• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, November 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Turistët italianë ‘pushtojnë’ resortet”/ Reuters: Shqipëria është speciale, deti i ngjashëm me atë në Greqi e Itali

by Java News
24/08/2023 15:38
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Shqipëria ka qenë ‘kryefjala’ e këtij sezoni turistik dhe destinacioni i preferuar i turistëve të huaj, të cilët të tërhequr nga natyra, çmimet loë coast dhe mikëpritjen e përzemërt kanë mbushur rrugët e qyteteve turistike.

Sezoni turistik në Shqipëri po shënon momentalisht pikun e vizitave nga turistët e huaj, të cilët kanë bërë që këtë verë aeroporti ‘ Nënë Tereza’ dhe Porti i Durrësit të gumëzhijnë prej vizitorëve nga e gjithë bota.Në rrugët e qyteteve turistike si Vlora, Saranda, Kruja, Gjirokastra, Shkodra e shumë të tjerë deri pas mesnate dëgjon vetëm italisht, spanjisht dhe frëngjisht. Dhe këto nga mosha të reja prej 18 deri 30 vjeç.

Në një reportazh të gjatë agjencia prestigjoze e lajmeve Reuters, i ka dhënë një vëmendje të veçantë turizmit në Shqipëri dhe sidomos jugut të vendit.

Ksamili, i cili tashmë është kurorëzuar si “Maldivet e Europës” është ndalesa e tyre e parë.

Agjencia shkruan se bukuria dhe pastërtia e plazheve të Ksamilit e ka kthyer atë në një ndër më të preferuarit e turistëve të huaj dhe kryesisht italianë, të cilët veç detit vlerësojnë edhe natyrën.

“Shqipëria është diçka speciale për mua. Pjesa më interesante është ajo e maleve, fshatrave që shfaqin bukuri mahnitëse. Deti është po aq i bukur, i ngjashëm me atë në Greqi dhe Itali.”

Plazhet e Sarandës, përfshirë edhe ato të Lukovës dhe Bunecit kanë thithur mijëra turistë.

“Është hera ime e parë këtu. Kam ardhur me miqtë dhe po kalojmë kohë të këndshme. Shqipëria është bërë trend këtë vit dhe erdhëm për ta parë si është.”

Sipas turopratorëve shumica e turistëve në këto plazhe janë të huaj.

“Aktualisht sot mund të themi që 80% mund të jenë të huaj dhe pjesa tjetër janë shqiptarë nga Shqipëria dhe shqiptarë nga Kosova.”

Shqipëria është kthyer në një trend për turistët e huaj, sepse ata kërkojnë të eksplorojnë vende të reja të pa njohura.

“Shqipëria është në Evropë, por është shumë atipike për të. Ka një kulturë të fortë dhe ka disa peisazhe të bukura dhe gjithashtu një aspekt kulturor që njerëzit nuk e njohin, pra ata duan që ta zbulojnë sepse një turist francez apo një turist gjerman kur shkojnë në Çeki apo Itali e dinë se çfarë të presin sa për Shqipërinë ata realisht nuk ja kanë idenë, dhe kjo është ajo që ju pëlqen. Gjithashtu është edhe një tokë e re që është me të vërtetë e panjohur, e cila ishte e bllokuar dhe e mbyllur për një kohë të gjatë dhe tani është e hapur për turizmin. Po lulëzon.”

Një ndër destinacionet më të preferuara të turistëve është edhe qyteti i lashtë i Butrintit. Rreth 14 kilometra në jug të Sarandës dhe afër kufirit grek ndodhet një nga qytetet më të lashta dhe sitet më të rëndësishme arkeologjike, që mbrohet nga UNESCO shkruan prestigjozja britanike, i cili thith mijëra turistë në vit.

“Është një mendim që na ka ardhur që para disa vitesh. Kemi dëgjuar për Shqipërinë plazhet e bukura, vendet historike dhe për çmimet e mira normalish, dhe këtë vit së bashku me një grup miqsh vendosëm që të vinim këtu.”

Agjencia britanike ka marrë në intervistë edhe minsitren e turizmit Mirela Kumbaro. Për Reuters, Kumbaro ka thënë se Shqipëria nuk synon rritja e numrit të turistëve, por cilësinë.

Sipas prestigjozes britanike turizmi i qëndrueshëm duhet të jetë synim për Shqipërinë, pasi do t’i sjell rritje dhe zhvillim ekonomik vendit./m.j

Next Post
Detaje/ Pjesë e trafikut të kokainës në Milano, arrestohet 42-vjeçari nga Kurbini

Detaje/ Pjesë e trafikut të kokainës në Milano, arrestohet 42-vjeçari nga Kurbini

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Shqipëria, drejt një epoke të re të energjisë diellore?

Shqipëria, drejt një epoke të re të energjisë diellore?

November 8, 2026
Mélenchon prezanton programin presidencial në Francë, premton pagë minimale 1700 euro dhe pension në 60 vjeç

Mélenchon prezanton programin presidencial në Francë, premton pagë minimale 1700 euro dhe pension në 60 vjeç

November 8, 2026
Sulmet ndaj institucioneve bankare, Banka e Shqipërisë-qytetarëve: Kursimet tuaja janë të sigurta

Skema e kredive që rrezikoi t’u merrte shtëpitë qytetarëve, qeveria vendos kufij për interesat dhe gjobat

November 8, 2026
Përkeqësohet gjendja e këmbës së Erion Veliajt, mjekët rekomandojnë një tjetër ndërhyrje kirurgjikale

Veliaj: Puna nuk ndalet për Tiranën, 1800 kredi të buta për familjet dhe projekte të reja në kryeqytet

November 8, 2026
“Epsteini” ynë

Dy opozitat që kanë alibi për dështimin njëra-tjetrën

November 8, 2026
Kryeministri britanik: Kosova të respektojë mandatin e Gjykatës Speciale

Kryeministri britanik: Kosova të respektojë mandatin e Gjykatës Speciale

November 8, 2026
Rrjedhja e të dhënave nga Rosstat! Mbi 450 mijë rusë të vrarë në luftën në Ukrainë, zbardhen shifrat tronditëse

Rrjedhja e të dhënave nga Rosstat! Mbi 450 mijë rusë të vrarë në luftën në Ukrainë, zbardhen shifrat tronditëse

November 8, 2026
Eisenkot merr zyrtarisht mandatin për të formuar qeverinë e re në Izrael

Eisenkot merr zyrtarisht mandatin për të formuar qeverinë e re në Izrael

November 8, 2026
Iluzioni i rrëzimit të qeverive nga rruga

Iluzioni i rrëzimit të qeverive nga rruga

November 8, 2026
SHBA godet me avion ushtarak anijen e mallrave në Gjirin e Omanit, tentoi të thyente bllokadën detare

SHBA godet me avion ushtarak anijen e mallrave në Gjirin e Omanit, tentoi të thyente bllokadën detare

November 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In