• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, September 26, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Jemi në kilometrin e fundit”- Berisha nga Foltorja e Elbasanit: Shqipëria ngjan me një të sëmurë në urgjencë, ripërtëritja e PD është jetike

by A. Q
25/09/2026 19:04
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kreu lideri i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka deklaruar se Shqipëria ndodhet në një situatë kritike, duke e krahasuar vendin me një të sëmurë në sallën e urgjencës që kërkon ndërhyrje të menjëhershme.

Nga Elbasani ku mori pjesë në Foltoren e radhës sot (25 shtator), ai theksoi se ripërtëritja e Partisë Demokratike është jetike dhe përcaktuese për ripërtëritjen e Shqipërisë.

Duke folur nga Elbasani, Berisha theksoi se mbi 600 mijë pensionistë jetojnë me pensione të pjesshme, të cilat “absolutisht nuk mjaftojnë as për dy javë ushqime”, pa përmendur ndihmën e familjarëve.

Ai përmendi gjithashtu të dhëna të fundit, sipas të cilave rritja e një fëmije në vitin e parë kërkon 66% të rrogës, ndërsa qiratë kanë arritur nivelin e pagës mesatare, duke e bërë blerjen apo qiradhënien e apartamenteve të paarritshme për shumicën e qytetarëve.

“Të gjithë këta faktorë shtyjnë qytetarët tanë të ikin, të ikin, të ikin,” tha Berisha. Ai nënvizoi se Shqipëria është një vend me “pasuri përrallore të gjithanshme”, por këto pasuri “janë shndërruar në mallkim për qytetarin shqiptar” dhe “në parajsë për qeveritarë të pangopur dhe hajdutë”, të cilët, sipas tij, urrejnë qytetarin në mënyrë të ngjashme me ata që shtypën shqiptarët për 46 vite.

Berisha listoi probleme të rënda në shëndetësi dhe arsim, duke theksuar se “sirenat e nevojës për rithemelimin e Shqipërisë bien në të katër anët e vendit”.

Duke iu drejtuar anëtarëve dhe mbështetësve të opozitës, ai vlerësoi qëndresën e tyre:

“Keni meritë të jashtëzakonshme, sepse në kushtet më të vështira i qëndruat opozitarë… I qëndruat të pamposhtur pavarësisht nga dhuna, terrori, burgosjet, shantazhet dhe presionet.” Sipas tij, pa këtë qëndresë, “ky regjim nuk ishte i shpërbërë në të sotmen”.

Berisha theksoi se fitorja e opozitës është një “domosdoshmëri” për të përfunduar “kilometrin e fundit drejt fitores”.

“Demokratët, populli opozitar pret fitoren. Shqipëria pret me padurim fitoren e opozitës. Dhe kjo është përgjegjësi e madhe ndaj vendit,” përfundoi ai.

Next Post
Paralajmërimi polak: Rusia mund të jetë duke përgatitur “diçka të madhe” -

Paralajmërimi polak: Rusia mund të jetë duke përgatitur diçka të madhe -

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Aksident në Milot, katër të lënduar, një në gjendje të rëndë

Aksident i rëndë në Fushë-Krujë, një i vdekur dhe 2 të plagosur nga përplasja e tre automjeteve! Policia në vendngjarje, shkak dyshohet….

September 25, 2026
Liga e Kombeve/ Zidan e nis epokën e ‘gjelave’ me fitore, Mançini me humbje! Belgjika i nxjerr ‘bojën’ Italisë, Franca dhe Mbappe mposhtin turqit

Liga e Kombeve/ Zidan e nis epokën e ‘gjelave’ me fitore, Mançini me humbje! Belgjika i nxjerr ‘bojën’ Italisë, Franca dhe Mbappe mposhtin turqit

September 25, 2026
“Merrni guxim dhe i dilni përballë qytetarëve”- Aktivistja Arvina Lleshi debaton me Braçen, ndërhyjnë edhe kalimtarët!

“Merrni guxim dhe i dilni përballë qytetarëve”- Aktivistja Arvina Lleshi debaton me Braçen, ndërhyjnë edhe kalimtarët!

September 25, 2026
“Ishte strategji apo…”- Kikia: Dosja “Agasi” plasi një skandal shtetëror, institucionet u vunë në shërbim të krimit!

“Ishte strategji apo…”- Kikia: Dosja “Agasi” plasi një skandal shtetëror, institucionet u vunë në shërbim të krimit!

September 25, 2026
Sa naftë po kalon nëpër Hormuz? Pse të dhënat nuk përputhen me pretendimet e SHBA-së -

Irani i propozon SHBA-ve një plan 7-ditor për hapjen e ngushticës së Hormuzit

September 25, 2026
Moti i keq/ Reshjet e shiut shkaktojnë rrëshqitje gurësh e dherash në aksin Skuraj-Burrel, ndërhyhet me fadroma për hapjen!

Moti i keq/ Reshjet e shiut shkaktojnë rrëshqitje gurësh e dherash në aksin Skuraj-Burrel, ndërhyhet me fadroma për hapjen!

September 25, 2026
Pas bisedimeve në Washington, Trump dhe Xi njoftojnë raund tjetër takimesh në muajt e ardhshëm!

Pas bisedimeve në Washington, Trump dhe Xi njoftojnë raund tjetër takimesh në muajt e ardhshëm!

September 25, 2026
Qytetarët kosovarë sfidojnë motin e keq dhe dalin në protestën e radhës në Prishtinë, mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së!

Qytetarët kosovarë sfidojnë motin e keq dhe dalin në protestën e radhës në Prishtinë, mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së!

September 25, 2026
Nations League/ Trajneri i Bjellorusisë flet një ditë para ndeshjes me Shqipërinë dhe mban sekret taktikën: Synimi ynë është…

Nations League/ Trajneri i Bjellorusisë flet një ditë para ndeshjes me Shqipërinë dhe mban sekret taktikën: Synimi ynë është…

September 25, 2026
Paralajmërimi polak: Rusia mund të jetë duke përgatitur “diçka të madhe” -

Putin kërcënon Ukrainën dhe zbulon nëse do sulmojë Evropën: Do të vuajë pasojat e sulmeve që ka kryer ndaj qytetarëve rusë!

September 25, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com