Turqia ka mbyllur kufirin e saj me Iranin si një masë parandaluese kundër shpërthimit vdekjeprurës të koronavirusit, menjëherë pasi zyrtarët iranianë njoftuan se tetë persona humbën jetën.
Kufiri Kapıköy në provincën lindore Van dhe porta kufitare Esendere në provincën Hakkari ishin të mbyllura për vizitorët nga Irani, thanë burimet të dielën.
Irani u bë vendi i parë në Lindjen e Mesme me raste të konfirmuara të coronavirusit pasi ministria e shëndetësisë njoftoi se 43 njerëz janë infektuar deri më tani.