi mbështetësit e tij sulmuan ndërtesën, por ekipi i tij i sigurisë kishte refuzuar.

Para panelit dëshmoi edhe Matt Pottinger, ish-zëvendëskëshilltari për siguri kombëtare, i cili tha se turma në Kongres brohoriste “Vareni Mike Pence”, nënpresidentin e atëhershëm të SHBA-së, teksa Trump kishte postuar në Twitter mesazhe kundër Pence.

Pottinger tha para panelit se kur pa postimet e Trumpit vendosi që të jepte dorëheqje. Ai tha se këto postime në Twitter ishte sikurse “të hidhej benzinë në zjarr”.

Në panel u shfaqën edhe mesazhet telefonike që djali i presidentit, Donald Trump Jr., i kishte dërguar babait të tij duke i kërkuar që të ndalte turmën.

Më 6 janar 2021, mbështetësit e presidentit të atëhershëm, Donald Trump, sulmuan ndërtesën e Kapitolit, pasi Trump humbi zgjedhjet. Në përleshjet e dhunshme u vranë pesë persona. Turma marshoi drejt Kongresit në kohën kur ligjvënësit po certifikonin fitoren e Joe Bidenit në zgjedhjet presidenciale./REL

g.kosovari

Next Post
Murgu që jetoi 82 vjet, por nuk pa kurrë grua me sy

Murgu që jetoi 82 vjet, por nuk pa kurrë grua me sy

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Rama në fermën eksperimentale në Cërrik: Inovacioni do ndryshojë faqen e bujqësisë shqiptare

Rama në fermën eksperimentale në Cërrik: Inovacioni do ndryshojë faqen e bujqësisë shqiptare

May 12, 2026
“EU for Democracy” prezantohet në Kuvend, fokus te forcimi i rolit parlamentar në integrimin europian

“EU for Democracy” prezantohet në Kuvend, fokus te forcimi i rolit parlamentar në integrimin europian

May 12, 2026
Kolumbia arreston shqiptarin e kërkuar për vrasje, dyshohet se përdorte identitet të rremë serb

Kolumbia arreston shqiptarin e kërkuar për vrasje, dyshohet se përdorte identitet të rremë serb

May 12, 2026
I dëboi nga PD, mesazhi i Berishës për të përjashtuarit: Moment pozitiv për partinë, nuk i duam në gjirin tonë

Mërtiri: Shumica në PD të zhgënjyer me Berishën, partia ka prekur fundin

May 12, 2026
Debat për Reformën Territoriale në Fier/ Mazniku: Fokus te kompetencat e bashkive! Boçi: Reforma e 2014-ës ka dështuar në përfaqësim

Debat për Reformën Territoriale në Fier/ Mazniku: Fokus te kompetencat e bashkive! Boçi: Reforma e 2014-ës ka dështuar në përfaqësim

May 12, 2026
Ish-zëdhënësja e Zelenskyt akuza të forta: Presidenti ukrainas i lidhur me skema të dyshuara për pastrim parash, nuk është ai që shfaqet në kamera!

Ish-zëdhënësja e Zelenskyt akuza të forta: Presidenti ukrainas i lidhur me skema të dyshuara për pastrim parash, nuk është ai që shfaqet në kamera!

May 12, 2026
“Citim i shtrembëruar”, Rama reagon pas deklaratës së Hoxhës: Protokolli me Italinë është këtu për të qëndruar

“Citim i shtrembëruar”, Rama reagon pas deklaratës së Hoxhës: Protokolli me Italinë është këtu për të qëndruar

May 12, 2026
Dhomat e Specializuara të Kosovës publikojnë për herë të parë pamje nga paraburgimi ku mbahen Hashim Thaçi dhe ish-krerët e UÇK-së

Dhomat e Specializuara të Kosovës publikojnë për herë të parë pamje nga paraburgimi ku mbahen Hashim Thaçi dhe ish-krerët e UÇK-së

May 12, 2026
Ibrahimaj: Shqipëria mes vendeve lider në Ballkan për mbështetjen ndaj SME-ve, sipas raportit të OECD-së

Ibrahimaj: Shqipëria mes vendeve lider në Ballkan për mbështetjen ndaj SME-ve, sipas raportit të OECD-së

May 12, 2026
Tirana rikthehet në qendër të diplomacisë për Ukrainën, Hoxha: Mbështetja ndaj Kievit mbetet e palëkundur!

Tirana rikthehet në qendër të diplomacisë për Ukrainën, Hoxha: Mbështetja ndaj Kievit mbetet e palëkundur!

May 12, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In