• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, November 4, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Trump kritikon politikat e Obamës lidhur me Kubën: Përfitoi regjimi i Castros

by Java News
16/06/2017 20:52
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Presidenti amerikan Donald Trump ka kritikuar politikat e paraardhësit të tij në lidhje me Kubën, duke thënë se ato i lejuan regjimit të Castros të përfitojë më shumë nga rritja e turizmit.

Politika e re e Shtëpisë së Bardhë udhëzon Departamentin e Thesarit t’i japë fund metodës së zakonshme të vizitave në kombin komunist, duke ndaluar udhëtimet individuale mes shtetasve, sipas një dokumenti të publikuar përpara fjalimit të Trumpit, që e dha pak minuta më herët nga Miami.

Turizmi është teknikisht i ndaluar nëse rikthehet embargoja, por nën administratën “Obama”, rregullatoret lehtësuese u lejuan amerikanëve të vizitonin Kubën përmes udhëtimeve individuale. Politika e Trumpit kufizon këtë metodë udhëtimi në Kubë për individët. Amerikanët që ndjekin këtë metodë udhëtimi duhet të shkojnë në ishull në grupe.

Edhe pse Trump tha se “anuloi” politikat e Obamës, një dokument i publikuar nga zyra e Thesarit për Kontrollin e Aseteve të Huaja thekson se ndryshimet e njoftuara këtë të premte nuk do të ndikojnë derisa të nxirren rregullat e reja.

“Përfitimet nga investimet në turizëm i shkojnë drejtpërdrejt për ushtrinë. Regjimi zotëron tashmë paratë dhe industrinë. Rezultati i veprimit ekzekutiv të administratës së kaluar ka qenë thjesht një represion më i madh dhe një lëvizje për të shtypur lëvizjen paqësore demokratike”, tha Trump në Miami.

Presidenti fajësoi gjithashtu regjimin e Castros për rekordet e të drejtave të njeriut. Trump u angazhua gjithashtu se do të “ekspozojë krimet e regjimit të Castros” dhe do të mbështesë kubanët. Ai argumentoi se liria për kubanët do të ishte në interesin e amerikanëve.

“Për afro 6 dekada, populli kuban ka vuajtur nën dominimin komunist”, tha Trump. “Deri më sot, Kuba është sunduar nga të njëjtët njerëz, që kanë vrarë dhjetëra mijëra qytetarë të Kubës, të cilët synonin të përhapnin ideologjinë e tyre shtypëse dhe të dështuar edhe përmes hemisferës sonë, ndërsa dikur u përpoqën të grumbullonin armë bërthamore nga armiqtë vetëm 90 milje nga brigjet tona”.

Trump tha se do të angazhohet për një marrëveshje që do t’u shërbejë më mirë interesave të popujve të Shteteve të Bashkuara dhe Kubës. “Me ndihmën e Zotit, Kuba e lirë është ajo që ne do të arrijmë së shpejti”, tha Trump./a.ç

Next Post
Ruçi i përgjigjet presioneve të Metës: Nëse nuk dekreton qeverinë, do shkarkohesh

Meta-Ruçit: Më vjen keq për mikun tim, nuk e çova unë të 9-in, do ta marr këshilltar në presidencë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Sekretari amerikan i Sigurisë Kombëtare: Pas zgjedhjeve në SHBA do të nis hetimi për votime të paligjshme

Sekretari amerikan i Sigurisë Kombëtare: Pas zgjedhjeve në SHBA do të nis hetimi për votime të paligjshme

November 4, 2026
Zgjedhjet e mesmandatit, CNN: Rezultatet e para në Indiana tregojnë performancë më të mirë të demokratëve

Zgjedhjet e mesmandatit, CNN: Rezultatet e para në Indiana tregojnë performancë më të mirë të demokratëve

November 4, 2026
Zgjedhjet në SHBA/ Mbyllen qendrat e para të votimit në Indiana dhe Kentucky

Zgjedhjet në SHBA/ Mbyllen qendrat e para të votimit në Indiana dhe Kentucky

November 4, 2026
Trump shpall “Javën e Antikomunizmit” në SHBA, u bën thirrje amerikanëve të mbrojnë lirinë

Trump shpall “Javën e Antikomunizmit” në SHBA, u bën thirrje amerikanëve të mbrojnë lirinë

November 4, 2026
Zelensky: Roli i SHBA-së në botë mund të zvogëlohet, Evropa duhet të marrë më shumë përgjegjësi për sigurinë

Zelensky: Roli i SHBA-së në botë mund të zvogëlohet, Evropa duhet të marrë më shumë përgjegjësi për sigurinë

November 4, 2026
Trump paralajmëron dërgimin e forcave federale në qytetet demokrate: “Do të ndërhyj nëse do të jetë e nevojshme”

Trump paralajmëron dërgimin e forcave federale në qytetet demokrate: “Do të ndërhyj nëse do të jetë e nevojshme”

November 4, 2026
Apple paralajmëron për rreziqet e agjentëve të inteligjencës artificiale: Mund të kryejnë veprime pa autorizim

Apple paralajmëron për rreziqet e agjentëve të inteligjencës artificiale: Mund të kryejnë veprime pa autorizim

November 4, 2026
Zgjedhjet e mesmandatit në SHBA, raportohen probleme në disa qendra votimi, ndërsa pjesëmarrja shënon rekorde

Zgjedhjet e mesmandatit në SHBA, raportohen probleme në disa qendra votimi, ndërsa pjesëmarrja shënon rekorde

November 4, 2026
LIVE – Zgjedhjet e mesmandatit në SHBA, amerikanët votojnë për kontrollin e Kongresit

LIVE – Zgjedhjet e mesmandatit në SHBA, amerikanët votojnë për kontrollin e Kongresit

November 3, 2026
SHBA dhe Venezuela negociojnë marrëveshje ushtarake, mundësi për prani afatgjatë të trupave amerikane

SHBA dhe Venezuela negociojnë marrëveshje ushtarake, mundësi për prani afatgjatë të trupave amerikane

November 3, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In