• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, October 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

U mendua e zhdukur, më pas e rrëmbyer, por miliarderja është vrarë nga bashkëshorti

by Java News
29/04/2020 09:50
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nisi si një lojë fëmijësh, por prej afro dy vitesh ka mbajtur dhe po mban publikun në ankth, ashtu si telenovelat braziliane që nuk kanë fund.

Në fillim u mendua e zhdukur, më pas e rrëmbyer, ndërsa sot gruaja miliardere rezulton e vrarë nga bashkëshorti i saj.

Kjo është një histori që ka tronditur mbarë opinionin publik në Norvegji.

– Pse qëlloi mbi të? – pyesin norvegjezët, dhe sakaq shtojnë: – Si, ku, kur dhe çfarë ndodhi me të?!

Edhe pse trupi i saj nuk është gjetur ende, hetuesit më të mirë norvegjezë kanë vendosur pikën mbi “i”.

Ata e dinë se kush ka qëlluar mbi Anne-Elisabeth Hagen.

“Të gjitha faktet dhe provat bien mbi bashkëshortin e saj, Tom Hagen”, – shprehet inspektori i policisë Tommy Brøske.

“Ai u arrestua sot, teksa udhëtonte drejt vendit të punës”, – shtoi inspektori, dhe, sakaq saktësoi, se: -“Ndalimi i tij u krye mbi bazën e një fletë-arresti”.

Olav Rønneberg, komentues krimi, thotë se nuk ka dyshim se aksioni i sotëm policor ishte planifikuar me shumë kujdes.

“Qëllimi është të gjesh prova për të mbështetur dyshimin e te burri. Një dyshim që është rritur muajt e fundit dhe që bëri që policia të merrte urdhrin e gjykatës për hetime sekrete”, – shprehet Rønneberg.

– Policia mund ta kishte paditur Tom Hagen për deklaratë të rremë dhe lënda të kalonte në gjykatën penale, por ata bënë veprimin më të zgjuar, përdorën deklaratën e tij për të siguruar një mandat për ta hetuar çështjen në fshehtësi të plotë, – tha ai.

Gjatë hetimeve, –  shpjegon Rønneberg, – u provua që gruaja ka dhënë shenja jete më 31 tetor 2018, ndërsa bashkëshorti i dyshuar kishte njoftuar zhdukjen 90 minuta me vonesë.

Anne-Elisabeth Hagen (68) u zhduk nga shtëpia e saj në Fjellhamar jashtë Oslo.

Më 9 janar 2019, policia informon publikun 10 javë me vonesë, pasi u provua se nuk kishin të bënin me zhdukje, por me rrëmbim e saj.

Të nesërmen, policia publikoi një video përgjimi nga vendi i punës i Tom Hagen.

Videoja tregon tre persona që dyshohen si rrëmbyesit të Anne-Elisabeth Hagen.

Policia filloi hetimet për anëtarët e familjes, por njëkohësisht negocionin edhe me “rrëmbyesit” që flisnin një anglishte të varfër.

Policia dyshoi se autorët e rrëmbimit të 68-vjeçares ishin një grup kriminal me origjinë nga Ballkani.

Sipas policisë, rrëmbyesit i kishin telefonuar burrit të saj dhe kërkuan 10 milion dollarë si shpërblim për të liruar pengun.

Më 26 qershor 2019, policia deklaroi se ata kishin ndryshuar teorinë kryesore për çështjen.

“Nuk kemi të bëjmë me një rrëmbim me motive financiare. Hipoteza kryesore është se ndaj Anne-Elisabeth Hagen është kryer një krim brenda familjes”, – deklaroi policia norvegjeze.

Më 28 gusht 2019, inspektori i policisë në Oslo, Tommy Brøske, gjatë një konference për shtyp do të publikonte një këpucë të markës “Sprox”, me madhësi 45, si provë e vetme e siguruar në vendin e ngjarjes.

Policia kontaktoj rreth 300 persona që kishin blerë këtë markë këpuce, por nuk siguroj asnjë provë të vlefshme.

Gjatë hetimit rezultoi se edhe Tom Hagen kishte blerë të njëjtin markë dhe numër, por nuk e kishte deklaruar.

Ky fakt kthehu përmbys gjithë hetimin dhe detyroj policinë norvegjeze të ndryshoj strategjinë.

– “Mund të jetë ky hetim i fshehur që ka sjellë fryt. Por mund të ketë edhe projekte të tjera eksplorimi që ne ende nuk i dimë”, – shprehet Olav Rønneberg, komentues krimi.

“Ky është një bestellers që do të ishte admiruar edhe nga skenaristët e Hollywoodit”, – përfundon ai./ tema

g.kosovari

Next Post
Vatër e re e përhapjes së koronavirusit/ Mbyllen 90% e fasonerive në Krujë

Në Krujë dyshohet edhe për 5 raste të reja me COVID-19/ Të infektuarit punonjës të fasonerisë dhe kontakte të tyre

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Përleshje në Beograd/ Përplasen mbështetësit e Vuçiçit me protestuesit e Listës Studentore

Përleshje në Beograd/ Përplasen mbështetësit e Vuçiçit me protestuesit e Listës Studentore

October 7, 2026
Zjarr në një banesë në Lezhë, dëme të konsiderueshme

Zjarr në një banesë në Lezhë, dëme të konsiderueshme

October 7, 2026
Sulmohet makina e Ramës pranë Kryeministrisë, arrestohet aktivisti Edison Lika

Sulmohet makina e Ramës pranë Kryeministrisë, arrestohet aktivisti Edison Lika

October 7, 2026
Vranë shqiptarin për apartamentin, arrestohet gruaja dhe partneri i saj në Torino

Vranë shqiptarin për apartamentin, arrestohet gruaja dhe partneri i saj në Torino

October 7, 2026
Ndihmuan Ergys Agasin kur ishte në arrati, lihen në burg shefi i Policisë Shkencore dhe Embro Sulejmani

Arrestimi i Ergys Agasit, Karanxha: Nuk pati dekonspirim, gjatë kapjes u gjetën prova të rëndësishme

October 7, 2026
“Veliaj pro Reformës Territoriale”, Mazniku: Mungesa e kryebashkiakut, një prej problemeve të Tiranës

“Veliaj pro Reformës Territoriale”, Mazniku: Mungesa e kryebashkiakut, një prej problemeve të Tiranës

October 7, 2026
Arrestohet edhe ish-shefi i kabinetit të BND-së, dyshohet se i dorëzoi Hanningut 2 mijë dokumente sekrete

Arrestohet edhe ish-shefi i kabinetit të BND-së, dyshohet se i dorëzoi Hanningut 2 mijë dokumente sekrete

October 7, 2026
Irani presion Hormuzit, paralajmëron mbylljen e disa korridoreve detare

Irani presion Hormuzit, paralajmëron mbylljen e disa korridoreve detare

October 7, 2026
Lufta në Gaza dhe përshkallëzimi në rajon, eksperti: Është tragjike ajo që ka ndodhur në tre vitet e fundit

Lufta në Gaza dhe përshkallëzimi në rajon, eksperti: Është tragjike ajo që ka ndodhur në tre vitet e fundit

October 7, 2026
Më shumë fonde për ujësjellësit! Qeveria transferon 50 milionë lekë nga transporti dhe energjia

Më shumë fonde për ujësjellësit! Qeveria transferon 50 milionë lekë nga transporti dhe energjia

October 7, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com