• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, March 11, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

U dënua me 21 vite burg/ Avokati Beqiri: Mikja e Argitës e fundosi Izet Haxhinë! Një ‘politikani të pisët’ sot ju bë qejfi…

by Java News
11/02/2022 21:15
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Avokati Idajet Beqiri u shpreh se vendimi për dënimin e Izet Haxhisë me 21 vite burg ishte i pritshëm.

Beqiri thotë se që kur u hodh shorti për të marr në shqyrtim këtë çështje, gjyqtari u zgjodh nga mikja e Argita Berishës.

Avokati tha se gjyqtari çështjes u komandua nga ish-kryetarja e Gjykatës së Tiranës për të mbrojtur interesat e Sali Berishës.

“I pritshëm sepse që kur u hodh ‘shorti’ u komandua gjyqtari që do merrte çështjen. E komandoi ish-kryetarja e Gjykatës së Tiranës e cila më pas e zuri vettingu dhe sot është jashtë sistemit gjyqësor. Ajo shihet mikja më e ngushtë e Argita Berishës, vajzës së Berishës. Politika dhe krahu politik i Berishës ishte i interesuar që ky rigjykim që u bë me një sforcim të jashtëzakonshëm, qeveria Berishës bëri përpjekje të jashtëzakonshme që Izet Haxhia mos të vinte kurrë në Shqipëri, derisa ai për të sqaruar të vërtetën e vrasjes së Azem Hajdarit, ishte vetë ai që erdhi i bindur që reforma në drejtësi do bënte çudira, ka mbetur jashtëzakonisht i zhgënjyer. Këtyre gjyqtarëve paragjykues, iu dha lëmi, sasia e grurit, kali dhe një litar, litari ishte nga një 20 metro në 25, pra nga 20-25 vjet burg. Prokurori tha 25, gjykata për të qenë më  luajale i dha 21”, tha Idajet Beqiri në Report Tv.
Beqiri bëri me dije se do ta apelojnë vendimin, ndërsa thekson se vendimi është marrë për t’i bërë qefin një politikani të pisët, duke iu referuar Sali Berishës.

“Do bëjmë apel, jemi të bindur që Gjykata e Apelit do jetë në përgjegjësinë më të lartë të detyrës, që nuk do lejojë një prokurori dhe një gjykatë të shkallës së parë kriminale, në aspektin që gjykata dhe prokuroria  duhet të parandalojnë krimet. Po kur del e vërteta dhe nuk ka dorë Izet Haxhia ti nuk ke pse iu thua fëmijëve të Azem Hajdarit hakmerruni. E thotë sepse mashtron vendimin e vet për ti bërë qefin një politikani të pistë. Gjykata e apelit nuk do ta lejojë”, u shpreh Beqiri.

Beqiri thotë se Gjykata e Apelit do të marrë një vendim të drejtë, pasi sipas tij Izet Haxhia është i pafajshëm.

“Prokurori kërkoi që ai të dënohej dhe të quhej fajtor, për Azem Hajdarin, për vrasjen me dashje të bashkëpunëtorit të tij Besim Çerja dhe Zenel Nezën, por edhe për Naim Çangun që mbeti i vrarë, që ishte me krahun e Fatmir Haklajt. Kur u dënua Izet Haxhia dhe iu ngrit akuza në 1999 dhe u dënua në 2002, në vendim gjyqësor ishin këto fjalë ‘Izet Haxhia nëpërmjet një radio që i ka dhënë Fatmir Haklaj ka qenë një natë para vrasjes dhe ditën e varsjes me grupin që ka organizuar vrasjen dhe ka qenë ai. Në momentin që Azem Hajdari po vinte në drejtim të mjetit, i ka dalë përpara Izet Haxhia dhe pasi kanë bërë një debat sy më sy, ka dal Fatmir Haklaj dhe ka vrarë me breshëri Azem Hajdarin. Për këtë është cilësuar bashkëpunëtor. Ditën që është vrarë Azem Hajdari s’ka qenë farë, nuk është Izet Haxhia. U provua nga raporti i SHIK që e kishin fshehur dhe jepej me hollësi kush e kishte nxjerr në pritë. Këtë thënie të Izet e Haxhisë e konfirmon raporti i SHIK dhe morat e Haklajve”, vijoi ai.
Next Post
Situata në Ukrainë/ Shtëpia e Bardhë: Kujdes! Operacioni mund të nisë në çdo moment!

Situata në Ukrainë/ Shtëpia e Bardhë: Kujdes! Operacioni mund të nisë në çdo moment!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Trump, një nuse që do te nusërojë për herë të dytë

Tetëdhjetë vjet dhe një penë ende në punë

March 11, 2026
Familja Cani reagon pas vendimit të Kushtetueses për TikTok: Martini u vra nga papërgjegjshmëria e institucioneve

Familja Cani reagon pas vendimit të Kushtetueses për TikTok: Martini u vra nga papërgjegjshmëria e institucioneve

March 11, 2026
Përrallë me gjela, pula dhe burra trima

A ka vdekur Partia Socialiste?

March 11, 2026
25-vjeçarja i dha fund jetës pas dhunës nga ish-bashkëshorti, zbulohet letra e fundit: Nuk dua të më lëndojnë më

25-vjeçarja i dha fund jetës pas dhunës nga ish-bashkëshorti, zbulohet letra e fundit: Nuk dua të më lëndojnë më

March 11, 2026
Spanja shkarkon zyrtarisht ambasadoren në Izrael pas përplasjeve diplomatike

Spanja shkarkon zyrtarisht ambasadoren në Izrael pas përplasjeve diplomatike

March 11, 2026
Lirohen rezervat më të mëdha të naftës! 400 milionë fuçi, pas krizës së karburanteve të shkaktuara nga lufta

Lirohen rezervat më të mëdha të naftës! 400 milionë fuçi, pas krizës së karburanteve të shkaktuara nga lufta

March 11, 2026
Nesër protesta e opozitës, vjen mesazhi i parë i Ambasadës Amerikane në Tiranë: Qëndroni larg tubimit të PD-së!

Nesër protesta e opozitës, vjen mesazhi i parë i Ambasadës Amerikane në Tiranë: Qëndroni larg tubimit të PD-së!

March 11, 2026
Gjykata Kushtetuese cakton datën e seancës për shqyrtimin e dekretimit të Diellës si ministre

Gjykata Kushtetuese cakton datën e seancës për shqyrtimin e dekretimit të Diellës si ministre

March 11, 2026
Protesta e PD, policia plan masash, rrugët bllokohen që në orën 6 të mëngjesit

Protesta e PD, policia plan masash, rrugët bllokohen që në orën 6 të mëngjesit

March 11, 2026
Shtrenjtohet nafta, Braçe në komisionin e Ekonomisë: Çmimi është caktuar dje me një mesazh, në orën 4!

Shtrenjtohet nafta, Braçe në komisionin e Ekonomisë: Çmimi është caktuar dje me një mesazh, në orën 4!

March 11, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In