• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, September 26, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

U grabitën 110 mln lekë, gruaja: Me ato para autorët do blejnë lirinë…

by A R
23/04/2018 07:35
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

“Drejtësia të detyrojë dy autorët që na grabitën 110 milionë lekë dhe makinën luksoze, të tregojnë vendin se ku i kanë fshehur dhe të na i kthejnë ato. Ne kemi informacione se ata do t’i përdorin këto para për të paguar prokurorë e gjyqtarë, me qëllim për të fituar lirinë”. Kështu shprehet Flora Kalemaj, bashkëshortja e Xhemal Kalemaj, të cilëve, më 29 maj të vitit të kaluar, iu vodh shuma e majme e parave. E zonja e shtëpisë shprehet se ato para ato i kanë grumbulluar falë punës së tyre shumëvjeçare, me një dyqan produktesh ushqimore. Paratë, ajo bashkë me të shoqin, i kishin bërë gati për të shlyer një kredi dhe për të bërë disa pagesa të tjera, por mesa duket, dy autorët e arrestuar pak ditë më parë, Renaldo Latifi dhe Xhuljan Muça, kanë qenë në dijeni të të gjitha lëvizjeve dhe planeve të tyre familjare.

Tani drejtësia ka dy autorë të dyshuar, Renaldo Latifin dhe Xhuljan Muçën. A kishit njohje më herët me këta djem?

I njihnim dhe na njihnin. Ata ishin atje në Levan. Ky Xhuljani kishte një lokal atje, që e menaxhonte bashkë me të motrën, B.M. Ndërsa Latifi ishte kamerier tek ata

Vinin tek ju? Ju kishte rënë në sy ndonjë veprim i dyshimtë?

Ai Latifi sidomos, vinte shpesh për të thyer lekë të holla, që t’iu kthente reston klientëve. Ne e ndihmonim gjithnjë. Po ashtu edhe motra e Xhuljanos na mbeti në derë. Vinte te ne e nuk ikte. Kisha bërë edhe debate me tim shoq, sepse po dyshoja pse ajo vinte aty pa lidhje, pa pasur asnjë punë te dyqani ynë

Pra, asokohe patët dhe probleme xhelozie?

Jo xhelozie, sepse bashkëshorti është shumë i rregullt, por ama i kërkoja ta largonte atë grua. Dhe ai më thoshte s’kam çfarë t’i bëj. Me pak fjalë, ishin bërë personazhe të njohura te ne dhe na bezdiste herë pas here prania e tyre, sidomos e kësaj gruas, që dyshoj se është bashkëpunëtore.

Znj. Flora, si arritët ju të kurseni aq para?

Vetëm nga puna. Ato, në njëfarë mënyrë, nuk ishin tonat fare. Ne marrim mall pa para shpeshherë dhe presim derisa të shitet malli që të shlyejmë lekët. Kjo është e gjitha. Kemi marrë edhe një kredi me herët dhe na kishin mbetur edhe 20 milionë lekë që ta shlyenim të gjithën.

Po fëmijët ku jetojnë dhe a ju ndihmojnë?

Fëmijët janë me studime në Tiranë. Nuk mund të na ndihmojnë sepse po shkollohen. Jetojnë me gjyshen e tyre atje.

Çfarë kërkoni nga drejtësia, duke qenë se autorët nuk e kanë pranuar ta kenë bërë ata grabitjen?

Kërkoj që ato para të mos përdoren për të blerë lirinë. Ka zëra se me ato 100 milionë ata do ta apelojnë rastin dhe do ia japin Gjykatës e Prokurorisë për t’i nxjerrë të pafajshëm. Dua që drejtësia të bëjë punën e saj. T’i bëjë të bashkëpunojnë e të tregojnë ku i kanë paratë, sepse unë kam bindjen që ata nuk i kanë prishur ato. E kishin frikën se u dilte në skenë vjedhja po t’i prishnin. Prandaj, t’i shtrëngojnë që ata të tregojnë. Në momentin që ne marrim paratë e makinën, nuk na intereson se çfarë do bëhet me ta. Por jo me paratë tona, të paguajnë krimin. Këtë s’do ta lejojmë të ndodhë./Panorama/a.m.

Next Post
KE: Arsimi në Kosovë njeh vetëm rënie

KE: Arsimi në Kosovë njeh vetëm rënie

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

EMRAT/ Tragjedia pas shembjes së godinës në Athinë, shqiptarët motër e vëlla mes viktimave, zbardhen identitetet! (FOTO)

EMRAT/ Tragjedia pas shembjes së godinës në Athinë, shqiptarët motër e vëlla mes viktimave, zbardhen identitetet! (FOTO)

September 26, 2026
Nations League/ Ndeshja Shqipëri-Bjellorusi, 4 futbollistë përfundojnë në tribunë me urdhër të Maran! (EMRAT)

Nations League/ Ndeshja Shqipëri-Bjellorusi, 4 futbollistë përfundojnë në tribunë me urdhër të Maran! (EMRAT)

September 26, 2026
Shpërthimi i fuqishëm në Athinë, gjashtë persona nën rrënoja, mes tyre dhe 3 shqiptarë! Dy pistat e dyshuara të policisë greke

Shpërthimi i fuqishëm në Athinë, gjashtë persona nën rrënoja, mes tyre dhe 3 shqiptarë! Dy pistat e dyshuara të policisë greke

September 26, 2026
DETAJET/ SPAK operacion në Shkodër, “Muri i lartë” prangos Bledar Cafin, arrin të shpëtojë Indrit Dokle! Të dy akuzohen për trafik droge dhe grup të strukturuar (FOTO)

DETAJET/ SPAK operacion në Shkodër, “Muri i lartë” prangos Bledar Cafin, arrin të shpëtojë Indrit Dokle! Të dy akuzohen për trafik droge dhe grup të strukturuar (FOTO)

September 26, 2026
FOTO/ Përplasi 4 mjete gjatë arratisjes nga Policia, në pranga 30-vjeçari që vodhi makinën dhe rrezikoi jetën e qytetarëve në Durrës!

FOTO/ Përplasi 4 mjete gjatë arratisjes nga Policia, në pranga 30-vjeçari që vodhi makinën dhe rrezikoi jetën e qytetarëve në Durrës!

September 26, 2026
Ndërtohet infrastruktura e sigurisë në Forumin Romak të Butrintit! Rama ndan pamjet: Punohet për ta përcjellë brez pas brezi këtë pasuri të jashtëzakonshme

Ndërtohet infrastruktura e sigurisë në Forumin Romak të Butrintit! Rama ndan pamjet: Punohet për ta përcjellë brez pas brezi këtë pasuri të jashtëzakonshme

September 26, 2026
“Time Out”: Riviera Shqiptare, zgjedhja ideale për pushime në bregdet edhe në dimër

“Time Out”: Riviera Shqiptare, zgjedhja ideale për pushime në bregdet edhe në dimër

September 26, 2026
Restaurohen manastiret e Gjirokastrës, synohet ruajta e vlerave të trashëgimisë kulturore në qark

Restaurohen manastiret e Gjirokastrës, synohet ruajta e vlerave të trashëgimisë kulturore në qark

September 26, 2026
Model i ri menaxhimi për Urgjencën Polivalente në QSUT, Spahiu: Synojmë rritjen e eficencës, të ndërgjegjësojmë qytetarët!

Model i ri menaxhimi për Urgjencën Polivalente në QSUT, Spahiu: Synojmë rritjen e eficencës, të ndërgjegjësojmë qytetarët!

September 26, 2026
Ambasadori Eric Wendt nis sot detyrën si kryediplomat i SHBA-ve në Shqipëri, pritet t’i dorëzojë letrat kredenciale presidentit Begaj! Zbulohet ora e takimit

Ambasadori Eric Wendt nis sot detyrën si kryediplomat i SHBA-ve në Shqipëri, pritet t’i dorëzojë letrat kredenciale presidentit Begaj! Zbulohet ora e takimit

September 26, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com