• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, November 10, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Tryeza e begatë që na afrohet tej pamundësive

by Bajram Peçi
06/05/2025 17:26
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Bajram Peçi

Me kordat vokale të dëmtuara nga premtimet shqiptuar me zë të lartë, na ftojnë në tryezë. E dinë dhe ata që na ftojnë, që nuk i kanë gatuar ende ato që afrojnë, por në periudhën e zgjedhjeve parlamentare, ku më shumë e ku më pak, gënjeshtra ushtrohet si sport dhe duhet të pranosh të ngopesh me lugë të zbrazët. Është koha kur të gjitha partitë shkojnë tek njerëzit për të përhapur vetitë me shkëlqim të kandidatit të tyre, vlerat e njeriut të përkorë, ëndërrimin me sy hapur për të nesërmen e begatë që na pret. Është e pranueshme që tryeza të mbushet plot me premtime.

Për të mos u shpërndarë, ai që dëshiron të gjykojë në përgjithësi, duhet të ndalet tek dy konkuruesit e mëdhenj, mes të cilëve ekziston një dallim i thellë mes reales që afron Partia në pushtet dhe fluturimit me presh të opozitës bujare e dorëlëshuar. Edi Rama na fton në tryezën e mbushur me Bashkimin Europian e cila do na afrojë në vitin 2030 të hamë e të nginjemi, duke u bërë pjesë e saj me pasaportë BE. Është një premtim i mbështetur në ritmet e rritjes dhe besimin e tërësisë së rrethit drejtues të Bashkimit Europian, se premtimi ka baza të forta ku mbështetet dhe qendron lirshëm në ekuilibër.

Për një kulturë demokratike të shëndetshme, e quaj të mirëkuptueshme një rotacion politik. I bën mirë klimës politike dhe kthen me këmbë në tokë të velurit nga pushteti. Mirëpo…je i diktuar të stepesh dhe të mendosh: kujt opozite ja jep votën, sado t’i vlejë shëndetit të demokracisë? Hedh mbi të vështrimin dhe të del jo një opozitë, por një shpurë tribuje mbledhur rreth të parit, që ndonëse tejet i moshuar, ndodhet i pushtuar nga nevoja për të pastruar veten e familjen prej akuzave amerikane e britanike për korrupsion dhe minim të demokracisë. Përdor për këtë klanin.

Vuri tjetri veten kryetar partie në vitin 1991 dhe nuk u largua më. Ja, na thoni ju i nderuar lexues, çfarë ka demokratike në qendrimin e kryetarit të tribusë për 35 vjet në krye të partisë pronë?
Dëndjen në tryezë me gënjeshtra të fshehura nën vlera monetare e shifra të çmëndura e gjen të shprehur te foltoret e Berishës. Së pari, duhet thënë se ngarkuan një që luan zëdhënësen, t’u thotë shqiptarëve se nuk duan të futen në BE!? Për të krijuar një ide për çfarë afron opozita në këto palë zgjedhje, duhen lënë mënjanë mandatet e mëparshme, se çka Berisha kishte dashur të bënte e pse nuk e lanë t’i bënte, por çfarë bëri realisht dhe çfarë premton se do bëjë?

Vullneti i fortë që shfaq për pushtet, lë të kuptosh se Berisha dëshiron vetëm vetveten e familjen, ndaj dhe fantazia e tij e premtimeve e llogaritur në shifra i kalon afërsisht 3 miliard Euro në buxhetin vjetor. Ari i gjithë Bankës së Shqipërisë do ishte shumë më i lehtë nga premtimet me fjalë të pa peshuara. Që e gjitha kjo s’është se përpos një gënjeshtër, mjaftojnë për këdo që ka pak njohuri nga menaxhimi i financave publike.
Peshkimi i votave të pensionistëve është synim. Me këtë shtresë, që vërtet vuan, fillon mashtrimi dhe gënjeshtra. Ta hajë kush ta hajë! Kjo opozitë i premton pensionistit dyfishimin e pensionit minimal brenda 100 ditëve të para!? Oh, sa mirë do të ishte, rrofsh o Sali! Por duhet të jesh një gjytyrym nga trutë të mos e kuptosh se ai këput kopaçe e broçkulla. Berisha e di, pavarësisht kufizimeve të tij në lëmë të financave, që është një gënjeshtër, se nuk ekziston në administrimin qeverisës një zhvillim me procese spontane, ku zotëria e tij shikon gropa e shpella të mbushura plot kartëmonedha, burime me tepëri, që janë të pranishme. Qënka ai që do ua japi pensionistëve, ndërkohë që ai tjetri “i narkotrafikut e narkoshtetit” nuk ka dashur t’ju a japi!

Sa të ardhura marr dhe sa duhet të shpenzoj, përbëjnë buxhetin vetjak? Njëlloj më tej, për familjen dhe më tej akoma, familjen e madhe, shtetin. Vetë shteti, që fillon nga Banka, në administratën shtetërore ka të përfshirë një grup specialistësh, të ngarkuar për të ndërtuar e kontrolluar një strukturë të detajuar të të ardhurave dhe të shpenzimeve. Vetëm ujku ha qesim! Kjo ministri financash dhe bankë u tregon administratorëve qeverisës gjendjen reale të situatës financiare, shifra që duhet jo vetëm kryemistri t’i njohi, por dhe opozita e kuvendi. Keqpërdorimit i Buxhetit është rreziku më i lartë që mund të kërcënojë një vend, një popull, një mirëqenje, një stabilitet. Berisha është një njeri që nuk e bren ndërgjegja pse premton dëngla, është një fatkeq i ulur në poltronin e partisë, që për shkak të tij iu është dashur të ndahen katërsh.

Kur di se si është sjellë Sali Berisha me pronën publike Energji Elektrike, të vjen të shkulësh lesht e kokës (kur i ke se shumicës së burrave u ranë në kohën e firmave piramidale të Salës). U premtoi debitorëve në këtë fushatë se do falte kamatvonesat, më tej përparoi me premtimin se do falte edhe gjobat, madje edhe pagesat e prapambetura; më tej akoma se do ulte çmimin e energjisë nga 8.5 lekë në 7 lekë për kilovat-orë. Po të ishte se në Shqipëri do kishte të pranishme në drejtimin e shtetit organe drejtësie të pa tredhura nga politika, ti mor Sali do duhej të ishe në burg që kur shite hidrocentralet, pronë shtetërore, të ndërtuara me aq mund, e ua dhè pothuaj falas miqve të tu!? Bashkë me ty burgu do vlente dhe për ministrin e financës e Drejtorin e Përgjithshëm të OSHE dhe ERE. Poshtërime të tilla si kjo e shitjes së HEC-eve, mund të rikthehen. I parandalon vetëm vota.
Kur bën pa turp premtimin se do ulësh me 40 përqind çmimet e karburantit, vetiu të kujtohet ajo vjedhja edhe më e paturpshme e ngjyrosjes së karburamtit, konçesion i “Markimit dhe Monitorimit të karburanteve”.

Konçesioni 11 vjeçar i ngjyrosjes së karburanteve i kushtoi qytetarëve mbi 200 milionë euro dhe ndikimi në uljen e sasisë së karburantit kontrabandë ishte baras me zero. Historia e këtij konçesioni të turpshëm berishist mbase do donte t’i kushtohej një film si ai mbi “Mossac Fonseca”, ku kompania koncesionare “Global Fluids” figuronte mes dokumentave të skandalit “Panama Papers”. Kompania që mori konçesionin e ngjyrosjes së karburanteve në 2013-ën, e shiti tek partnerja e saj “Petrolium Consulting”; u rishit kompania nga Ismail Mulleti tek një grup turk, që ishte e regjistruar si një kompani “off shore” në ishullin Anguilla të Karaibeve. Filmi vlen për t’u njohur nga qytetarët se vetëm nga ngjyrosja fitimi ishte më i madh për një ton naftë sesa kompania që e ka blinte dhe e shiste naftën. Lindi konçensioni mistershëm, pa prokurim, por vazhdon të mbetet edhe më i mistershëm se prokuroria as denjoi ta preki, duke e ditur se ishte nën mbrojtjen e Berishës.

Tërheq vëmendjen nga premtimet një nga gënjeshtrat më cinike, kryevepra e mashtrimit, që është: “Kompensim shtesë financiare për ish-pronarët”. Sa ishte në pushtet, kjo kategori qytetarësh ishin të harruar prej tij. Kompensimi filloi vetëm kur PS erdhi ne pushtet. Ngjashëm kompemsimi ndodhte si sjellje nga Berisha edhe për ish të dënuarit politik. I ndjeri Lirak Bejko, njëri ndër ish të përndjekurit e grevës të ndërmarrë nga që qeveria nuk u jepte kompensimin, dogji veten në shenjë proteste për indiferencën e Sali Berishës. Gjithëkujt i kujtohen ato ditë se si Berisha ndaloi ose kërcënoi mediat të transmetonin grevën, kërkesën e tyre dhe vetëvrasjen e Lirakut, i cili si hero dha frymën e fundit në përballje me arrogancën e Sali Berishës.

Ka dhe plot premtime të tjera që nuk vlen të përmenden. Ca ja kanë sugjeruar, të tjerat Sali Berisha i ka nga xhepi. Ai mund të konsiderohet se është nga ata njerëz që është lindur për fatkeqësi kombëtare. Historia e tij na rrëfen se sa më shumë pozicioni i tij social- politik është rritur, po aq shumë personaliteti i tij ndjell fatkeqësi. Jeta e tij politike, shoqëruar nga premtimet politike, mbajnë vulën e meskiniteteve dhe pabesive.

Next Post
Çollaku: Pas 11 Majit ky kod duhet ‘zhdukur’, kontrata e lobimit e tepërt

Çollaku: Pas 11 Majit ky kod duhet ‘zhdukur’, kontrata e lobimit e tepërt

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Norvegjia po ndërton tunelin nënujor më të gjatë dhe më të thellë në botë

Norvegjia po ndërton tunelin nënujor më të gjatë dhe më të thellë në botë

November 9, 2026
Mjegulla mbulon Juglindjen, ulen temperaturat. Policia apel drejtuesve të mjeteve për kujdes të shtuar

Mjegulla mbulon Juglindjen, ulen temperaturat. Policia apel drejtuesve të mjeteve për kujdes të shtuar

November 9, 2026
“Prej 30 vitesh s’biem dakord”, Agron Duka: Të këtë një kod të ri zgjedhor, se lamë kokrrën e namit

Duka: Ky është sistemi më i dobët zgjedhor që kemi parë

November 9, 2026
“Dënimet shkojnë deri në burg përjetë”- Avokati Petraj: SPAK të nisë hetimet për protestat, jemi përballë “Nenit 221” të kryengritjes!

Petraj: Si protesta e Flamingove dhe ajo e studentëve nuk funksionojnë pa PD

November 9, 2026
Mediat greke zbulojnë të kaluarën kriminale të Robert Dukës, i dyshuar për 28 grabitje bankash në Greqi

DETAJE / Robert Duka i ka lënë në kazino paratë e grabitura në banka, u dha shokëve nga 3 mijë euro

November 9, 2026
Meçe: Protesta humbi karakterin fillestar, qytetarët e kuptuan se u manipulua nga interesa antikombëtare

Meçe: Protesta humbi karakterin fillestar, qytetarët e kuptuan se u manipulua nga interesa antikombëtare

November 9, 2026
Tragjike në Shkodër! Humb jetën elektriçisti 34-vjeçar gjatë riparimit të një defekti

Tragjike në Shkodër! Humb jetën elektriçisti 34-vjeçar gjatë riparimit të një defekti

November 9, 2026
Akuzat e reja për Vlora Hysenin, Manjani: SHISH, institucion parazit. SPAK u rëndon akuzat atyre që ankohen

Akuzat e reja për Vlora Hysenin, Manjani: SHISH, institucion parazit. SPAK u rëndon akuzat atyre që ankohen

November 9, 2026
“Plas” te republikanët, kërkohet shkarkimi i Hegseth: Shkeli Kushtetutën e SHBA-ve

“Plas” te republikanët, kërkohet shkarkimi i Hegseth: Shkeli Kushtetutën e SHBA-ve

November 9, 2026
Protesta para Kryeministrisë: Përplasje verbale dhe tensione me policinë për gjobat ndaj pjesëmarrësve

Protesta para Kryeministrisë: Përplasje verbale dhe tensione me policinë për gjobat ndaj pjesëmarrësve

November 9, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In