• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, April 3, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Turi në Shën Gjergj, Veliaj inspekton rindërtimin e shtëpive: Politika më e mirë për të gjithë është puna

by Ardit Rada
14/10/2020 14:14
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Shën Gjergji ishte ndalesa e radhës e kryebashkiakut Erion Veliaj, në turin e tij në të 27 njësitë e Tiranës. Ai inspektoi kantieret e rindërtimit të 14 shtëpive që u prekën nga tërmeti në këtë zonë, ku siguroi familjet se ato do të përfundojnë brenda vitit.

“Arsyeja pse vij dhe i shoh është sepse dua të kuptoj nëse punohet me të njëjtat standarde dhe cilësi, si për një shtëpi në Farkë, si për një shtëpi në Kashar, Vaqarr, Ndroq, apo në Zallbastar e Shën Gjergj. Më vjen mirë që kemi ecur me punimet për 14 shtëpi që kemi këtu. Nuk do të lëmë asnjë familje jashtë, do të bëjmë të pamundurën që data 31 dhjetor t’i zërë në shtëpitë e reja”, tha Veliaj.

Kreu i Bashkisë theksoi se politika më e mirë është puna dhe jo zhurma. “Janë njerëzit ata që punojnë, jo ata që zgjohen në 11:00 për ‘gam-gam’. Kush punon, lë gjurmë e kujtohet. Politika më e mirë për të gjithë është puna. Ajo flet sa 100 fjalime bashkë. Kjo historia me të sharë, me të përçarë e ndasi, është e dalë boje që në vitet ‘90. Duhet të rrimë të fokusuar, nuk dua diskriminime të tipit: Jo është me ne, s’është me ne! Për sa kohë që s’i kemi diskriminuar tek pagesa, tek shtëpitë, tek investimet, tek bursat e tek do gjë tjetër, kjo është fryma që duhet të vazhdojë”, deklaroi Veliaj.

Kryebashkiaku zhvilloi edhe një bashkëbisedim me stafin dhe nxënësit e shkollës në Shën Gjergj. Ai vlerësoi punën e mësuesve, veçanërisht në këtë periudhë pandemie. Veliaj vizitoi edhe një rezervat të rritjes së troftës dhe një baxho, ku vuri theksin tek politikat që ndjek Bashkia e Tiranës për promovimin e agroturizmit.

Ndërkaq, ai u takua me përfaqësues të shoqatës së veteranëve të zonës, ku vlerësoi punën që bëhet për ruajtjen dhe përcjelljen e frymës patriotike tek të rinjtë.

Next Post
Ruçi pret Koordinatoren e re të OKB-së: Inkurajojmë nismën për zgjidhjen e çështjeve në Ballkanin Perëndimor

Ruçi pret Koordinatoren e re të OKB-së: Inkurajojmë nismën për zgjidhjen e çështjeve në Ballkanin Perëndimor

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Gjyqi ndaj Veliajt, prokurori përplaset me avokatin Haxhia: Nuk je kryetar i Dhomës këtu…

Gjyqi ndaj Veliajt, prokurori përplaset me avokatin Haxhia: Nuk je kryetar i Dhomës këtu…

April 3, 2026
Inteligjenca italiane parashikoi saktë! Pse lufta me Iranin po kthehet në një konflikt të gjatë?

Inteligjenca italiane parashikoi saktë! Pse lufta me Iranin po kthehet në një konflikt të gjatë?

April 3, 2026
Një vit pas tarifave të Trump…rriten çmimet, rëndohet barra për amerikanët

Një vit pas tarifave të Trump…rriten çmimet, rëndohet barra për amerikanët

April 3, 2026
Sjellja e SPAK ndaj Veliajt: Përhapja e akuzës në media përpara se i akuzuari të njihet zyrtarisht, cenon thellë besimin e publikut te drejtësia

Nis seanca e katërt e gjyqit në themel ndaj Veliajt. Në 13:00, përballja me Prokurorin Dado në Administrative

April 3, 2026
Përndiqte dhe kanoste në rrjetet sociale 37-vjeçaren, arrestohet 28-vjeçari

Në kërkim për lëndë narkotike dhe armë pa leje, arrestohet 33-vjeçari

April 3, 2026
Gogu takohet me kreun e SPAK: Bashkëpunim për ligjin, kapacitetet dhe forcimin e shtetit të së drejtës

Gogu takohet me kreun e SPAK: Bashkëpunim për ligjin, kapacitetet dhe forcimin e shtetit të së drejtës

April 3, 2026
Dalja në pension/ Ja kostoja për pagimin e sigurimeve për plotësimin e viteve të punës

Gati projektligji për kontabilitetin, nga raportimi për qëndrueshmërinë tek transparenca fiskale

April 3, 2026
Irani rrëzon avionin amerikan F35, dyshohet se piloti nuk i mbijetoi sulmit

Irani rrëzon avionin amerikan F35, dyshohet se piloti nuk i mbijetoi sulmit

April 3, 2026
Një jetë në skenë: Maestro Zhani Ciko vjen me monografinë ‘Opera ime’”

Një jetë në skenë: Maestro Zhani Ciko vjen me monografinë ‘Opera ime’”

April 3, 2026
Rama ndan punët për zgjedhjet në Tiranë, Braçe i pakënaqur: Më hoqën nga fushata në Njësinë 5 pa arsye, akt i padrejtë por..

Braçe: Ka debat plot në PS! Ca me zë të ulët dhe ca me zë të lartë…

April 3, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In