• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, October 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Trump e kritikon ashpër senatorin McCain

by Java News
24/09/2017 10:37
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Presidenti Donald Trump kritikoi Senatorin John McCain në një miting politik në Alabama, për kundërshtimin e përpjekjes së kohëve të fundit të Partisë Republikane për zëvendësimin e ligjit të shërbimit shëndetësor.

Gjatë fjalës së mbajti në një takim fushate për senatorin republikan Luther Strange, Trump tha se kundërshtimi i McCainit ishte diçka “e trishtueshme” dhe “e tmerrshme”.

“Do ta kemi më të vështirë pa votën e zotit McCain”, tha Trump, por shtoi ai, “Kemi për ta realizuar objektivin tonë”, raporton VOA.Presidenti Trump i vazhdoi sulmet ndaj Senatorit të Arizonës përmes disa tëiteve të shtunën në mëngjes. Në njërin prej tyre ai shkruante:
“John McCain nuk pati asnjëherë si qëllim ta votonte ligjin, të cilin guvernatori i tij e mbështet shumë. Ai pati zhvilluar fushatë kundër Obamacare, me veprimin e tanishëm e la në baltë Arizonën.”

Senatori McCain ja bëri të njohur republikanëve kundërshtimin e tij të premten, për zëvendësimin Aktin të Shërbimit Shëndetësor të Përballueshëm, që njihet si Obamacare, arritja e rëndësishme e ish Presidentit Obama në politikën e brendshme.

Senatori 81-vjeçar, i cili po lufton me kancerin në tru, tha se atë nuk e lejonte ndërgjegja të votonte për një ligj, që do të ndryshonte pjesë të konsiderueshme të “Obamacare” dhe do t’i zëvendësonte ato me grante për shtetet e veçanta, që t’i formulonin vetë programet individuale të shërbimit shëndetësor.

Kundërshtimi i McCain rrezikon ta hedhë poshtë propozimin e ri dhe shumë vite përpjekjesh të republikanëve për ta prishur dhe zëvendësuar atë.

Një numër i madh organizatash mjekësore dhe një grup dypartiak guvernatorësh shtetesh janë gjithashtu kundër propozimit të republikanëve, duke argumentuar se ai do të linte miliona njerëz të humbnin sigurimin shëndetësor, ose t’u pakësohej mbulimi i disa shërbimeve shëndetësore. (b.an)

Next Post
“Dukesh si dhi”, dikur e tallnin ndërsa sot është ndër më të famshmet në botë

"Dukesh si dhi”, dikur e tallnin ndërsa sot është ndër më të famshmet në botë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“U sulmuan dhunshëm dhe barbarisht”- Erion Braçe flet për agresionin ndaj deputeteve: Protesta me elementë fashistë!  Liria politike është kushtetuese

Braçe zbulon debatet në mbledhje?! Deputeti i PS: M’u tha “do protagonizëm individual”…

October 8, 2026
“Berisha nuk është lider i gjithë opozitës”- Alibeaj: Me vizitën në SHBA fitoi vetëm bastin e tij personal! Drejton një parti të gjymtuar

“Reforma territoriale është elektorale!”, Alibeaj: Rama do bëjë sërish ndryshime, nga 46 në 30 bashki

October 8, 2026
Tragjike në Itali! I riu shqiptar humb jetën gjatë prerjes së pemëve

Tragjike në Itali! I riu shqiptar humb jetën gjatë prerjes së pemëve

October 8, 2026
Harta e re Territoriale, Sara Mila: Na e ka kërkuar Europa, premtim i fushatës zgjedhore

Harta e re Territoriale, Sara Mila: Na e ka kërkuar Europa, premtim i fushatës zgjedhore

October 8, 2026
Berisha akuzon mazhorancën në Kuvend: Po asgjësoni 15 bashki për interesat tuaja korruptive

Berisha akuzon mazhorancën në Kuvend: Po asgjësoni 15 bashki për interesat tuaja korruptive

October 8, 2026
Gjykata: Urdhër-arrestet e përdorura për kontrollin e banesave të Andrew-it ishin të paligjshme

Gjykata: Urdhër-arrestet e përdorura për kontrollin e banesave të Andrew-it ishin të paligjshme

October 8, 2026
Dështon programi i tankeve, Gjermania tërhiqet nga projekti i përbashkët me Francën -

Dështon programi i tankeve, Gjermania tërhiqet nga projekti i përbashkët me Francën –

October 8, 2026
Zjarr masiv në fshatin Kotë të Selenicës, flakët u afrohen banesave

Zjarr masiv në fshatin Kotë të Selenicës, flakët u afrohen banesave

October 8, 2026
Një skandal dhe kapërcim shumë i madh ligjor, etik dhe deantologjik nga prokurorët Dado dhe Dumani

Lindi dielli shkrepi drita, po na vjen LaCivita…

October 8, 2026
Trump miraton ekzekutimin me pushkatim të autorit të masakrës së Fort Hood, do të ishte vrasja e parë ushtarake në 65 vjet

Trump: Kush thotë “Inteligjencë Artificiale” është armik i Shtëpisë së Bardhë!

October 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com