• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, September 30, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Trump e shtrëngon edhe këtë, ndryshon procesin e vizave turistike në SHBA

by Java News
23/06/2017 11:44
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Shumë shtetas të huaj që duan të vijnë për turizëm në Shtetet e Bashkuara mund të duhet të presin më gjatë për marrjen e vizës. Presidenti Donald Trump sapo ka nënshkruar një urdhër ekzekutiv për të shfuqizuar udhëzimet e miratuara nga Presidenti Obama për kohëzgjatjen e miratimit të vizës në konsullatat amerikane.

Urdhëresa e re, e nxjerrë pa ndonjë koment nga Shtëpia e Bardhë apo Departamenti i Shtetit, eliminon një seksion të urdhërit ekzekutiv të 2012 që parashikonte përshpejtimin e kohës për miratimin e vizave për turistë e vizitorë, përfshirë edhe vizat për studentë.

Urdhri i administratës Obama i kërkonte Departamentit të Shtetit të “garantojë që 80% e vizave jo për synime imigracioni të intervistohen brenda tre javësh pas dorëzimit të kërkesës”.

Urdhri i ri vjen pas disa muaj përpjekjesh nga administrata Trump për të ndryshuar disa politika në imigracion dhe për të vënë në zbatim masa të “kontrollit të rreptë”.

Një zëdhënës i Shtëpisë së Bardhë tha për Zërin e Amerikës se amendamenti “eliminon disa kërkesa arbitrare”. “Presidenti kërkon një proces vetingu të kujdesshëm, të saktë dhe jo të ngutur thjesht si rezultat i një afati kohor arbitrar,” tha zyrtari.

Kohët e fundit administrata Trump tha se procesi i vetingut të personit do të përfshinte analizën e komenteve në median sociale gjatë pesë vjetëve të fundit dhe informatat biografike të 15 vjetëve të fundit, gjë që nënkupton se punonjësit e konsullatës mund t’i kërkojnë aplikantit profilin e tij në Facebook si dhe një listë të të gjitha vendeve që ka vizituar brenda më shumë se 10 vjetësh, përgatiti ”VoA”. (b.an)

Next Post
Ish-deputeti i PD: Pakti Rama-Basha vrau garën, zgjedhje të çuditshme

“Drôle d’élection ose zgjedhjet e çuditshme”

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Do t’ju tregoj të gjithë të vërtetën”/ Ronaldo merr vendimin e papritur për Portugalinë

“Do t’ju tregoj të gjithë të vërtetën”/ Ronaldo merr vendimin e papritur për Portugalinë

September 30, 2026
Raporti: Djali i Netanyahut u evakuua fshehurazi nga Miami pas komplotit iranian për vrasjen e tij -

Netanyahu tregon tmerrin në avion: Piloti goditi me thikë kolegun dhe tentoi ta rrëzonte

September 30, 2026
Banka Qendrore e Skandaleve

Banka Qendrore e Skandaleve

September 30, 2026
Emri/ Drejtori i paraburgimit të Vlorës jep dorëheqjen nga posti dhe zbulon arsyen e vendimit

“Arresti me burg” në fokus, ndryshon Kodi Penal, Karanxha: Paraburgimi është tepruar në Shqipëri

September 30, 2026
Integrimi në BE/ Kthupi: Nuk kemi problem të shkruajmë ligje, por të arrijmë standardet

Integrimi në BE/ Kthupi: Nuk kemi problem të shkruajmë ligje, por të arrijmë standardet

September 30, 2026
Von der Leyen në Tiranë, Zogaj: Dy sfidat e mëdha të Shqipërisë janë drejtësia dhe mjedisi

Von der Leyen në Tiranë, Zogaj: Dy sfidat e mëdha të Shqipërisë janë drejtësia dhe mjedisi

September 30, 2026
Protesta e 15-të në Prishtinë! Mijëra qytetarë kërkojnë drejtësi për ish-drejtuesit e UÇK-së

Protesta e 15-të në Prishtinë! Mijëra qytetarë kërkojnë drejtësi për ish-drejtuesit e UÇK-së

September 30, 2026
Malaj: Shqipëria është më pranë Europës, progresi drejt BE-së është i pakontestueshëm

Malaj: Shqipëria është më pranë Europës, progresi drejt BE-së është i pakontestueshëm

September 30, 2026
Von der Leyen në Tiranë/ Bimo: Vizita ishte e rëndësishme! Rama ka të drejtë për veton

Von der Leyen në Tiranë/ Bimo: Vizita ishte e rëndësishme! Rama ka të drejtë për veton

September 30, 2026
Rutte: Vetëm SHBA ishte në gjendje të eliminonte kapacitetin bërthamor të Iranit

Rutte: Vetëm SHBA ishte në gjendje të eliminonte kapacitetin bërthamor të Iranit

September 30, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com