• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, September 27, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Model i ri menaxhimi për Urgjencën Polivalente në QSUT, Spahiu: Synojmë rritjen e eficencës, të ndërgjegjësojmë qytetarët!

by A. Q
26/09/2026 10:17
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Në Urgjencën Polivalente të QSUT-së po zbatohet një model i ri menaxhimi dhe funksionimi, me synim rritjen e eficiencës, koordinimit të ekipeve dhe përgjigjes në kohë ndaj pacientëve.

Si porta e parë për rastet që kërkojnë kujdes të menjëhershëm, kjo strukturë ka ofruar shërbim për rreth 91 mijë pacientë vetëm gjatë periudhës janar–shtator 2026.

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, Klodiana Spahiu, gjatë inspektimit të punimeve, u shpreh se organizimi i ri i proceseve dhe triazhimi i domosdoshëm do të lehtësojnë fluksin e pacientëve dhe do të rrisin performancën e urgjencës.

“Më vjen mirë që në një kohë të shkurtër keni arritur ta organizoni punën. Përveç faktit që duhet të lehtësojmë shërbimin dhe të kemi triazhimin që është i domosdoshëm, duhet të ndërgjegjësojmë më shumë qytetarët që rastet që nuk janë urgjente të zgjidhen nga mjeku i familjes. Nëse triazhimi bëhet siç duhet dhe kemi koordinim me spitalet rajonale për rastet që nisen drejt qendrës terciare, atëherë do të arrijmë objektivin tonë për të pasur performancë sa më të mirë në Urgjencën e QSUT-së”, tha Spahiu.

Ajo theksoi rëndësinë e ndërgjegjësimit të qytetarëve që rastet jo emergjente të trajtohen nga mjeku i familjes, si dhe koordinimin me spitalet rajonale për menaxhimin e rasteve drejt qendrës terciare.

Drejtoresha e QSUT-së, Rudina Degjoni, deklaroi se kjo është urgjenca e rikonceptuar për t’i dhënë më shumë hapësirë dhe lehtësi pacientëve. Në këtë strukturë, pacientëve u bëhet triazhi i parë dhe kalimi sipas kodeve të urgjencës: i bardhë, i verdhë dhe i kuq, në varësi të gjendjes shëndetësore.

“Kjo është urgjenca që e kemi rikonceptuar për t’i dhënë më shumë lehtësi pacientëve dhe më shumë hapësirë. Në këtë vend pacientit do t’i bëhet triazhi i parë dhe kalimi sipas kodit; kodi i bardhë, kodi i verdhë dhe kodi i kuq, në pjesën e observimit”, u shpreh ajo.

Sipas saj ky model i ri synon jo vetëm përmirësimin e cilësisë së shërbimit, por edhe krijimin e një sistemi më efikas e të koordinuar për menaxhimin e rasteve emergjente në QSUT.

Next Post
Putin përmbys çdo pretendim: Ne nuk do të bëjmë luftë me Europën -

Putin përmbys çdo pretendim: Ne nuk do të bëjmë luftë me Europën -

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Të zbulosh Kinën nëpër libra”, eventi si urë mes kulturave

“Të zbulosh Kinën nëpër libra”, eventi si urë mes kulturave

September 27, 2026
“Familjet kanë pritur mjaftueshëm!”- Ministri Demo në Kombinat: Rindërtimi duhet të ecë me ritëm, deri te çelësi i shtëpisë së re!

Goditja e grupeve që shisnin drogë në shkollat e Tiranës, ministri: Policia do të jetë në çdo cep për sigurinë e fëmijëve

September 27, 2026
WSJ: Si e ndihmoi ambasadorja amerikane kompaninë greke të siguronte marrëveshjen 6 miliardë dollarëshe në Shqipëri

WSJ: Si e ndihmoi ambasadorja amerikane kompaninë greke të siguronte marrëveshjen 6 miliardë dollarëshe në Shqipëri

September 27, 2026
Skandali financiar në Angli: Klubet e Premier League përgatisin padi 930 milionë euro kundër Manchester City-t

Skandali financiar në Angli: Klubet e Premier League përgatisin padi 930 milionë euro kundër Manchester City-t

September 27, 2026
Masa ndaj Vlora Hysenit, Rama reagon nga New Yorku: Lirim të menjëhershëm nga detyra! Kreu i ri i SHISH, sapo…

Rama mbërrin nga SHBA sot në orën 13:00, mediat: Çfarë pritet të deklarojë nga salla VIP në Rinas

September 27, 2026
Drejtuesit politik të PS, Andoni: PD në Fier e ka të vështirë! Me kandidimin jashtë liste, Rama i dha një mësim opozitës

Edhe fundi e ka një erë…

September 27, 2026
GJKKO lë në burg Bledar Cafin pas arrestimit në operacionin “Muri i Lartë”

GJKKO lë në burg Bledar Cafin pas arrestimit në operacionin “Muri i Lartë”

September 27, 2026
Procedohen dy mjekë neurologë pas vdekjes së një 40-vjeçari, dyshohen për mjekim të pakujdesshëm

Procedohen dy mjekë neurologë pas vdekjes së një 40-vjeçari, dyshohen për mjekim të pakujdesshëm

September 27, 2026
Pasi u ofrua si kandidat për Tiranën, Braçe i kërkon KQZ-së rezultatet e tij që nga zgjedhjet e 1996-ës

“Euro bie, çmimet jo”/ Braçe denoncon supermarketet: Blejnë më lirë, na shesin shtrenjtë! Të taksohen mbifitimet

September 27, 2026
Mundësi e re për gjetjen e Rajmonda Kotorrit: Emisioni italian publikon një fotografi nga Milano

Mundësi e re për gjetjen e Rajmonda Kotorrit: Emisioni italian publikon një fotografi nga Milano

September 27, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com