Tuna heq dorë nga zogu
Këngëtarja nga Maqedonia, Altuna Sejdi, ka hequr dorë nga zogu dhe ka zgjedhur të pozojë duke mbajtur një papagall në dorë.
Në një postim në llogarinë e saj në Instagram, Tuna ka publikuar këtë foto për t’i uruar ditë të mbarë të gjithë ndjekësve. Ajo duket në formë tepër të mirë trupore.
Por edhe pse Tuna nuk po e përmend më zogun në postimet apo këngët e saj, dobësia që ka për shpendët shihet qartë.
Këngëtarja prej disa ditësh po pushon në plazhet e Turqisë, por nga postimet vihet re se kësaj here pranë saj nuk është partneri Cozman, por familja.