• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, April 7, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

U kap me dokumente false, policia jep detaje për arrestimin e Gentian Malindit

by Java News
27/10/2022 14:55
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Policia e Tiranës ka reaguar pas arrestimit të Gentian Malindit në Vorë. Ky i fundit ishte shpallur në kërkim në vitin 2019 pasi akuzohej për trafik kokaine.

“46-vjeçari, me masë sigurie “Arrest në burg”, dyshohet si pjesëtar i një grupi të strukturuar kriminal që dyshohet se do të trafikonte drejt Shqipërisë, 137 kg lëndë narkotike kokainë, në vitin 2019”, thueht në deklaratën e policisë.

Janë sekuestruar shuma parash, 3 aparate celulare dhe dy mjete identifikimi të dyshuara të falsifikuara, që ky shtetas i mbante me vete, si dhe automjeti i tij. Kapja e tij u bë në afërsi të urës së Gjolës.

Gjatë kontrollit fizik, shërbimet e Policisë i gjetën 1050 euro, 11 500 lekë të rinj, 3 aparate celulare dhe dy mjete identifikimi të dyshuara të falsifikuara, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, së bashku me automjetin me të cilin qarkullonte 46-vjeçari.

Specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare të DVP Tiranë kanë arrestuar në flagrancë shtetasin Gentian Malindi për veprën penale “Falsifikimi i letërnjoftimeve, i pasaportave ose i vizave”, pasi qarkullonte me dokumente identifikimi kosovare, të falsifikuara.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim, pasi Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Trafikimi i narkotikëve”, kryer në bashkëpunim, “Grupi i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grup i strukturuar kriminal”, në kuadër të operacionit ndërkombëtar të koduar “Kuito”.

Operacioni ndërkombëtar i koduar “Kuito” u finalizua në shtator 2019, nga Policia e Shtetit, në bashkëpunim me autoritetet ligjzbatuese greke, në koordinim me zyrën e DEA-s në Athinë, nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Krimet e Rënda Tiranë.

/s.f

Next Post
‘Kam investuar 31 mijë euro, po mendoj të bëj vetëvrasje’, zbardhen përgjimet e mashtrimeve të Call Center-ave

'Kam investuar 31 mijë euro, po mendoj të bëj vetëvrasje', zbardhen përgjimet e mashtrimeve të Call Center-ave

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Debate në Komisionin Hetimor për koncecionet, Bardhi akuza mazhorancës: Po bllokoni kontrollin parlamentar

Debate në Komisionin Hetimor për koncecionet, Bardhi akuza mazhorancës: Po bllokoni kontrollin parlamentar

April 7, 2026
Në kërkim të vezëve të Pashkëve, nëna me foshnjën dhe një 16-vjeçare humbin jetën pas rrëzimit të një peme

Në kërkim të vezëve të Pashkëve, nëna me foshnjën dhe një 16-vjeçare humbin jetën pas rrëzimit të një peme

April 7, 2026
Rama dënon sulmin ndaj Azerbajxhanit: Regjimi i Teheranit duhet izoluar nga çdo cep i botës!

Rama ‘rrëzon’ akuzat e PD: Negociatat s’janë shëtitje në lëndinë, por proces testimesh. Jemi sipas agjendës!

April 7, 2026
Berisha: Rama po bën grusht shteti për të mbrojtur veten!

Berisha: Të përgjysmohen taksat mbi naftën. Rama mashtroi pensionistët për bonuset

April 7, 2026
“Papunësia 8.3 përqind”/ Ibrahimaj: Rroga mesatare 87 mijë lekë, pagat rritje vit pas viti

“Papunësia 8.3 përqind”/ Ibrahimaj: Rroga mesatare 87 mijë lekë, pagat rritje vit pas viti

April 7, 2026

Ëndrra 32-përqindëshe për një parti të re…

April 7, 2026
Të shtëna me armë pranë Konsullatës Izraelite në Stamboll, plagosen 2 policë

BALFIN: Karriera e Gen-Z meriton një hartë më të madhe

April 7, 2026
Të shtëna me armë pranë Konsullatës Izraelite në Stamboll, plagosen 2 policë

Të shtëna me armë pranë Konsullatës Izraelite në Stamboll, plagosen 2 policë

April 7, 2026
Ishte në krye të IKMT-së, largohet nga detyra Dallëndyshe Bici/ Ja kush e zëvendëson (EMRI)

Dallëndyshe Bici në SPAK, për çfarë u thirr ish-drejtoresha e IKMT-së

April 7, 2026
Udhëheqësi rus autorizon përdorimin e fondeve të ngrira ruse në SHBA/ Putin gati të dhurojë 1 miliard euro për Bordin e Paqes

Spiunazh dhe koordinata! Rusia dhe Irani kanë bashkëpunuar ngushtë gjatë luftës

April 7, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In