• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, October 25, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Trump akuza Kinës për ndërhyrje në zgjedhjet e vitit 2020, demokratët reagojnë ashpër

by A R
17/07/2026 08:43
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka deklaruar se Kina ka tentuar të ndërhyjë në zgjedhjet presidenciale amerikane të vitit 2020, duke pretenduar se administrata e tij ka deklasifikuar dokumente të inteligjencës që, sipas tij, e vërtetojnë këtë. Megjithatë, presidenti nuk paraqiti prova publike për të mbështetur akuzat, ndërsa ato bien në kundërshtim me vlerësimet e mëparshme të komunitetit amerikan të inteligjencës. Sipas BBC, në një fjalim rreth 30-minutësh nga Shtëpia e Bardhë, Trump tha se dokumentet e deklasifikuara tregojnë se Pekini kishte ndërmarrë përpjekje për të ndikuar në zgjedhjet e vitit 2020 në favor të ish-presidentit Joe Biden. Ai gjithashtu pretendoi se Kina kishte siguruar në mënyrë të paligjshme 220 milionë dosje votuesish amerikanë, përfshirë të dhëna personale.

Sipas Trumpit, të dhënat e votuesve në 18 shtete ishin “blerë, vjedhur ose hakuar” nga Kina. Ai akuzoi gjithashtu persona që, sipas tij, kishin dijeni për këto informacione, se nuk i kishin raportuar ato tek autoritetet qeveritare dhe Kongresi. Megjithatë, presidenti nuk paraqiti prova që Kina kishte përdorur këto të dhëna për të manipuluar sistemet e votimit apo për të ndikuar në rezultatin e zgjedhjeve.

Pretendimet e Trumpit bien ndesh me raportin e publikuar në vitin 2021 nga Këshilli Kombëtar i Inteligjencës së SHBA-së, i cili arriti në përfundimin me “besim të lartë” se Kina nuk ndërhyri në zgjedhjet presidenciale të vitit 2020 dhe nuk ndërmori veprime për të ndryshuar rezultatin e tyre. Pas fjalimit, Ambasada e Kinës në Uashington i hodhi poshtë akuzat, duke deklaruar për Reuters se Pekini “nuk ka ndërhyrë kurrë dhe nuk do të ndërhyjë kurrë në zgjedhjet presidenciale të SHBA-së”.

Nga ana tjetër, demokratët e akuzuan Trumpin se po përpiqet të minojë besimin e publikut në procesin zgjedhor përpara zgjedhjeve të mesit të mandatit. Udhëheqësi i demokratëve në Senat, Chuck Schumer, deklaroi se “në Amerikë janë votuesit që zgjedhin udhëheqësit e tyre, jo e kundërta”, duke shtuar se demokratët do të mbrojnë të drejtën e qytetarëve për të votuar pa ndërhyrje.

Next Post
Debat i fortë, Luca – protestuesve: Mos sulmoni biznesin, por pushtetin vendor

Debat i fortë, Luca - protestuesve: Mos sulmoni biznesin, por pushtetin vendor

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Vuçiç pranon humbjen: Është e qartë se ka fituar Lista Studentore!

Vuçiç pranon humbjen: Është e qartë se ka fituar Lista Studentore!

October 25, 2026
17-vjeçari masakrohet me thikë nga bashkëmoshatari i tij, vdes rrugës për në spital

Plagosi me thikë 19-vjeçarin në Korçë, arrestohet 23-vjeçari! Kishte thyer arrestin shtëpiak, iu gjet edhe drogë

October 25, 2026
Mbyllen qendrat e votimit në Serbi, pjesëmarrja 67.60 për qind

Mbyllen qendrat e votimit në Serbi, pjesëmarrja 67.60 për qind

October 25, 2026
Marine Le Pen shpall kandidaturën për presidente të Francës, synon të përfitojë nga pakënaqësia qytetare

Marine Le Pen shpall kandidaturën për presidente të Francës, synon të përfitojë nga pakënaqësia qytetare

October 25, 2026
Si shiten në rrjetet socjale maskat dhe syzet për protestat e dhunshme në Shqipëri

Si shiten në rrjetet socjale maskat dhe syzet për protestat e dhunshme në Shqipëri

October 25, 2026
Dosja “Xibraka”, Leka: Çështje me ngarkesa politike, gjuha e shpifjes është kthyer në normë…

Shkulja e pllakës së Ziver Veizit në protestë, Leka: Berisha prej 35 vitesh peng i dhunës dhe pushtetit!

October 25, 2026
Kundër reformës për ndryshimin e financimit të mediave publike, mijëra persona ngrihen në protestë në Pragë

Kundër reformës për ndryshimin e financimit të mediave publike, mijëra persona ngrihen në protestë në Pragë

October 25, 2026
“Rrugës për shtëpi… më gjeti pa ndjenja një bari”, Mirjani rrëfen aksidentin e rëndë në Greqi

“Rrugës për shtëpi… më gjeti pa ndjenja një bari”, Mirjani rrëfen aksidentin e rëndë në Greqi

October 25, 2026
“Veliaj ka detyrë të ndryshojë perceptimin popullor”/ Meçe: Rama foli qartë, pranoi korrupsionin brenda mazhorancës!

“Shpërndanë bishta lopate dhe hodhën molotov”/ Meçe: Berisha synoi destabilizimin, por dështoi me 1500 militantë

October 25, 2026
Netanyahu paralajmëron Iranin para zgjedhjeve: Mos na testoni, do të pësoni hakmarrje

Netanyahu paralajmëron Iranin para zgjedhjeve: Mos na testoni, do të pësoni hakmarrje

October 25, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In