• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, September 22, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Trump nuk i ndahet mediave me inatin e vet

by Java News
30/10/2018 10:45
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Presidenti Donald Trump fajësoi të hënën shtypin se po nxit zemërim në vend, ç’ka rezultoi në aktin e vrasjes në masë në një sinagogë, si dhe në dërgimin e pakove-bombë kriitikëve të presidentit.Kundërshtarët politikë të presidentit fajësojnë atë për ndarjet e thella në shoqërinë amerikane, që janë shkaktuar nga retorika e tij e ashpër kundër demokratëve të opozitës, imigrantëve të paligjshëm dhe atyre që kundërshtojnë politikat e tij.

 

Presidenti u shpreh në një postim në Tëitter se “Ekziston një zemërim i madh në vendin tonë, i shkaktuar pjesërisht nga lajmet e pasakta dhe shpesh herë mashtruese. Shtypi i Lajmeve të Rreme, që është Armiku i vërtetë i Popullit, duhet të heqë dorë nga armiqësia e hapur dhe e dukshme dhe të raportojë me saktësi dhe drejtësi. Kjo do të kontribuonte shumë për të shuar flakët e Zemërimit dhe Inatit dhe atëhere do të ishim në gjendje t’i sillnim të gjitha palët bashkë në Paqe dhe Harmoni. Lajmet e Rreme Duhet të Ndalojnë!”

Disa orë para këtij postimi, presidenti kishte thënë të djelën vonë se “Lajmet e Rreme po bëjnë gjithshka munden për të fajësuar republikanët, konservatorët dhe mua për ndarjet dhe urrejtjen që ka ekzistuar për një kohë të gjatë në vendin tonë. Por janë lajmet e Rreme dhe të Pandershme që shaktojnë probleme shumë më tepër se sa ata mund ta marrin me mend!”

Presidenti Trump kishte shprehur keqardhje për vrasjen masive të së shtunës në një sinagogë në Pitsburg, ku humbën jetën 11 besimtarë dhe 6 të tjerë u plagosën. Ai tha se “ky sulm i urryer anti-semitik është një sulm ndaj njerëzimit. Duhet që të gjithë të punojmë së bashku për të larguar helmin anti-hebre nga bota jonë. Duhet të bashkohemi për të fituar ndaj urrejtjes.”

Javën e kaluar, ndërsa pako-bombë iu dërguan me postë disa personaliteteve të njohura demokrate, disa komentatorë konservatorë në stacione radioje, apo televizione amerikane, lanë të kuptohet se ky mund të ishte një operacion i sajuar, i kryer nga kundërshtarë të majtë të presidentit, në përpjekje për të siguruar mbështetje në zgjedhjet e nëntorit për në Kongres.

Por të premten, agjentët federalë arrestuan një përkrahës së zotit Trump dhe e akuzuan atë si autorin e dërgimit të pakove bombë tek ish presidenti Barak Obama, ish nën presidenti Joe Biden, që mund të jetë rival i presidentit Trump në 2020, dhe ndaj ish rivales së presidentit Trump më 2016, ish Sekretares së Shtetit Hillary Klinton, si dhe ndaj disa zyrtarëve të lartë të sigurimit kombëtar që kishin shërbyer në administratën e presidentit Obama. I dyshuari, sipas autoriteteve, jetonte në një furgon të mbuluar me pankarte pro presidentit Trump.

Presidenti Trump vlerësoi zyrtarët e zbatimit të ligjit në SHBA që bënë arrestimin dhe tha se dhuna politike nuk duhet të tolerohet asnjëherë.

Disa orë pas arrestimit të 56-vjeçarit Cesar Sayoc, zoti Trump tha në një tubim politik, “Kemi parë një përpjekje të medias orët e fundit për të shfrytëzuar aktet djallëzore të një individi për të fituar pikë politike kundër meje dhe republikanëve. Mbulimi i pandërprerë i mediave, armiqësia e thellë dhe sulmet negative shërbejnë vetëm për të larguar njerëzit dhe për të minuar debatin e shëndetshëm”.

Dy nga kritikët më të ashpër demokratë të Presidentit Trump, udhëheqësi i pakicës në Senat, Charles Schumer dhe udhëheqësja e shumicës në Dhomën e Përfaqësuesve Nancy Pelosi, e fajësuan atë se po ndez tensionet. Ata thanë se fjalët e Presidentit “tingëllojnë të zbrazëta” në dritën e deklaratave të tjera që ai ka bërë.

Këshilltarja e zotit Trump Kellyanne Conëay e hodhi poshtë idenë se retorika e Presidentit ka nxitur tensionet në Shtetet e Bashkuara, duke i thënë rrjetit CNN: “Ky president, nëse kthehesh dhe lexon të gjitha fjalët e tij pas çdo tragjedie, edhe pas fatkeqësive natyrore që kanë ndodhur, fjalët e tij kanë qenë shumë frymëzuese, kanë qenë absolutisht larg frymës partiake, presidenti po përpiqet të shërojë vendin”, përgatiti ”VoA”. (b.an)

Next Post
Kontrast!

Kontrast!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

VIDEO / ‘Mos bëj politikë brenda manastirit’, prifti i Zvërnecit i përvishet Tabakut: Kur të jemi në kafe, na pyet për këto…

VIDEO / ‘Mos bëj politikë brenda manastirit’, prifti i Zvërnecit i përvishet Tabakut: Kur të jemi në kafe, na pyet për këto…

September 22, 2026
Arrest në shtëpi për kreun e SHISH, SPAK del me deklaratë zyrtare. Zbardhen akuzat

Arrest në shtëpi për kreun e SHISH, SPAK del me deklaratë zyrtare. Zbardhen akuzat

September 22, 2026
Përndoqi ish të dashurën, por nuk mjaftohet me kaq. Ajo që ndodhi më pas në Tiranë, është e rëndë

Përndoqi ish të dashurën, por nuk mjaftohet me kaq. Ajo që ndodhi më pas në Tiranë, është e rëndë

September 22, 2026
Kampi i ferrit në Siri/ Gratë e fëmijët jetojnë nën terror, plumbat shpojnë tendat natën

Kampi i ferrit në Siri/ Gratë e fëmijët jetojnë nën terror, plumbat shpojnë tendat natën

September 22, 2026
98.65 mln lekë për platformë analitike/ OSHEE drejt Inteligjencës Artificiale: Synohet ulja e gabimeve dhe vendimmarrje më e saktë

Lehtësohen faturat e energjisë për klientët debitorë, ulen kamatëvonesat – 300 aktmarrëveshje në rajonin jugor

September 22, 2026
Arrestimi i Agasit në Durrës, SPAK: U kap pas një pune disa javore. Shpataraku përkrahu autorin

Apeli i Posaçëm le në fuqi masën “arrest në burg” ndaj Ergys Agasit

September 22, 2026
Shqiptari i lopës dhe mëzatit në Gjykatën e Hagës…

Processi ndaj ish-krerëve të UÇK / Avokati britanik zbardh strategjinë për rrëzimin e dënimeve në Apel

September 22, 2026
“Ouest France”: Shqipëria, zgjedhja mesdhetare për një javë pushimesh “all inclusive” me çmime të përballueshme

“Ouest France”: Shqipëria, zgjedhja mesdhetare për një javë pushimesh “all inclusive” me çmime të përballueshme

September 22, 2026
Erdogan kërkon OKB pa veto, Presidenti turk kërkon reformë të Këshillit të Sigurimit dhe përfaqësim më të drejtë

Erdogan kërkon OKB pa veto, Presidenti turk kërkon reformë të Këshillit të Sigurimit dhe përfaqësim më të drejtë

September 22, 2026
Horoskopi ditor për nesër, e hënë 1 qershor 2026

Horoskopi ditor për nesër, e Mërkurë 23 Shtator 2026

September 22, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com