• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, November 1, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

“Trump foli si Kina dhe Koreja e Veriut”, si u rrëzua politika e disa dekadave

by A R
13/06/2018 19:46
U.S. Army self-propelled howitzers are on positions during the annual exercise in Pocheon, near the border with North Korea, Thursday, March 10, 2016. North Korea responded to South Korean unilateral sanctions Thursday by firing short-range ballistic missiles into the sea in a show of defiance and vowing to "liquidate" all remaining South Korean assets at former cooperative projects in the North.(AP Photo/Ahn Young-joon)

U.S. Army self-propelled howitzers are on positions during the annual exercise in Pocheon, near the border with North Korea, Thursday, March 10, 2016. North Korea responded to South Korean unilateral sanctions Thursday by firing short-range ballistic missiles into the sea in a show of defiance and vowing to "liquidate" all remaining South Korean assets at former cooperative projects in the North.(AP Photo/Ahn Young-joon)

Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Samiti i Singaporit përfundoi të martën me një angazhim të Shteteve të Bashkuara dhe Koresë së Veriut për çarmatimin bërthamor të gadishullit Korean. Por njoftimi që shkaktoi më shumë bujë nuk ishte pjesë e marrëveshjes së nënshkruar zyrtarisht. Presidenti Donald Trump, pas takimit ka shprehur në mënyrë të përsëritur angazhimin e tij për të ndalur manovrat e përbashkëta ushtarake të Shteteve të Bashkuara dhe Koresë së Jugut që ai i quajti “lojëra luftarake”. Vendimi i Presidentit Trump ka krijuar paqartësi në mesin e aleatëve dhe ushtrisë amerikane të dislokuar në Korenë e Jugut.

Një moment historik në Singapor: Presidenti Trump zhvillon bisedime me udhëheqësin e Koresë së Veriut Kim Jung Un.

Pas bisedimeve Presidenti Trump i tha bashkëpunëtores së Zërit të Amerikës, Greta Van Susteren, se ai dëshiron të ndalë stërvitjet e përbashkëta ushtarake mes Shteteve të Bashkuara dhe Koresë së Jugut, që janë zhvilluar për dekada të tëra.

“Ne do të dalim nga manovrat luftarake që kushtojnë aq shumë para. Së pari, unë mendoj se ato janë shumë provokuese, prandaj dua që kjo të arrihet. Mendoj se ata janë shumë të gëzuar për këtë sepse është tepër provokuese. Gjithashtu kushtonte jashtëzakonisht shumë. Ne nuk do ta bëjmë këtë për aq kohë sa të negociojmë në mirëbesim“.

Disa ekspertë u befasuan kur dëgjuan presidentin amerikan duke i karakterizuar stërvitjet e përbashkëta ashtu siç i përshkruan ato Kina dhe Koreja e Veriut.

“Ai i quajti ato “provokuese”, një gjë që unë mendoj se asnjë president amerikan nuk e ka bërë. Ato gjithmonë kanë qenë të një natyre “mbrojtëse””, thotë Kyle Ferrier nga Instituti Ekonomik i Koresë në Amerikë.

Edhe Koreja e Jugut u befasua nga vendimi, dhe një zëdhënës i qeverisë saj tha se : “Ne duhet ta gjejmë kuptimin e saktë ose synimet e komenteve të Presidentit Trump”.

Një zëdhënës i ushtrisë amerikane në Korenë e Jugut u tha gazetarëve se trupat “nuk kanë marrë udhëzime të reja mbi ekzekutimin ose ndalimin e manovrave” dhe do të vazhdonin me qëndrimin aktual ushtarak derisa të merrnin një urdhër zyrtar për të ndryshuar misionin.

Disa e shohin vendimin e Presidentit Trump për të ndalur manovrat ushtarake si një hap prapa dhe një lëshim.

“Në fillim të vitit Kim Jong Un bëri një deklaratë ku në thelb thoshte se ai e kuptonte vlefshmërinë ligjore dhe nevojën për të mbajtur këto manovra. Tani, disa muaj më vonë, Presidenti Trump po thotë: “Ne do të heqim dorë nga manovrat.” Ky është një ndryshim i madh pa asnjë veprim nga ana e Koresë së Veriut”, thotë Kyle Ferrier nga Instituti Ekonomik i Koresë në Amerikë.

Të tjerët nuk janë dakord me këtë vlerësim, duke e quajtur këtë veprim si një hap të parë të guximshëm drejt qëllimit përfundimtar të çarmatimit bërthamor.

“Nëse kjo është vetëm një pauzë, atëherë nuk është një lëshim. Pra, ne nuk po japim asgjë. Ne thjesht nuk po ndërmarrim veprime, ndërsa vazhdojmë të stërvitemi, dhe ne kemi aftësitë tona që nuk zvogëlohen. Por nëse kjo mund të çojë në uljen e kërcënimeve dhe përfundimisht në një traktat paqeje, atëherë kjo padyshim është në interesin e Amerikës”, thotë Daniel Davis, Ish Lejtnant Kolonel amerikan nga organizata Defense Priority.

Tani për tani, çdo ndryshim i numrit të trupave amerikane në gadishullin Korean mbetet jashtë tryezës së bisedimeve, pasi Presidentit Trump i kërko Kim Jong Un-it të sigurojë hapa të verifikueshëm drejt çarmatimit bërthamor./VOA/a.m.

Next Post
Viktor Zhusti: Një dorë e zgjatur më pret ‘lart’, në një botë ku shpirti vërtitet i lirë midis yjeve

Viktor Zhusti: Një dorë e zgjatur më pret 'lart', në një botë ku shpirti vërtitet i lirë midis yjeve

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Lufta për pushtet në Poloni, Presidenti hyn në Gjykatën Kushtetuese me forcë

Lufta për pushtet në Poloni, Presidenti hyn në Gjykatën Kushtetuese me forcë

November 1, 2026
Irani kërcënon SHBA-në dhe Izraelin: Çdo sulm do të marrë përgjigje pa kufij gjeografikë

Irani kërcënon SHBA-në dhe Izraelin: Çdo sulm do të marrë përgjigje pa kufij gjeografikë

November 1, 2026
Drogë në trëndafila, sekuestrohen 100 kilogramë kokainë kolumbiane në aeroportin e Athinës, mes të arrestuarve edhe 4 shqiptarë!

I shpallur në kërkim ndërkombëtar për vrasjen e shqiptarit në Selanik, arrestohet në Greqi 26-vjeçari

November 1, 2026
“Rritje taksash e më shumë varfëri”, Berisha kundër paketës fiskale, flet për largimin e demokratëve nga protesta

“Rritje taksash e më shumë varfëri”, Berisha kundër paketës fiskale, flet për largimin e demokratëve nga protesta

November 1, 2026
Drejtuesit politik të PS, Andoni: PD në Fier e ka të vështirë! Me kandidimin jashtë liste, Rama i dha një mësim opozitës

Pushtetit i afrohen ata që nuk e meritojnë!

November 1, 2026
Çfarë ndodhi me 22-vjeçarin në Librazhd? Makina përfundoi 150 metra në greminë, i riu i plagosur

Çfarë ndodhi me 22-vjeçarin në Librazhd? Makina përfundoi 150 metra në greminë, i riu i plagosur

November 1, 2026
Kanceri i gjirit, vështirësitë në zona rurale për të ndjekur terapitë dhe trajtimet

Kanceri i gjirit, vështirësitë në zona rurale për të ndjekur terapitë dhe trajtimet

November 1, 2026
Juventus-Napoli, më shumë se ndeshje. Mund të vendosë të ardhmen e sezonit

Juventus-Napoli, më shumë se ndeshje. Mund të vendosë të ardhmen e sezonit

November 1, 2026
SPAK-u, gjykatat dhe keqkuptimi i madh mbi drejtësinë

Ilir Vrenozi, mendja më racionale e PD-së

November 1, 2026
Furtuna opozitare

Furtuna opozitare

November 1, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In