• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, August 11, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Britania e Madhe jashtë BE-së, Von der Leyen: Ditë e trishtueshme, të përgatitur edhe për Brexit të ashpër

by Java News
01/02/2020 12:35
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nëse nuk arrijmë marrëveshje me Britaninë e Madhe në fund të 2020-s, negociatat mund të vazhdojnë, thotë në bisedë ekskluzive për Deutsche Wellen, presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen.

Ka pasur mjaft lotë këto ditë në Bruksel. Si ndjeheni ju?
Kjo është një ditë emocionale, njësoj sikur një anëtar i familjes vendos të largohet, është e trishtueshme. Kam shumë miq në Britaninë e Madhe. Unë kam studiuar një vit në London School of Economics, kam të afërm aty. Disa nga fëmijët e mi kanë studiuar atje. Pra ka një sërë lidhjesh. Një ditë emocionale!

Cilat gjëra do t’u mungonin më shumë nga Britania e Madhe?
Do të më mungojë pragmatizmi. Ai ishte një ndihmesë e madhe, ata janë gjithmonë me këmbë në tokë. Do më mungojë sensi britanik i humorit. Por kështu është tani. Nga nesër (1 shkurti shën.red.) do të sillemi me miqtë britanikë si me një shtet të tretë.

Disa thonë, se tani vjen pjesa më e vështirë e Brexitit, përcaktimi i marrëdhënieve të arfhshme mes BE dhe Mbretërisë së Bashkuar. A mendoni edhe ju kështu?
Do të jenë bisedime të drejta, të ashpra, dhe të shpejta. Vërtet, Britania e Madhe donte të ishte një vend i tretë, tani duhet të përcaktojmë, se sa pranë do t’i qëndrojnë ata tregut të përbashkët europian. Sa më shumë të lidhur ngushtë duan të jenë ata, aq më shumë duhet të ndjekin edhe rregullat e këtij tregu. Pra është pak a shumë zgjedhja e tyre, nëse ata duan të qëndrojnë larg, atëherë qasja në tregun e brendshëm do të jetë më e vështirë, ose e kundërta.

Kryeministri britanik, Boris Johnson thotë, se ai në asnjë mënyrë nuk do të zgjasë fazën e ndërmjetme. Do të thotë, nëse nuk kemi marrëveshje deri në fund të vitit, kemi Brexit të ashpër. Mendoni se kjo është një lëvizje e zgjuar shahu??
Ky është vendimi i tij…

…po, por a është një lëvizje e zgjuar?
Nëse në fund të vitit kemi këtë rast, atëherë ne jemi të përgatitur, sepse problemet më të vështira për ne janë rregulluar me marrëveshjen e daljes nga BE. Të drejtat qytetare, çështjet financiare dhe problemi i ishullit irlandez. Këto janë të sqaruara. Dhe ne jemi të kënaqur. Tani jemi ne në një pozicion fillestar më të fortë në negociata. Nëse në fund të vitit do të ketë një Brexit të ashpër, do të jetë e vështirë, Mbretëria e Bashkuar eksporton gjysmën e prodhimeve të saj në BE.

A është futur Johnson në një qorrsokak? Do ta bënit edhe ju këtë si politikane?
Nuk mund t’i jap atij këshilla, si duhet të veprojë. Si Komision i BE ne në verë do të shohim ku jemi, dhe pastaj do vendosim. Por edhe nëse kemi një Brexit të ashpër, mund të vazhdojnë negociatat.

Tani do ketë përpjekje për një marrëveshje tregtare brenda një viti, a nuk është shumë pak një vit?
Nuk bëhet fjalë vetëm për marrëveshjen e tregtisë së lirë. Bëhet fjalë të paktën për 10 apo 11 tema të tjera, si siguria për shembull. Ka shumë gjëra që duhen negociuar. Ne do të punojmë 24 orë e do të shohim, se ku do të mbërrijmë.

Cili është qëllimi kryesor në negociata?
Qëllimi im kryesor është të kemi një partneritet të mirë, të ndershëm dhe mundësisht të ngushtë me miqtë britanikë. Kemi shumë interesa të përbashkëta. Bëhet fjalë për të mbrojtur tregun e brendshëm, dhe për të mbajtur të njëjtat rregulla loje me miqtë tanë britanikë. Duhet të sigurojmë që unioni të mbetet i bashkuar.

E di që nuk keni një sferë kristali për të parë të ardhmen, por po përpiqem. Pas dhjetë vjetësh, mendoni se Britania e Madhe do të dojë të kthehet sërish në BE?
Unë u them fëmijëve të mi, se kjo është një detyrë për ju. Natyrisht duhet ta vendosë këtë populli britanik. Për mua është e rëndësishme të them, ne jemi miq. Ne duam në të ardhmen të kujdesemi për partneritetin tonë. Ka shumë të përbashkëta, si ndryshimi i klimës apo globalizimi. Këtu jemi në një vijë fronti dhe duhet të punojmë intensivisht së bashku. Le të shohim anën e mirë dhe të bëjmë më të mirën e kësaj. /DW/

Next Post
Pas dy ditësh viziton Tiranën, zbardhet axhenda e takimeve të Presidentit të Parlamentit Europian

Pas dy ditësh viziton Tiranën, zbardhet axhenda e takimeve të Presidentit të Parlamentit Europian

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

E ardhmja e Ernest Muçit në dyshim, merkatoja “VIP” e Trabzonspor i sjell probleme!

E ardhmja e Ernest Muçit në dyshim, merkatoja “VIP” e Trabzonspor i sjell probleme!

August 11, 2026
Aeroporti i Stambollit ia kalon britanikut “Heathrow” për numrin e pasagjerëve në muajin korrik, u përpunuan 8,2 mln udhëtarë!

Aeroporti i Stambollit ia kalon britanikut “Heathrow” për numrin e pasagjerëve në muajin korrik, u përpunuan 8,2 mln udhëtarë!

August 11, 2026
DETAJET/ Do hidhte në erë qendrën tregtare në Verona, arrestohet 22-vjeçari shqiptar, Italia parandalon sulmin terrorist! U rekrutua nga ISIS

DETAJET/ Do hidhte në erë qendrën tregtare në Verona, arrestohet 22-vjeçari shqiptar, Italia parandalon sulmin terrorist! U rekrutua nga ISIS

August 11, 2026
“Financial Times”: Sistemi i ri i hyrjes në BE po shkakton vështirësi për udhëtarët! Deri në dy orë pritje në aeroportet kryesore evropiane

“Financial Times”: Sistemi i ri i hyrjes në BE po shkakton vështirësi për udhëtarët! Deri në dy orë pritje në aeroportet kryesore evropiane

August 11, 2026
Kryeministri grek Mitsotakis përfshihet në aksident, rrëzohet nga biçikleta dhe përfundon në spital!

Kryeministri grek Mitsotakis përfshihet në aksident, rrëzohet nga biçikleta dhe përfundon në spital!

August 11, 2026
VIDEO/ Tragjedi rrugore në Egjipt, vdesin 18 fëmijë të moshës 10-14 vjeç pas përplasjes së kamionëve! Po shkonin në punë, pamjet e tmerrit

VIDEO/ Tragjedi rrugore në Egjipt, vdesin 18 fëmijë të moshës 10-14 vjeç pas përplasjes së kamionëve! Po shkonin në punë, pamjet e tmerrit

August 11, 2026
Kabina e Ujësjellësit tek “Uji i Ftohtë” në Vlorë shpërthen në flakë, frikë dhe për përhapjen e zjarrit në banesa!

Kabina e Ujësjellësit tek “Uji i Ftohtë” në Vlorë shpërthen në flakë, frikë dhe për përhapjen e zjarrit në banesa!

August 11, 2026
VIDEO/ Rëndohet bilanci nga tërmeti katastrofik në Kolumbi, mbi 180 të vdekur e 1300 të plagosur! Momenti kur gjenden të mbijetuar në rrënoja

VIDEO/ Rëndohet bilanci nga tërmeti katastrofik në Kolumbi, mbi 180 të vdekur e 1300 të plagosur! Momenti kur gjenden të mbijetuar në rrënoja

August 11, 2026
Edhe Cërriku kundërshton Reformën Territoriale, nis firmosja e peticionit kundër shkrirjes së Bashkisë!

Edhe Cërriku kundërshton Reformën Territoriale, nis firmosja e peticionit kundër shkrirjes së Bashkisë!

August 11, 2026
Majlinda Dhuka-shqiptarëve të diasporës: Ju jeni zëri ynë! Kemi nevojë për ju, ftoni një mik…

“Le t’i lëmë fantazmat të dalin në pension!”- Ministrja Dhuka i përgjigjet homologut serb: Historia nuk kthehet pas pse do Beogradi, lërini kështjellat e rërës

August 11, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com