• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, October 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Turizmi, lokomotiva e rritjes së PBB-së shqiptare më 2022. Po më 2023?

by Eduard Zaloshnja
06/09/2023 14:44
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Eduard Zaloshnja

Nga një analizë që botova para disa muajsh tek shqiptarja.com (https://shqiptarja.com/lajm/turizmi-lokomotiva-e-rritjes-se-pbbse-shqiptare-me-2022), më rezultoi se gysma e rritjes së Prodhimit të Brendshëm Bruto (PBB-së) në Shqipëri më 2022 (zhveshur nga inflacioni dhe tkurrja e popullsisë) i atribuohej rritjes së turizmit (krahasuar me 2019-ën). Rreth 340 milionë euro rezultonte kontributi i drejtpërdrejtë i turizmit në rritjen e PBB-së më 2022, krahasuar me 2019-ën (zhveshur nga inflacioni dhe tkurrja e popullsisë), dhe rreth 1.06 miliardë euro rezultonte kontributi i tërthortë (gjithësej 1.4 miliardë euro efekti i turizmit, nga 2.8 miliardë që ishte rritja totale e PBB-së, krahasuar me 2019-ën).

Po këtë vit sa do të jetë efekti i rritjes së turizmit në rritjen e PBB-së, krahasuar me vjet?
Nga 1 janari deri më 31 gusht, numri i shtetasve të huaj që hynë në Shqipëri ishte 33.2% më i lartë se sa në të njëjtën periudhë të vjetshme. Ndërkohë edhe numri i automjeteve me targa të huaja që janë futur në Shqipëri u rrit ndjeshëm krahasuar me të njëjtën periudhë të vjetshme – plot 20.4%. Teksa do të duhen muaj të tërë derisa INSTAT-i të publikojë shifra të detajuara për PBB-në e vitit 2023, një ndërthurje e përafërt e shifrave të mësipërme me analizën e vitit 2022 mund të na japë një ide të përafërt se sa do të jetë sivjet efekti i turizmit mbi rritjen e PBB-së. Ja parashikimet paraprake:

405 milionë euro, kontributi i drejtpërdrejtë i turizmit në rritjen e PBB-së nga 2022 më 2023 (zhveshur nga inflacioni dhe tkurrja e popullsisë).

1.2 miliardë euro, kontributi i tërthortë i turizmit në rritjen e PBB-së nga 2022 më 2023 (zhveshur nga inflacioni dhe tkurrja e popullsisë).

1.62 miliardë euro, kontributi gjithsej i turizmit në rritjen e PBB-së nga 2022 më 2023 (zhveshur nga inflacioni dhe tkurrja e popullsisë).

61% e gjithë rritjes së PBB-së nga 2022 më 2023 (zhveshur nga inflacioni dhe tkurrja e popullsisë), mund t’i atribuohet rritjes së turizmit.

21 miliardë euro, vlera e pritshme e PBB-së më 2023

(Më poshtë është teksti i plotë i analizës që botova para disa muajsh në shqiptarja.com)

Gjysma e rritjes së PBB-së në Shqipëri më 2022 (zhveshur nga inflacioni dhe tkurrja e popullsisë) i atribuohet rritjes së turizmit (krahasuar me 2019-ën)
Gjatë pandemisë, në Shqipëri (si kudo në botë), u konstatua një tkurrje e fluksit të turizmit, si dhe e aktivitetit ekonomik në përgjithësi. Por në vitin 2022, fluksi i turizmit u rikthye fuqishëm në botë – e rrjedhimisht edhe në Shqipëri. Kështu, gjatë vitit 2019 (para pandemisë) u futën në Shqipëri 6.4 milionë shtetas të huaj (https://www.undp.org/albania/publications/tourism-and-hospitality-albania-2022 ), ndërsa gjatë vitit 2022 u futën mbi 7,5 milionë shtetas të huaj (https://www.instat.gov.al/al/temat/industria-tregtia-dhe-sh%C3%ABrbimet/turizmi/#tab2 ) – një rritje prej 17.7%.
Po si ka ndikuar kjo rritje e turizmit tek aktiviteti ekonomik në territorin e Shqipërisë?

Për t’iu përgjigjigjur kësaj pyetje kemi analizuar Prodhimin e Brendshëm Bruto (PBB), që është thjesht vlera totale e të gjithë mallrave/shërbimeve të prodhuara në një territor, minus vlerën e mallrave/shërbimeve të nevojshme për prodhimin e tyre, plus taksat neto mbi produktet e shërbimet.

Sipas INSTAT-it, PBB gjatë vitit 2019 (para pandemisë) nga aktiviteti ekonomik në territorin e Shqipërisë ishte rreth rreth 15.9 miliardë euro (me kursin e sotëm të këmbimit të euros). Nga këto, rreth 6.2 miliard euro ishte Prodhimi i Brendshëm Bruto vetëm nga aktivitetet akomodim, shërbim ushqimor, argëtim, art, tregëti, transport, dhe aktivitete të tjera shërbimi.

INSTAT i publikon me një vit vonesë llogaritë e ndara imtësisht sipas sektorëve, por një vlerësim paraprak i PBB gjatë vitit 2022 nga aktiviteti ekonomik i lidhur me turizmin mund të bëhet qysh sot, duke ndërthurur statistikisht matricën input-output (burime-përdorime) të INSTAT-it me një studim të kryer në terren nga UNDP në fund të vitit 2022 (https://www.undp.org/albania/publications/tourism-and-hospitality-albania-2022 ). Të gjitha ndërveprimet ekonomike mes degëve dhe nëndegëve të ekonomisë prëmblidhen në matricën input-output (burime-përdorime), e cila tregon sesi është i ndërlidhur në mënyrë të drejtpërdrejtë e të tërthortë prodhimi në secilën degë e nëndegë të ekonomisë. Bazuar në këtë matricë, mund të zhvillohet një analizë input-output (burime-përdorime), e cila kap të gjitha efektet e drejtpërdrejta e të tërthorta të faktorit që është objekt i analizës

Nga analiza e mësipërme, rezulton se PBB në vitin 2022 nga aktivitetet akomodim, shërbim ushqimor, argëtim, art, tregëti, transport, dhe aktivitete të tjera shërbimi arriti shifrën rreth 6.57 miliardë euro (zhveshur nga inflacioni dhe tkurrja e popullsisë) – një rritje neto prej rreth 340 milionë eurosh (5.5%), krahasur me vitin 2019. Ky efekt i drejtpërdrejtë i turizmit u shoqërua edhe me një efekt të tërthortë në aktivitetet e tjera ekonomike në masën rreth 1.06 miliardë euro shtesë në PBB (zhveshur nga inflacioni dhe rritja e popullsisë). Përmbledhtas, gjallërimi i turizmit vlerësohet të ketë ndikuar gjithsej me një rritje neto të PBB-së prej rreth 1.4 miliardë eurosh në vitin 2022, krahasuar me vitin 2019 (zhveshur nga inflacioni dhe tkurrja e popullsisë).

Nga të dhënat e publikuara nga INSTAT-i deri më sot në shkallë kombëtare, mund të ekstrapolohet përafërsisht se të gjitha aktivitetet ekonomike në Shqipëri kanë gjeneruar në total një rritje të PBB-së prej rreth 2.8 miliardë eurosh më 2022, krahasuar me 2019 (zhveshur nga inflacioni dhe tkurrja e popullsisë). Dhe gjysma e kësaj rritje i atribuohet rritjes së turizmit.

340 milionë euro, kontributi i drejtpërdrejtë i turizmit në rritjen ekonomike më 2022, krahasuar me 2019-ën (zhveshur nga inflacioni dhe tkurrja e popullsisë)

1.06 miliardë euro, kontributi i tërthortë i turizmit në rritjen ekonomike më 2022, krahasuar me 2019-ën (zhveshur nga inflacioni dhe tkurrja e popullsisë)

1.4 miliardë euro, kontributi gjithsej i turizmit në rritjen ekonomike më 2022, krahasuar me 2019-ën (zhveshur nga inflacioni dhe tkurrja e popullsisë)

Gjysma e gjithë rritjes ekonomike më 2022, krahasuar me 2019-ën (zhveshur nga inflacioni dhe tkurrja e popullsisë), i atribuohet rritjes së turizmit

SHËNIM: Kjo anlizë është pjesë e një studimi mbi turizmin që po kryen Qendra Agenda

Next Post
Ofroi 120 mijë euro për të vrarë gruan/ Kthehej nga Dubai, arrestohet në Rinas avokati Alban Bengasi

Ofroi 120 mijë euro për të vrarë gruan/ Kthehej nga Dubai, arrestohet në Rinas avokati Alban Bengasi

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Ja e vërteta për Zvërnecin”, reagon Kushner: Nëse miratohet, shqiptarët do të jenë krenarë dhe do e shijojnë për breza me radhë

“Ja e vërteta për Zvërnecin”, reagon Kushner: Nëse miratohet, shqiptarët do të jenë krenarë dhe do e shijojnë për breza me radhë

October 8, 2026
Alarm te republikanët, bie mbështetja e latino-amerikanëve në Teksasin Jugor

Alarm te republikanët, bie mbështetja e latino-amerikanëve në Teksasin Jugor

October 8, 2026
“Ngritja më e madhe e pensioneve”, Balla i drejtohet opozitës: Ju keni hallin e pensionistit tuaj

Protestat, Balla e drejton gishtin nga fqinjët: Të bindur që duhet të ndërtohet në Zvërnec

October 8, 2026
J.D. Vance akuzon Microsoft-in për abuzim me vizat e punës: Pushuan 6 mijë amerikanë dhe morën të huaj

J.D. Vance akuzon Microsoft-in për abuzim me vizat e punës: Pushuan 6 mijë amerikanë dhe morën të huaj

October 8, 2026
Preç Zogaj: Katër mesazhet që na vijnë nga takimet e Salianjit dhe Alimehmetit

Zogaj: Reforma Territoriale e imponuar me arrogancë, PS duket sikur ka bërë autogol

October 8, 2026
Balla reagim nga Kuvendi: Korrupsion ka edhe në BE, Shqipëria “delja e zezë” e Evropës për masa paraburgimi

“Vetëm në 2 maj jo”/ Balla tregon se kur “merr jetë” reforma territoriale

October 8, 2026
“Partia forcohet duke u hapur”, mesazhi i Braçes pas mbledhjes së PS në Njësinë 5

“Jo ‘kush’, por ‘ti’”, Erion Braçe: Rama më tha nëse votoj kundër, jam jashtë Grupit Parlamentar

October 8, 2026
“Veliaj pro Reformës Territoriale”, Mazniku: Mungesa e kryebashkiakut, një prej problemeve të Tiranës

“Reforma nuk bëhet për ndikim elektoral”/ Mazniku: PS do e fitojë prapë Korçën, s’ndryshon asgjë

October 8, 2026
LISTA / Rajonet dhe bashkitë e reja që propozohen nga PD, përveç atyre ekzistuese

Komisioni i Posaçëm për Territorialen, mazhoranca do të heqë paritetin me opozitën

October 8, 2026
PD kërkoi Komision Parlamentar për KAYO-n, Balla në Konferencën e Kryetarëve: Nuk plotëson kriteret kushtetuese dhe ligjore!

“Donim 49 bashki, por s’kishim votat”, Balla nxjerr sekretet e reformës se 2014-ës

October 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com