• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, September 25, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Trump rrit kontrollin në Uashington DC, tri shtete amerikane do të çojnë atje qindra trupa të Gardës Kombëtare

by A R
17/08/2025 14:10
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Tri shtete kanë vendosur të dërgojnë qindra anëtarë të Gardës Kombëtare në Uashington si pjesë e përpjekjes së administratës Trump për të riorganizuar policinë: Karolina e Jugut, Ohaio dhe Virxhinia Perëndimore.

Virxhinia Perëndimore do të dërgojë 300 deri në 400 trupa të Gardës Kombëtare në Uashington, me kërkesë të administratës Trump, njoftoi të shtunën guvernatori i këtij shtetit.

Zyra e guvernatorit të Virxhinias Perëndimore, Patrick Morrisey, deklaroi se ky dislokim është “një shenjë angazhimi për sigurinë publike dhe bashkëpunimin rajonal”, dhe se shteti do të sigurojë pajisje dhe “rreth 300-400 personel të kualifikuar, sipas udhëzimit”.

Ky zhvillim vjen pas urdhrit të Donald Trump për të dislokuar qindra trupa të Gardës Kombëtare të Uashington DC-së për të demonstruar forcën dhe përkohësisht për të marrë nën kontroll departamentin e policisë së qytetit, me synimin për të frenuar atë që presidenti e përshkruan si një emergjencë të lidhur me krimin dhe mungesën e strehimit në kryeqytetin amerikan.

Megjithatë, sipas të dhënave të mbledhura nga departamenti i policisë së Uashingtonit, krimet e dhunshme ishin në nivelin më të ulët të 30 viteve të fundit kur Trump u rikthye në detyrë në janar, dhe kanë rënë edhe 26% më shumë që atëherë.

Siç shkruan “The Guardian”, fundjavën e kaluar, fundjavën e kaluar, Trump urdhëroi banorët e pastrehë të distriktit të largoheshin, ose të përballeshin me zhvendosje të detyruar, pasi autokolona e tij kaloi pranë një grushti njerëzish të pa strehë gjatë rrugës për në fushën e tij të golfit jashtë qytetit.

Të enjten, zyrtarët lokalë larguan një nga kampet buzë rrugës për të cilat Trump ishte ankuar, duke argumentuar se ata mund ta bënin këtë në një mënyrë më humane sesa forcat federale të patrajnuara.

Një urdhër nga Departamenti i Drejtësisë për të zëvendësuar shefen e policisë së Uashingtonit, Pamela Smith, me kreun e DEA-s, Terry Cole, si “komisioner emergjent i policisë”, hasi në kundërshtime pas një padie në një gjykatë federale nga prokurori i përgjithshëm i Uashingtonit, Brian Schwalb.
Pa dhënë një vendim përfundimtar, gjykatësja federale Ana Reyes sinjalizoi se Smith duhet të mbetet në detyrë.

Megjithatë, përpjekjet për të rritur kontrollin federal mbi qytetin rifilluan të shtunën me urdhrin për dislokimin e Gardës Kombëtare të Virxhinias Perëndimore.

Zëdhënësi i guvernatorit Morrisey, Drew Galang, deklaroi se Garda Kombëtare mori urdhrin për të dërguar pajisje dhe personel në Uashington DC vonë të premten dhe po punon për organizimin e dislokimit.

Një zyrtar i Shtëpisë së Bardhë i tha agjencisë Reuters të shtunën se po thirreshin më shumë trupa të Gardës Kombëtare në Uashington për të “mbrojtur asetet federale, të krijojnë një ambient të sigurt për forcat e rendit dhe të sigurojnë një prani të dukshme për të penguar krimin”.

Që nga ardhja në Uashington javën e kaluar, rreth 800 trupa të Gardës Kombëtare nën kontrollin e drejtpërdrejtë të Trump-it kanë qenë të pranishëm në zonat publike, duke kryer detyra administrative, logjistike dhe pastrimi zonash, sipas “Wall Street Journal“.

Zyrtarë të mbrojtjes deklaruan se trupat nuk do të mbajnë armë, por “armët janë të disponueshme nëse nevojiten dhe do të qëndrojnë në arsenal”, njoftoi ushtria amerikane në një deklaratë.

Një zyrtar amerikan i tha Reuters se një urdhër zyrtar për t’i autorizuar trupat të mbajnë armë do të jepet, por kjo do të ndikojë kryesisht te policët ushtarakë me armë zjarri.

Shtëpia e Bardhë deklaroi gjithashtu se trupat e Gardës Kombëtare po patrullojnë në këmbë dhe me automjete rreth “National Mall” dhe “Union Station“, dhe aktualisht nuk po bëjnë arrestime.

Trump ka sinjalizuar se mund të marrë veprime të ngjashme në qytete të tjera të kontrolluara nga Demokratët. Një gjykatës federal në San Francisko pritet të japë një vendim javët në vijim për të përcaktuar nëse Trump e ka shkelur ligjin duke dislokuar Gardën Kombëtare në Los Angeles në qershor, pa miratimin e guvernatorit të Kalifornisë, Gavin Newsom.

Në mënyrë tipike, Garda Kombëtare dërgohet vetëm kur e kërkon një guvernator shteti, megjithatë, Garda Kombëtare e Uashingtonit i përgjigjet direkt presidentit.

Next Post
Takimi Zelensky-Trump në Uashington, të pranishëm edhe udhëheqësit evropianë

Takimi Zelensky-Trump në Uashington, të pranishëm edhe udhëheqësit evropianë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Kryeministri Rama para fjalës në Asamblenë e Përgjithshme të OKB: Krenar për Shqipërinë!

Kryeministri Rama para fjalës në Asamblenë e Përgjithshme të OKB: Krenar për Shqipërinë!

September 25, 2026
“Jemi në kilometrin e fundit”- Berisha nga Foltorja e Elbasanit: Shqipëria ngjan me një të sëmurë në urgjencë, ripërtëritja e PD është jetike

“Jemi në kilometrin e fundit”- Berisha nga Foltorja e Elbasanit: Shqipëria ngjan me një të sëmurë në urgjencë, ripërtëritja e PD është jetike

September 25, 2026
Drafti i PS/ Edhe Këshilli Bashkiak i Korçës voton pro dhe miraton me 26 vota Reformën Territoriale dhe bashkimin me Maliqin! (VIDEO)

Drafti i PS/ Edhe Këshilli Bashkiak i Korçës voton pro dhe miraton me 26 vota Reformën Territoriale dhe bashkimin me Maliqin! (VIDEO)

September 25, 2026
UEFA Nations League/ Kombëtarja mbyll përgatitjet për ndeshjen me Bjellorusinë, mungon dhe Klisman Cake

UEFA Nations League/ Kombëtarja mbyll përgatitjet për ndeshjen me Bjellorusinë, mungon dhe Klisman Cake

September 25, 2026
Bashkëpunim kundër kontrabandës, Shqipëria dhe Greqia forcojnë bashkëpunimin elektronik doganor

Bashkëpunim kundër kontrabandës, Shqipëria dhe Greqia forcojnë bashkëpunimin elektronik doganor

September 25, 2026
Merkato jashtë kontrollit, UEFA ngre alarmin: ‘Flluska’ Premier League, rrezik për Europën

Merkato jashtë kontrollit, UEFA ngre alarmin: ‘Flluska’ Premier League, rrezik për Europën

September 25, 2026
VIDEO/ Zbulohen pamjet e ekzekutimit mafioz të Artan Murtajt në Sarandë! Momenti kur 44-vjeçari përpiqet të largohet me vrap, por…

VIDEO/ Zbulohen pamjet e ekzekutimit mafioz të Artan Murtajt në Sarandë! Momenti kur 44-vjeçari përpiqet të largohet me vrap, por…

September 25, 2026
VKM/ Qeveria përfshin Fondin Shqiptar të Zhvillimit në projektet e reja të rindërtimit në Kombinat

VKM/ Qeveria përfshin Fondin Shqiptar të Zhvillimit në projektet e reja të rindërtimit në Kombinat

September 25, 2026
“Po humbasim njerëzillëkun nga AI”- Papa Leoni jep alarmin nga Franca: Makineritë do të marrin kontrollin e Tokës!

“Po humbasim njerëzillëkun nga AI”- Papa Leoni jep alarmin nga Franca: Makineritë do të marrin kontrollin e Tokës!

September 25, 2026
Inspektori i Pentagonit: Lufta në Iran ka çuar në mungesë të municioneve në SHBA -

“Rusia po gatuan diçka të madhe!”- Alarmi i Polonisë: Nuk përjashtojmë një sulm të inskenuar

September 25, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com