• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, November 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

U botua “Ditari i Parashqevi Qiriazit….”

by Java News
12/11/2020 09:15
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Instituti i Trashëgimisë Shpirtërore dhe Kulturore të Shqiptarëve në Shkup posa pasuroi fondin botues me librin më të ri. Kësaj radhe për lexuesit vjen “Ditari i Parashqevi Qiriazit –  Ditët e mia në Konferencën e Versajës”, tërësisht i panjohur për opinionin  e gjerë, i cili botohet më rastin e 50 vjetorit të vdekjes së Parasheqevi Qiriazit si dhe në vigjilje të Ditëve të Alfabetit që fillojnë më 14 nëntor të këtij viti, me ç’rast temë bosht do të jetë roli i gruas shqiptare në emancipimin shoqëror e kulturor.
Ky ditar i lënë në dorëshkrim, dëshmon për punën  e palodhshme të kësaj ilumniniste shqiptare, e cila kësaj radhe na paraqitet si dëshmitare e gjallë e një prej ngjarjeve më vendimtare për fatet e popullit shqiptar, siç ishte Konferenca e Versjajës e vitit 1919/20.

Figura emblematike e Parashqevi Qiriazit këtu ndriçohet dhe plotësohet me detaje fare të panjohura, përms të dhënave autentike që ajo na i prezanton në ditarin e saj dhe ajo përligj zërin më përfaqësues të gruas së shquar shqiptare, e cila, siç mund të shihet nga dëshmitë e ofruara, del të jetë edhe themeluese e diplomacies shqiptare. Parashqevi Qiriazi ishte delegate e Konferencës së Versajes dhe ditari i saj zbulon dritë-hijet e kësaj konference përmes syrit vëzhgues dhe mjaft aktiv të saj.

Ditari i Parashqevi Qiriazit nuk është thjeshtë kujtim personal i një gruaje që spikati shumë anë të njohura e të panjohura të kësaj Konference, por është edhe fryma dhe konteksti i kohës, të shqiptarëve në raport me Fuqitë e Mëdha, sidomos me SHBA-të, ku shqiptarët, me të drejtë kishin varur të gjitha shpresat.
Pjesëmarrja e saj në Konferencën e Paqes në Paris shpërfaq fuqinë dhe zotimin e saj intelektual e kombëtar në arritjen e qëllimeve madhore, për të cilat Rilindësit tanë ishin përpjekur dhe flijuar. Ishte pikërisht Parashqevi Qiriazi që gjithë synimet dhe ëndrrat e Rilindësve i barti në sallonet diplomatike të kohës dhe u bë zëdhënëse e denjë e kauzës shqiptare në momentet më dramatike.

Ditari i Parashqevi Qiriazit vjen në kohën kur figura e kësaj iluministe të shquar ka frymëzuar edhe drejtuesit e UNESCO-s për ta përfshirë atë në kalendarin e jubileve të mbështetur nga kjo organizatë për vitin 2020.

 

Next Post
BE dëshiron të shkëputet nga OBSH/ Plane për një institucion për pandemitë

BE dëshiron të shkëputet nga OBSH/ Plane për një institucion për pandemitë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Rritet bilanci i aksidentit hekurudhor në Egjipt, 7 të vdekur dhe 112 të plagosur

Rritet bilanci i aksidentit hekurudhor në Egjipt, 7 të vdekur dhe 112 të plagosur

November 8, 2026
Trump takohet privatisht me të dërguarin e Putinit: Jemi pranë një marrëveshjeje për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë

Trump sulmon rezultatin e zgjedhjeve në SHBA: Amerika bëri një hap të madh prapa në histori

November 8, 2026
Pas muajsh ndërprerjeje, PD-PS ulen sërish për “Zgjedhoren”, palët pa marrëveshje për agjendën

Pas muajsh ndërprerjeje, PD-PS ulen sërish për “Zgjedhoren”, palët pa marrëveshje për agjendën

November 8, 2026
Aksident në aksin Fier-Libofshë, autoboti me qumësht përplaset me motorin, plagoset shoferi

Aksident në aksin Fier-Libofshë, autoboti me qumësht përplaset me motorin, plagoset shoferi

November 8, 2026
Shqipëria, drejt një epoke të re të energjisë diellore?

Shqipëria, drejt një epoke të re të energjisë diellore?

November 8, 2026
Mélenchon prezanton programin presidencial në Francë, premton pagë minimale 1700 euro dhe pension në 60 vjeç

Mélenchon prezanton programin presidencial në Francë, premton pagë minimale 1700 euro dhe pension në 60 vjeç

November 8, 2026
Sulmet ndaj institucioneve bankare, Banka e Shqipërisë-qytetarëve: Kursimet tuaja janë të sigurta

Skema e kredive që rrezikoi t’u merrte shtëpitë qytetarëve, qeveria vendos kufij për interesat dhe gjobat

November 8, 2026
Përkeqësohet gjendja e këmbës së Erion Veliajt, mjekët rekomandojnë një tjetër ndërhyrje kirurgjikale

Veliaj: Puna nuk ndalet për Tiranën, 1800 kredi të buta për familjet dhe projekte të reja në kryeqytet

November 8, 2026
“Epsteini” ynë

Dy opozitat që kanë alibi për dështimin njëra-tjetrën

November 8, 2026
Kryeministri britanik: Kosova të respektojë mandatin e Gjykatës Speciale

Kryeministri britanik: Kosova të respektojë mandatin e Gjykatës Speciale

November 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In