• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, April 23, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Ekonomi

Turistë jo vetëm për plazh, fluks për natyrën e Divjakës

by A R
25/08/2016 12:30
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Këto ditë vere, turistët e vëzhgimit të natyrës e të shpendëve të rrallë kanë vizituar Parkun Kombëtar të Divjakës.

Turizmi i vëzhgimit të shpendëve apo kafshëve të egra, tashmë po kthehet në një lëvizje të vërtetë turistike edhe për vendin tonë.

Shembulli më domethënës për këtë është Parku Kombëtar i Divjakës, ku çdo fundjavë apo dhe në ditë të zakonshme, me dhjetra vizitorë vendas e të huaj, vijnë të vëzhgojnë nga afër shpendët e shumtë që jetojnë e shumohen  në këtë park të mbrojtur më së miri.

Objektivi kryesor është Pelikani Kaçurrel, por jo vetëm ai, janë edhe shpendë të tjerë të shumtë deri tek mjelmat ose flamingot që gjallojnë në strugat e ëmbla, buajtë e zinj, si një specie që preku çastin e zhdukjes para disa viteve, por që falë kujdesit dhe përkushtimit  të blegtorëve vendas, mundi të shpëtonte si një  rracë  e rrallë e zonës.div1

Tashmë vizitorët nuk janë kurioze të shlodhen në bregdet apo të shëtisin në pyllin e veçantë me pisha të buta, të shijojnë peshkun apo ngjalat e shijshme të Kënetës së Karavastasë, por ata mund të vëzhgojnë edhe shpendë të ndryshëm në jetën e tyre të egër.

Zbatimi i moratoriumit  që ndalon gjuetinë, në këtë zonë ka sjellë një rigjallërim të faunës së egër.

Por, një vlerësim optimal duhet bërë edhe për Drejtorinë Pyjore të Lushnjes dhe drejtorin e saj, Ardian Koçi, që kanë punuar me përkushtim për ta kthyer Parkun edhe në një atraksion turistik.

Pelikanët kaçurrelë që popullojnë lagunën e Karavastasë po tërheqin më në fund  edhe vëmendjen e mediave botërore dhe të turistëve të natyrës së egër.

div7Pelikanët kanë qenë të rrezikuar në të gjithë botën përgjatë dekadave të fundit për shkak të perceptimit se ata konkurojnë me njerëzit për peshkim nëpër lagunat e pasura, një perceptim ky që hidhet poshtë nga shkenca biologjike, sipas te ciles, llojet e peshqve të pëlqyer nga pelikanët janë të ndryshëm nga ata që peshkohen nga njerëzit.

Këta shpend të mëdhenj, krijojnë një emocion të veçantë te shikuesi kur ngrihen në fluturim.

Me përmasa nga 160 deri në 190 centimetra dhe me hapje krahësh mbi tre metra, ky është një nga zogjtë më të mëdhenj në botë.

Pelikanët shqiptarë ishin pothuajse drejt zhdukjes në vitet 1990, por janë rigjallëruar si pasojë e përpjekjeve të vazhdueshme të konservacionistëve për të shpëtuar grupimin e vogël që numëronte vetëm disa dhjetëra të tillë.div5

Çdo fundjavë vizitorë të shumtë popullojnë parkun e Divjakës ku objekt bëhet vëzhgimi i shpendëve të shumtë e të veçantë që popullojnë këtë lagunë.

Mbase ka ardhur koha që Ministria e Turizmit të shohe edhe nga “turizmi i vëzhgimit”, si një aset tjetër në turizmin shqiptar dhe të investoje në ato parqe natyrore ku  ky turizëm ka premisë të zhvillohet.

Një vend me hapësira të mëdha natyrore dhe me një biodiversitet të veçantë, vendi ynë mund të bëhet mjaft tërheqës edhe për turizmin e vëzhgimit. /atsh/r.a

Next Post
Donte të bënin ‘selfie’, Noizy dhunon fansin e tij (VIDEO)

Donte të bënin 'selfie', Noizy dhunon fansin e tij (VIDEO)

Comments 1

  1. sifi says:
    10 years ago

    Diversiteti i turizmit mundesi e madhe punesimi dhe mireqenie per te gjitha zonat e vendit

    Reply

Leave a Reply to sifi Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Putin dërgon anijen me naftë në ishull, Trump kërkon ndryshim regjimi, kush do e fitojë bastin për Kubën?

Putin dërgon anijen me naftë në ishull, Trump kërkon ndryshim regjimi, kush do e fitojë bastin për Kubën?

April 23, 2026
Iluzioni i Micotaqis për serinë e dytë të “Dy popuj miq”!

Iluzioni i Micotaqis për serinë e dytë të “Dy popuj miq”!

April 23, 2026
Negociatat/ Trump: Ora po troket për Iranin. Teherani s’ka kohë më!

Negociatat/ Trump: Ora po troket për Iranin. Teherani s’ka kohë më!

April 23, 2026
Duka kandidat për kryeministër? Kreu i PAA: Ja emrat që shikoj si alternativë qeverisëse

Agron Duka do kandidojë për Bashkinë e Durrësit?! Ja çfarë thotë kreu i ‘Agrares’

April 23, 2026
Rama për POLITICO, kritikon BE-në për gabimin ‘strategjik’ ndaj Rusisë: Duhet të flasim me të gjithë…

Rama për POLITICO, kritikon BE-në për gabimin ‘strategjik’ ndaj Rusisë: Duhet të flasim me të gjithë…

April 23, 2026
Dyfytyrësia e politikës

Dyfytyrësia e politikës

April 23, 2026
Papa Leoni XIV dënon konfliktin në Lindjen e Mesme: S’mund të jem në favor të luftës Njerëzve po u merret jeta padrejtësisht

Papa Leoni XIV dënon konfliktin në Lindjen e Mesme: S’mund të jem në favor të luftës Njerëzve po u merret jeta padrejtësisht

April 23, 2026
Deputetja Sara Mila akuza PD-së: Shkojnë ankohen për ne në BE! Nuk duan që Rama të na integrojë

Deputetja Sara Mila akuza PD-së: Shkojnë ankohen për ne në BE! Nuk duan që Rama të na integrojë

April 23, 2026
Parlamenti, siç duhet të jetë

Parlamenti, siç duhet të jetë

April 23, 2026
Shqipëria, vend i sigurt për të udhëtuar vetëm! Indeksi i sigurisë e rendit në vend të 59 nga 116 shtete

Shqipëria, vend i sigurt për të udhëtuar vetëm! Indeksi i sigurisë e rendit në vend të 59 nga 116 shtete

April 23, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In