• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, July 10, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

U arrestua dy ditë më parë, Ilir Meta del sot para Gjykatës së Posaçme për konfirmimin e masës së sigurisë

by S T
23/10/2024 08:41
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ish-Presidenti i Republikës, Ilir Meta së bashku me 3 të pandehurit e tjerë, mes të cilëve ish-bashkëshortja e tij, Monika Kryemadhi do të dalin sot përpara Gjykatës së Posaçme.

Meta pritet të dalë sot në gjykatë për konfirmimin e masës së sigurisë, “arrest me burg”. Përmes një njoftimi për shtyp, gjykata shprehet se seanca për verifikimin e kushteve do të nisë në orën 9:30.

Më pas Meta pritet të dërgohet në qelitë e paraburgimit.

Në dosjen hetimore të SPAK prej 176 faqesh që çoi në pranga ish-Presidentin Meta dhe vuri në akuzë 3 të tjerë, Prokuroria e Posaçme shprehet se janë vërtetuar veprat penale korrupsion, pastrim parash dhe mosdeklarim pasurie në disa raste. Së pari, për marrëveshjen e CEZ me DIA, SPAK thotë se ka administruar prova se Meta në kohën që ka qenë ministër i Ekonomisë dhe Energjetikës ka përfituar para në formën e korrupsionit nga biznesmeni Kastriot Ismailaj, në cilësinë e administratorit të kompanisë DIA.

Ky dyshim, provohet sipas prokurorisë edhe përmes disa përgjimeve të realizuara vite më parë, mes të cilave 1 në vitin 2009. SPAK, shprehet se Meta përmes një sms-je i kërkon biznesmenit, Ismailaj para. Marrëdhënia e ngushtë mes tyre sipas organit të akuzës provohet dhe nga udhëtimi i tyre drejt Çekisë, atje ku SPAK ka dyshimet se ka nisur marrëveshja mes CEZ dhe DIA.

Një tjetër çështje në dosjen hetimore, është dhe ajo e shpenzimeve mjekësore të ish-çiftit, Ilir Meta dhe Monika Kryemadhi, në vlerën e rreth 106 mijë eurove, para këto që nuk janë deklaruar prej tyre. Këto shpenzime janë zbuluar nga SPAK dhe janë pasqyruar në dosjen voluminoze. Gjithashtu, shpenzime të tjera të reflektuara në materialin hetimor, është dhe pagesa prej 400 mijë dollarësh e kryer nga LSI për lobim në SHBA, por që nuk është bërë përmes llogarive të LSI-së.

Mes episodeve që SPAK pretendon se ish-Presidenti ka konsumuar veprën penale të korrupsionit dhe pastrimit të parave është ndërhyrja në kohën kur ishte Kryetar Kuvendi për futjen në tregun e fibrave optike të një kompanie private si dhe blerja e një duplexi në zonën e ish-Bllokut. Këto akuza të ngritura nga SPAK, vetë ish-Presidenti, Ilir Meta i ka hedhur poshtë dhe i ka cilësuar politike. Ndërkohë qëndrimi i Metës në bllokun e sigurisë do të jetë deri ditën e sotme kur do të paraqitet në GJKKO për konfirmimin e masës së sigurisë. Më pas Meta do të dërgohet në qelitë e paraburgimit.

Policia e Shtetit dha sqarime rreth pamjeve që qarkullojnë nëpër rrjetet sociale, ku duket se si ish-Presidenti Ilir Meta nxirret me forcë nga makina e tij. Sipas njoftimit zyrtar të Policisë së Shtetit kryetari i Partisë së Lirisë nuk pranoi të zbresë nga automjeti dhe “reagoi në mënyrë refuzuese dhe kundërshtuese, duke lëshuar fjalë fyese në drejtim të përfaqësuesve të policisë dhe drejtësisë”.

“Persekutimi politik i Ilir Metës është politik, politik dhe vetëm politik” e cilësoi arrestimin e ish-Presidentit Ilir Meta, kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, të cilin ky lajm e gjeti gjatë një komunikimi të drejtpërdrejtë me gazetarët. Disa orë më vonë Berisha njoftoi edhe për një protestë të opozitës që do të mbahet më datën 29 tetor, në mbështetje të aleatit të tij politik.

Në një reagim publik, Monika Kryemadhi, e cila është në proces divorci me Metën, pretendon se SPAK-u ka shkelur sekretin hetimor duke dëshmuar “mungesë profesionalizmi”. “Prokuroria ofron për publikun si ushqim të dhëna të pavërteta për mua dhe familjen time” – shprehet Kryemadhi, teksa shton se “intimidimi i SPAK-ut do të marrë përgjigjen “e merituar” në çdo shkallë të gjyqësorit brenda e jashtë vendit”.

I lindur në vitin 1969, Meta u bë zëvendëskryeministër në vitin 1998, kryeministër në vitin 1999 dhe ministër i Jashtëm në vitin 2002, nën logon e Partisë Socialiste. Ai ishte President i Republikës së Shqipërisë gjatë periudhës 2017 – 2022, ndërsa aktualisht mban postin e kryetarit të Partisë së Lirisë.

Next Post
Kryeprokurori/ Edhe tre orë nga mbyllja e afatit, zyrtarizohet kandidati i katërt

Sa vite burg rrezikon Ilir Meta nëse shpallet fajtor? Ish-prokurori: Nuk akuzohet për vepra të lehta! Mund të dënohet...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Të shtënat me armë zjarri pranë Policisë, arrestohet shoferi dhe pasagjeri 17-vjeçar

Vritet me armë zjarri 40-vjeçari në Laç, viktima mbante katër mbiemra

July 9, 2026
Lavrov: Marrëveshja SHBA-Iran duhet të pasqyrojë interesat e të gjitha palëve

Lavrov: Marrëveshja SHBA-Iran duhet të pasqyrojë interesat e të gjitha palëve

July 9, 2026
Deputetja Koçeku: Integrimi në BE, nga ëndërr e largët në realitet të pamohueshëm

Marjana Koçeku: I qëndroj mesazhit tim për Bajrajt, ishte mbi baza të forta

July 9, 2026
Deliu: I kam kërkuar SPAK hapjen e zyrave në rrethet! Duhet një grup i posaçëm arrestimi

Deliu: I kam kërkuar SPAK hapjen e zyrave në rrethet! Duhet një grup i posaçëm arrestimi

July 9, 2026
Qenkan shqetësuar gjyqtarët nga Rama, por nuk thanë asnjë fjalë kur iu përgjua kolegu

“Kalamaj kopështi që padisin edukatoren”, Manjani “fshikullon” PD dhe PS për përplasjen në Strasburg

July 9, 2026
Dhuna ndaj 17-vjeçares, sociologia: Rinisë sot i mungon ndjeshmëria njerëzore, nuk e njohin empatinë

Dhuna ndaj 17-vjeçares, sociologia: Rinisë sot i mungon ndjeshmëria njerëzore, nuk e njohin empatinë

July 9, 2026
Nga Arkiva në kandidat për deputet, Bido zbulon dy qarqet e vetme që do të zgjidhte për të garuar

“PD u shkërmoq nga protesta”, Bido: Partinë Socialiste nuk e ka dëmtuar fare!

July 9, 2026
Përgjaket aksi Levan-Vlorë, ndërron jetë këmbësori

Aksident në Levan–Tepelenë! Makinat përplasen kokë më kokë, plagosen dy persona

July 9, 2026
Koçeku: Kam qarë më shumë se kur më vdiq babai kur u prishën ndërtimet në Theth. Ju betohem për 7 shenjtorët…

“Ramës nuk ia hapa telefonin për tre ditë”, Koçeku: Më tha që do të ngelem vetëm!

July 9, 2026

‘Orteku Murinjo’ në turizmin shqiptar po ngadalësohet…

July 9, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In