• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, February 3, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Turqia, kundër BE-së: Jo marrëveshjes nëse s’ka liberalizim vizash

by Aalison Pearse Stevens
25/05/2016 08:19
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Parlamenti i Turqisë do të bllokojë marrëveshjen e arritur me Bashkimin Europian sa i përket çështjes së emigrantëve, nëse turqit nuk do të mund të fitojnë të drejtën për të udhëtuar pa viza në vendet e “Schengen”-it.

Këtë paralajmërim e ka bërë presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan.

Bashkimi Europian, nga ana e vet ka bërë të ditur se Turqia duhet të përmbushë edhe disa kushte specifike, përfshi ndryshimin e ligjeve antiterror të vendit, diçka që Ankaraja ka refuzuar ta bëjë.

Marrëveshja e arritur synon të ndalë fluksin masiv të emigrantëve dhe refugjatëve në Europë. Por, Erdogani ka shtuar gjithashtu se fondet e premtuara nga BE-ja ende nuk janë çliruar për vendin e tij.

Duke parë sinjalet deri më tani, ka shumë gjasa që synimi për t’u dhënë akses turqve në zonën europiane të lëvizjes së lirë deri në fund të këtij muaji nuk do të përmbushet.

Kancelarja gjermane, Angela Merkel, e cila u takua me Erdoganin gjatë ditës së hënë, tha se mund të mos ketë kohë të mjaftueshme për ta përmbushur këtë objektiv.

Turqia ka paralajmëruar vazhdimisht se e gjithë marrëveshja do të binte poshtë, nëse kërkesat e saj nuk do të plotësoheshin. “Nëse kjo nuk ndodh, asnjë vendim dhe asnjë ligj në kornizën e marrëveshjes së ripranimit nuk do të dalë nga Parlamenti i Republikës së Turqisë”, tha Erdogan, në përmbyllje të Samitit Botëror Humanitar që u zhvillua në Stamboll.

Bazuar mbi marrëveshjen BE-Turqi, emigrantët që kanë mbërritur në mënyrë jolegjitime në Greqi që prej 20 marsit do të duhet të rikthehen në Turqi, nëse nuk duan të aplikojnë për azil, apo nëse kërkesat e tyre për azil do të refuzoheshin.

Gjithashtu, për çdo emigrant sirian që do të rikthehej në Turqi, Bashkimi Europian do të merrte një tjetër sirian që ka bërë një kërkesë legjitime, referon Koha.  (b.an)

Next Post

Grabitje me armë në Kurbin, tre të arrestuar

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

S’pranoi kontrollin në kufi dhe tentoi të largohej duke rrezikuar jetën e policëve, arrestohet 42-vjeçari

S’pranoi kontrollin në kufi dhe tentoi të largohej duke rrezikuar jetën e policëve, arrestohet 42-vjeçari

February 3, 2026
“Ju jeni e keqja banale”, Berisha-mazhorancës: E keni të shkruar në ballë…

“Ju jeni e keqja banale”, Berisha-mazhorancës: E keni të shkruar në ballë…

February 3, 2026
Protestë për resortin në Velipojë/ “Jemi në tokën tonë”, banorët përplasen me policinë, bllokojnë rrugën

Protestë për resortin në Velipojë/ “Jemi në tokën tonë”, banorët përplasen me policinë, bllokojnë rrugën

February 3, 2026
Tensione në Kuvend, ndërpritet seanca

Tensione në Kuvend, ndërpritet seanca

February 3, 2026
Vizita në Sarajevë, Athina mbështet bashkëpunimin rajonal dhe integrimin ne BE

Vizita në Sarajevë, Athina mbështet bashkëpunimin rajonal dhe integrimin ne BE

February 3, 2026
VIDEO-Gogu i kujton Nokës vilën 760 mijë euro te Gjiri i Lalzit: Na duhet një përgjigje për akuzën që të bëri shoku i bankës

Kuvend/ Gogu: Mbyllim hapësirat e tregut të paligjshëm të barnave narkotike dhe lëndëve psikotrope

February 3, 2026
Dënohet në Zvicër “sheh-imami” shqiptar: Luksin e shfrenuar e financoi duke mashtruar me energji kriminale

Dënohet në Zvicër “sheh-imami” shqiptar: Luksin e shfrenuar e financoi duke mashtruar me energji kriminale

February 3, 2026
“Si e vramë Dorian Shkozën”, rrëfehet Henrik Hoxhaj: Ishte pandemi, zbatuam rregullat

“Si e vramë Dorian Shkozën”, rrëfehet Henrik Hoxhaj: Ishte pandemi, zbatuam rregullat

February 3, 2026
Interpelanca/ Lamallari: S’ka ndonjë trajtim çnjerëzor për Metën, por burgjet nuk janë studio televizive

Interpelanca/ Lamallari: S’ka ndonjë trajtim çnjerëzor për Metën, por burgjet nuk janë studio televizive

February 3, 2026
Historia e deputetit gjysëm gjerman të Librazhdit dhe batuta e Dritëro Agollit

9 vite pa penën e Dritëro Agollit, poeti që la gjurmë në letërsinë shqiptare

February 3, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In