• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, September 25, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

VKM/ Qeveria përfshin Fondin Shqiptar të Zhvillimit në projektet e reja të rindërtimit në Kombinat

by A. Q
25/09/2026 18:36
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Këshilli i Ministrave ka miratuar ndryshime në vendimin për zonën e zhvillimit në njësinë administrative nr. 6, në zonën e Kombinatit në Tiranë duke i dhënë edhe Fondit Shqiptar të Zhvillimit (FSHZH) rolin e njësisë zbatuese për projektet e reja të rindërtimit.

Sipas vendimit, ndryshohet akti i vitit 2020, i cili deri më tani caktonte vetëm Bashkinë Tiranë si njësi zbatuese. Me ndryshimet e reja, Bashkia Tiranë do të vijojë të zbatojë projektet e rindërtimit që janë nisur ose janë në proces, ndërsa FSHZH do të jetë përgjegjës për projektet e reja.

Fondi Shqiptar i Zhvillimit do të ketë në përgjegjësi ndërtimin e banesave të reja dhe të ndërtesave publike të dëmtuara, ndërtimin dhe rikonstruksionin e infrastrukturës publike dhe kritike, realizimin e ndërtimeve në zonë, si edhe çdo ndërhyrje tjetër që lidhet me procesin e rindërtimit.

Për zbatimin e vendimit ngarkohen Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë, Bashkia Tiranë dhe Fondi Shqiptar i Zhvillimit.

Vendimi hyn në fuqi menjëherë dhe do të botohet në Fletoren Zyrtare.

Vendimi i Qeverisë:

“V E N D I M  PËR DISA NDRYSHIME DHE SHTESA NË VENDIMIN NR.80, DATË 31.1.2020, TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE, “PËR SHPALLJEN E ZONËS SË RE PËR ZHVILLIM, NJËSIA ADMINISTRATIVE 6, ZONA KOMBINAT BASHKIA TIRANË, DHE CAKTIMIN    BASHKISË TIRANË SI NJËSI ZBATUESE”, TË NDRYSHUAR

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të neneve 13, shkronja “b”, nënndarjet “iii” e “iv”, e 16, pika 3, të aktit normativ nr.9, datë 16.12.2019, të Këshillit të Ministrave, “Për përballimin e pasojave të fatkeqësisë natyrore”, miratuar me ligjin nr.97/2019, me propozimin e ministrit të Infrastrukturës dhe Energjisë, Këshilli i Ministrave

  1. Në vendimin nr.80, datë 31.1.2020, të Këshillit të Ministrave, “Për shpalljen e zonës së re për zhvillim, njësia administrative 6, zona Kombinat, Bashkia Tiranë, dhe caktimin e Bashkisë Tiranë si njësi zbatuese”, të ndryshuar, bëhen ndryshimet dhe shtesa e mëposhtme:
  2. a) Titulli i vendimit ndryshohet, si më poshtë vijon:

“Për shpalljen e zonës së re për zhvillim, njësia administrative 6, zona Kombinat, Bashkia Tiranë, dhe caktimin e Bashkisë Tiranë dhe Fondit Shqiptar të Zhvillimit si njësi zbatuese.”.

  1. b) Në pikën 2, fjalia hyrëse ndryshohet, si më poshtë vijon:

“Caktimin e Bashkisë Tiranë si njësi zbatuese për zbatimin e projekteve të nisura e në vijim, në kuadër të procesit të rindërtimit, për: …”.

  1. c) Pas pikës 2 shtohet pika 2.1, me këtë përmbajtje:

“2.1. Caktimin e Fondit Shqiptar të Zhvillimit si njësi zbatuese për zbatimin e projekteve të reja, në kuadër të procesit të rindërtimit, për:

  1. a) ndërtimin e banesave të reja ose të ndërtesave publike të dëmtuara;
  2. b) ndërtimin e rikonstruksionin e infrastrukturës publike dhe kritike;
  3. c) realizimin e ndërtimeve në këtë zonë;

ç) çdo ndërhyrje tjetër, në funksion të rindërtimit të kësaj zone.”.

  1. Ngarkohen Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë, Bashkia Tiranë dhe Fondi Shqiptar i Zhvillimit për zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.

Next Post
VIDEO/ Zbulohen pamjet e ekzekutimit mafioz të Artan Murtajt në Sarandë! Momenti kur 44-vjeçari përpiqet të largohet me vrap, por…

VIDEO/ Zbulohen pamjet e ekzekutimit mafioz të Artan Murtajt në Sarandë! Momenti kur 44-vjeçari përpiqet të largohet me vrap, por...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Skandali i falsifikimeve prek një tjetër lojtar të Zvicrës, pas Xhakës edhe Embolo jashtë ekipit për mashtrim!

Skandali i falsifikimeve prek një tjetër lojtar të Zvicrës, pas Xhakës edhe Embolo jashtë ekipit për mashtrim!

September 25, 2026
Ambasadorja e BE takohet me ministren Pirdeni: Rikonfirmojmë angazhimin e plotë të Brukselit për të mbështetur Shqipërinë

Ambasadorja e BE takohet me ministren Pirdeni: Rikonfirmojmë angazhimin e plotë të Brukselit për të mbështetur Shqipërinë

September 25, 2026
Goli i Muriqit “tërbon” serbët! Shpërthejnë në reagime dhe i kërkojnë UEFA-s masa ndaj Kosovës dhe lojtarit!

Goli i Muriqit “tërbon” serbët! Shpërthejnë në reagime dhe i kërkojnë UEFA-s masa ndaj Kosovës dhe lojtarit!

September 25, 2026
“Jemi në kilometrin e fundit”- Berisha nga Foltorja e Elbasanit: Shqipëria ngjan me një të sëmurë në urgjencë, ripërtëritja e PD është jetike

“Jemi në kilometrin e fundit”- Berisha nga Foltorja e Elbasanit: Shqipëria ngjan me një të sëmurë në urgjencë, ripërtëritja e PD është jetike

September 25, 2026
Kryeministri Rama para fjalës në Asamblenë e Përgjithshme të OKB: Krenar për Shqipërinë!

Kryeministri Rama para fjalës në Asamblenë e Përgjithshme të OKB: Krenar për Shqipërinë!

September 25, 2026
Drafti i PS/ Edhe Këshilli Bashkiak i Korçës voton pro dhe miraton me 26 vota Reformën Territoriale dhe bashkimin me Maliqin! (VIDEO)

Drafti i PS/ Edhe Këshilli Bashkiak i Korçës voton pro dhe miraton me 26 vota Reformën Territoriale dhe bashkimin me Maliqin! (VIDEO)

September 25, 2026
UEFA Nations League/ Kombëtarja mbyll përgatitjet për ndeshjen me Bjellorusinë, mungon dhe Klisman Cake

UEFA Nations League/ Kombëtarja mbyll përgatitjet për ndeshjen me Bjellorusinë, mungon dhe Klisman Cake

September 25, 2026
Bashkëpunim kundër kontrabandës, Shqipëria dhe Greqia forcojnë bashkëpunimin elektronik doganor

Bashkëpunim kundër kontrabandës, Shqipëria dhe Greqia forcojnë bashkëpunimin elektronik doganor

September 25, 2026
Merkato jashtë kontrollit, UEFA ngre alarmin: ‘Flluska’ Premier League, rrezik për Europën

Merkato jashtë kontrollit, UEFA ngre alarmin: ‘Flluska’ Premier League, rrezik për Europën

September 25, 2026
VIDEO/ Zbulohen pamjet e ekzekutimit mafioz të Artan Murtajt në Sarandë! Momenti kur 44-vjeçari përpiqet të largohet me vrap, por…

VIDEO/ Zbulohen pamjet e ekzekutimit mafioz të Artan Murtajt në Sarandë! Momenti kur 44-vjeçari përpiqet të largohet me vrap, por…

September 25, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com