• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, February 12, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

U evakuua nga qyteti kinez ku ka shpërthyer virusi, studentja shqiptare do qëndrojë në karantinë për 14 ditë

by Java News
01/02/2020 12:27
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Evakuohet studentja e fundit shqiptare nga qyteti kinez Wuhan ku ka shpërthyer virusi vdekjeprurës koronavirusi, përmes bashkëpunimit të autoriteteve shqiptare me ato turke. Studentja Silva Doçi ka udhëtuar me një avion turk me 45 persona të evakuuar dhe ndodhet në Ankara. Nga testet që i janë kryer ajo ka rezultuar të mos jetë prekur nga koronavirusi. Por megjithatë, ajo do të qëndrojë në karantinë për 14 ditë, që është dhe koha kur virusi shfaq shenjat, së bashku me të gjithë të evakuarit.

Ministria e Punëve të Jashtme dhe përfaqësitë diplomatike në Pekin dhe Ankara realizuan me sukses evakuimin nga Wuhan të studentes shqiptare, njofton zyrtarisht ministria shqiptare. Sipas ministrisë, evakuimi i studentes shqiptare, Silva Doçi është bërë në bashkëpunim me autoritetet turke, duke e bërë edhe shqiptaren pjesë të operacionit të largimit të ndërmarrë nga autoritetet turke për shtetasit e tyre që jetonin në Wuhan.

“Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme në bashkëpunim dhe komunikim të vazhdueshëm me Ambasadat shqiptare në Pekin dhe Ankara, kanë punuar intensivisht për të finalizuar me sukses largimin nga Wuhan të studentes shqiptare Silva Doçi, e cila mbeti e izoluar brenda ambienteve të kampusit universitar në këtë qytet, pas masave të marra për izolimin e tij në 23 janar 2020. Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme duke e ndjekur me prioritet çështjen e studentes shqiptare, në kushtet e vështira kur askush nuk mund të hynte apo dilte në Wuhan, prej ditësh ka qenë në kontakte me palën turke, duke i paraqitur kërkesën zyrtare për të përfshirë edhe studenten shqiptare në operacionin e largimit të ndërmarrë për shtetasit turq që jetonin në Wuhan.

Në vijim të komunikimeve, pala turke u dakordësua që studentja Silva Doçi të udhëtojë në avionin ambulanc turk. Pas përfundimit të procedurave zyrtare me autoritetet kineze për lejimin e largimit të tyre nga Wuhan, avioni nga Kina u nis sot drejt aeroportit ushtarak në Ankara. Studentja shqiptare, Silva Doçi ka kryer të gjitha testet dhe ka dalë negative për virusin nCOV, por udhëtimi i gjatë në një avion me mbi 45 persona të tjerë të evakuuar nga Wuhan, e bën të detyrueshëm qëndrimin e saj në karantinë. Çdo shtetas që del nga provinca Wuhan, është i detyruar t`i nënshtrohet një regjimi mjekësor karantine 14 ditor para se të lëvizë lirshëm.

Për këtë fazë evakuimi, Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme vazhdoi kontaktet e pandërprera me Ministrinë e Jashtme turke, me qëllim vijimin e regjimit të karantinës së studentes shqiptare në Turqi. Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme po ndjek dhe do të vazhdojë të ndjekë të gjithë procedurën e evakuimit të studentes shqiptare, deri në mbërritjen e saj pranë familjes në Shqipër”, njofton Ministria e Jashtme shqiptare. /e.s/

Next Post
Britania e Madhe jashtë BE-së, Von der Leyen: Ditë e trishtueshme, të përgatitur edhe për Brexit të ashpër

Britania e Madhe jashtë BE-së, Von der Leyen: Ditë e trishtueshme, të përgatitur edhe për Brexit të ashpër

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Tjetër rast prostitucioni në Fier, arrestohen 2 shtetase të huaja, sekuestrohen para dhe celularë

Tjetër rast prostitucioni në Fier, arrestohen 2 shtetase të huaja, sekuestrohen para dhe celularë

February 12, 2026

“Shtrembërim i historisë, luftuan për lirinë”, Kuvendi i Shqipërisë me deklaratë pro ish-krerëve të UÇK

February 12, 2026
“Kisha borxhe dhe nuk kisha mundësi t’i shlyeja”, çfarë deklaroi në Polici autori i grabitjes së bankës

“Kisha borxhe dhe nuk kisha mundësi t’i shlyeja”, çfarë deklaroi në Polici autori i grabitjes së bankës

February 12, 2026
Interpelanca/ Kapri dhe Xhixho sulmojnë Kumbaron: Dhuna në shkolla, dy herë më e lartë!

Interpelanca/ Kapri dhe Xhixho sulmojnë Kumbaron: Dhuna në shkolla, dy herë më e lartë!

February 12, 2026
“Drejtësia sot funksionon me 73.6% të kapacitetit”, Sadushi: Mungesa e gjyqtarëve, problemi themelor i sistemit

Qendra e Drejtësisë/ Sadushi: GJL duhet të ketë godinë të veçantë; Rama: Plani është një alternativë që…

February 12, 2026
Osmani anulon pjesëmarrjen në Konferencën e Mynihut- Kurti: Gati të flasim me opozitën për çështjen e presidentit

Osmani anulon pjesëmarrjen në Konferencën e Mynihut- Kurti: Gati të flasim me opozitën për çështjen e presidentit

February 12, 2026
Horoskopi javor 9-15 shtator 2024, nga shenjat nga më pak fatlume tek ‘mbreti i javës’

Horoskopi ditor për nesër, e Premte 13 Shkurt 2026

February 12, 2026
“S’ka telefon, siguri kibernetike dhe oficerët e rinj”/ Kumbaro prezanton planin për shkollat

“S’ka telefon, siguri kibernetike dhe oficerët e rinj”/ Kumbaro prezanton planin për shkollat

February 12, 2026
Ky është autori i grabitjes së bankës te “Delijorgji”, zbulohet edhe foto e parave të vjedhura

Ky është autori i grabitjes së bankës te “Delijorgji”, zbulohet edhe foto e parave të vjedhura

February 12, 2026
Shqipëria njeh sot kundërshtarët në Ligën e Kombeve

Shqipëria njeh sot kundërshtarët në Ligën e Kombeve

February 12, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In