• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, December 20, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

VIDEO/‘UÇK zemra e Kosovës’, me këngë patriotike, shqiptarët e Kosovës nisen me autobusë drejt Tiranës

by Os De
17/10/2025 11:08
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Katër autobusët e parë janë nisur nga një pikë në Prishtinë drejt Tiranës me protestuesit pro Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës që do të marrin pjesë në tubimin e orës 17:00, në sheshin “Skënderbej”. 

Me flamuj kuqezi, simbolet e UÇK-së dhe këngë patriotike, qytetarët nga Kosova kanë nisur kështu marshimin drejt Shqipërisë për protestën gjithëkombëtare. 

Kujtojmë se mbrëmjen e djeshme në “Off the Record” nga Andrea Danglli, në A2 CNN, Kryekomunari i Prishtinës, Përparim Rama zbuloi se OVL/UÇK i janë vënë në dispozicion gjashtë autobusë pa pagesë, që do të nisen nga kryeqyteti i Kosovës. 

“Ne kemi pasur takime dhe biseda me organizatën e veteranëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe kemi pasur kërkesë që t’ju ndihmojmë me transportin. Gjashtë autobus prej Prishtinës do të nisen për në Tiranë. Edhe kjo ka qenë kërkesa, këtë e kemi plotësuar. Normal çfarëdo tjetër që ka nevojë. Ne jemi në përkrahje të veteranëve, në përkrahje të vlerave të UÇK dhe ju falënderojmë shumë edhe Tiranës që kanë mundësuar që kjo protestë gjithëkombëtare të ndodhë tash edhe në Tiranë. Është një organizim madhështor. Faktikisht kemi të gjithë shqiptarët nga pjesë të ndryshme këtu të regjionit, e kemi edhe të tjerë që vijnë edhe kemi informata që po vijnë edhe nga pjesë të tjera të botës t’i bashkëngjiten kësaj proteste. Kështu që nuk kam asnjë dyshim që do të jetë madhështore”, tha ai në “Off the Record” nga Andrea Danglli, në A2 CNN. 

Ndërkohë, kreu i OVL-së Hysni Gucati zbuloi në “Ditari i pasdites” me Pandi Gjatën, në A2 CNN detaje nga tubimi. 

Sipas tij nuk do të ketë fjalime nga politikanë shqiptarë në sheshin “Skënderbej”. Gucati tha se të pranishmëve në protestë do t’u drejtohen me një fjalë vetëm dy personalitete të shquara si kreu i BDI-së, Ali Ahmeti dhe ish-Presidenti i Shqipërisë, Alfred Moisiu. 

“Folësit do të jenë ish-Presidenti i Shqipërisë Afred Moisiu. Respekt, mosha unë e di që e ka një moshë bukur të shtyme, ka mbi 85 vite nëse nuk gaboj, por falë Zotit më duket shëndeti shumë mirë. I dhashtë Zoti shëndet gjithmonë. Atje do të jetë Ali Ahmeti, lideri i shqiptarëve të Maqedonisë apo ish-udhëheqës i Ushtrisë Çlirimtare. Njëri nga organizatorët që do të jem unë do të kem një fjalë dhe do ta ketë një fjalë një familje e dëshmorit, që është i Shqipërisë, qytetari i Shqipërisë që ka luftuar në Kosovë dhe ka vdekur për vendin amë Kosovën për vëllezërit kosovarë që ka vdekur atje dhe ai do ta ketë fjalën në emër të gjithë dëshmorëve të Shqipërisë, djemve të Shqipërisë që kanë luftuar në Kosovë dhe kanë vdek. Kështu që ne nuk do ta anashkalojmë asnjë njeri këtu do të jemi. Uunë e thashë që në fillim punën që kanë bërë këta djem, duke i përmendur Azganin edhe Shkëlqim Hajdarin. Gjithë janë të mirëseardhur, të gjitha shoqatat në edhe jemi duke bashkëpunuar shumë me shoqata të ndryshme në Tiranë. Fjalën do ta ketë edhe kryetari i Shoqatës “Tirana”, që do ta marrë fjalën dhe ai do ta ketë fjalën nesër. Si nikoqir se është nga Tirana është nikoqiri këtu edhe ai do ta ketë fjalën në sheshin e Skënderbeut. Do të mundohemi t’ia shpërblejmë të paktën qytetarëve të Shqipërisë, qytetarëve të Tiranës, se Tirana ka hapur dyert edhe në kohën më të vështirë, atë të luftës”, zbuloi Gucati në “Ditari i pasdites” me Pandi Gjatën, në A2 CNN. 

Next Post
Manjani: PD sheh vetëm shqiptarë të korruptuar dhe mafiozë! Shpresa tani mbetet te Rama, ndryshe…

"Mortja e disa personave si Dick Marty është shpëtim, ai futi helmin mashtrues antishqiptar"

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Pas sulmeve me 15 të vrarë në Bondi, shteti australian planifikon ligje më të ashpra për gjuhën e urrejtjes

Pas sulmeve me 15 të vrarë në Bondi, shteti australian planifikon ligje më të ashpra për gjuhën e urrejtjes

December 20, 2025
Zbulohet plani i dhëndrit të Trump për “Rivierën e Gazës”, me hotele luksoze dhe rrjete Inteligjence Artificiale

Zbulohet plani i dhëndrit të Trump për “Rivierën e Gazës”, me hotele luksoze dhe rrjete Inteligjence Artificiale

December 20, 2025
Analiza/ A ndryshuan qëndrimet e Lëvizjes VetëVendosje së fundmi? Nëse po, pse?

Analiza/ A ndryshuan qëndrimet e Lëvizjes VetëVendosje së fundmi? Nëse po, pse?

December 20, 2025
“Nuk zbardh vendimin prej një viti”, ministri Lamallari i kërkon ILD-së hetim disiplinor për gjyqtarin Ilir Përdeda

“Nuk zbardh vendimin prej një viti”, ministri Lamallari i kërkon ILD-së hetim disiplinor për gjyqtarin Ilir Përdeda

December 20, 2025
“Videokartolina e darkës së fundvitit”, Rama pret trupin diplomatik: Krenarë për Shqipërinë!

“Videokartolina e darkës së fundvitit”, Rama pret trupin diplomatik: Krenarë për Shqipërinë!

December 20, 2025
“Shumë figura të PD janë konsumuar, t’i hapin rrugë të rinjve”/ Ja si i përgjigjet Berisha qytetarit në Kurbin

“Shumë figura të PD janë konsumuar, t’i hapin rrugë të rinjve”/ Ja si i përgjigjet Berisha qytetarit në Kurbin

December 20, 2025
“Trump, i vetmi që mund të ndalojë luftën me Rusinë”, Zelensky flet mbi negociatat për paqen

“Trump, i vetmi që mund të ndalojë luftën me Rusinë”, Zelensky flet mbi negociatat për paqen

December 20, 2025
“Hiqni koalicionet, na vjedhin votat!”/ Demokrati kritikon Berishën në Kurbin: Pse duhet të votojmë partitë e vogla?

“Hiqni koalicionet, na vjedhin votat!”/ Demokrati kritikon Berishën në Kurbin: Pse duhet të votojmë partitë e vogla?

December 20, 2025
Adoleshentët konsumojnë alkool/ Mjekët: Vijnë në spital mosha 16-20 vjeç, po helmohen

Adoleshentët konsumojnë alkool/ Mjekët: Vijnë në spital mosha 16-20 vjeç, po helmohen

December 20, 2025
Berisha, mesazh demokratëve në Kurbin: Ngrihuni që ta rrëzojmë këtë regjim!

Berisha, mesazh demokratëve në Kurbin: Ngrihuni që ta rrëzojmë këtë regjim!

December 20, 2025
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In