• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, November 29, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në TranzicionArtikujt dhe intervistat e mësipërme janë pjesë e serisë së refleksioneve rreth rolit të medias në tri dekadat e tranzicionit postkomunist, një projekt i JavaNews në bashkëpunim me Institutin Shqiptar të Medias, në kuadrin e Programit të Promovimit të Tranzicionit të Republikës Çeke. Pikëpamjet e shprehura janë të autorëve dhe nuk reflektojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e donatorit apo partnerit të Projektit. Çdo portal / gazetë që do t’i ripublikojë këto materiale duhet t’i referohet burimit fillestar.
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Trump planifikon anulimin e vizave të 200 mijë azilkërkuesve në SHBA –

by Java News
25/08/2026 10:39
Trump planifikon anulimin e vizave të 200 mijë azilkërkuesve në SHBA -
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter


Administrata Trump njoftoi të hënën se po planifikon të anulojë vizat e biznesit dhe turizmit të 200 mijë shtetasve të huaj, të cilët kanë aplikuar ose po kërkojnë aktualisht azil në Shtetet e Bashkuara.

Nëse masa nuk kundërshtohet me sukses ose nuk rishikohet, ajo do të përbënte anulimin më të madh të njëhershëm të vizave në historinë e SHBA-së.

“Po bashkëpunojmë me Departamentin e Sigurisë Kombëtare për të identifikuar dhe anuluar vizat joemigruese të shtetasve të huaj që kanë ardhur në Shtetet e Bashkuara duke pretenduar se janë vizitorë afatshkurtër, por më pas kanë paraqitur kërkesë për azil për të qëndruar këtu përgjithmonë”, tha zëdhënësi i Departamentit të Shtetit, Tommy Pigott.

Ai nuk komentoi mbi numrin e saktë të vizave që pritet të anulohen, duke deklaruar se “numri i tyre mbetet dinamik dhe procesi do të kryhet në mënyrë të vazhdueshme”.

Sipas dokumenteve të siguruara nga agjencia e lajmeve Associated Press dhe dy zyrtarëve amerikanë, të cilët folën në kushte anonimiteti, Departamenti i Shtetit pritet që në javët e ardhshme të njoftojë anulimin e vizave B1 dhe B2 të lëshuara gjatë periudhës 2016-2026 për personat që kanë kërkuar ose po kërkojnë aktualisht azil.

Vizat B1 zakonisht lëshohen për udhëtime biznesi, ndërsa vizat B2 për turizëm, vizita familjare dhe kujdes mjekësor. Aplikantëve aktualë për të dyja kategoritë u kërkohet të konfirmojnë se nuk synojnë të kërkojnë azil në SHBA dhe të paraqesin prova se kanë ndërmend të kthehen në vendet e tyre të origjinës.

Zyrtarët sqaruan se anulimi i vizës nuk do të çonte menjëherë në dëbimin e personit, por ata që kanë çështje azili ende në proces do të humbnin statusin e tyre si udhëtarë për biznes ose turizëm.

Masa është më e fundit në kuadër të goditjes më të gjerë të administratës Trump ndaj emigracionit, e cila është intensifikuar që kur presidenti Donald Trump u rikthye në detyrë për mandatin e tij të dytë.

Administrata ka ashpërsuar tashmë kufizimet për aplikantët për viza, duke u kërkuar atyre të paraqesin historikun e llogarive të tyre në rrjetet sociale, duke vendosur garanci financiare të kushtueshme përpara përpunimit të vizave, si edhe duke vendosur ndalime të plota të vizave për shtetasit e disa vendeve.

Të premten, një gjykatëse rrëzoi një politikë të administratës Trump, të zbatuar më herët këtë vit, e cila kishte pezulluar lëshimin e vizave të emigracionit për shtetasit e 75 vendeve.

Gjyqtarja e Gjykatës së Qarkut të SHBA-së, Jeannette Vargas, e emëruar nga ish-presidenti Joe Biden, deklaroi se politika ishte “në kundërshtim me ligjin dhe tejkalonte kompetencat e parashikuara nga ligji”, duke argumentuar se ajo cenonte kërkesën e Kongresit që zyrtarët konsullorë të jenë në vijën e parë të vendimmarrjes për vizat.

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Rama publikon pamjet nga festimet e 28 Nëntorit në Vlorë, atmosfera kuqezi në qytetin e Pavarësisë

Rama publikon pamjet nga festimet e 28 Nëntorit në Vlorë, atmosfera kuqezi në qytetin e Pavarësisë

November 28, 2026
Përfundon tubimi i 28 Nëntorit, dhjetëra të lënduar dhe 16 të shoqëruar

Përfundon tubimi i 28 Nëntorit, dhjetëra të lënduar dhe 16 të shoqëruar

November 28, 2026
Zjarr në një servis automjetesh në Fier, flakët rrezikojnë makinat dhe bizneset pranë tij

Zjarr në një servis automjetesh në Fier, flakët rrezikojnë makinat dhe bizneset pranë tij

November 28, 2026
Pasojat e protestës në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, nis pastrimi i rrugës me fadromë

Pasojat e protestës në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, nis pastrimi i rrugës me fadromë

November 28, 2026
Begaj në 114-vjetorin e Pavarësisë: Nga vendi më i izoluar në Europë, sot anëtar i NATO-s dhe në rrugën drejt BE-së

Begaj në 114-vjetorin e Pavarësisë: Nga vendi më i izoluar në Europë, sot anëtar i NATO-s dhe në rrugën drejt BE-së

November 28, 2026
Burj Khalifa vishet kuqezi për 114-vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë, Rama publikon pamjet spektakolare

Burj Khalifa vishet kuqezi për 114-vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë, Rama publikon pamjet spektakolare

November 28, 2026
Berisha akuzon Policinë për dhunë ndaj protestuesve: Rama përdori të gjitha mjetet për të shuar protestën

Berisha akuzon Policinë për dhunë ndaj protestuesve: Rama përdori të gjitha mjetet për të shuar protestën

November 28, 2026
Policia ndërhyn sërish në Sheshin Skënderbej, shpërndan turmën e protestuesve

Policia ndërhyn sërish në Sheshin Skënderbej, shpërndan turmën e protestuesve

November 28, 2026
VIDEO/ Balla: Shqipëria i vetmi vend ku lëndohen më shumë efektivë se protestues

VIDEO/ Balla: Shqipëria i vetmi vend ku lëndohen më shumë efektivë se protestues

November 28, 2026
Ndryshe nga Tirana, muzikë dhe festë në Sheshin e Flamurit në Vlorë

Ndryshe nga Tirana, muzikë dhe festë në Sheshin e Flamurit në Vlorë

November 28, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In