Një person është ekzekutuar me armë zjarri dhe një tjetër ka mbetur i plagosur mbrëmjen e sotme.
Ngjarja ka ndodhur në fshatin Marmull të Gjakovës, teksa për mediat vendase ky lajm është konfirmuar nga Komandanti i Policisë për rajonin e Gjakovës, Krist Gjoka.
“Mund të konfirmoj se një person është vrarë dhe një tjetër është plagosur në fshatin Marmull të Gjakovë.
I dyshuari për vrasjen dhe plagosjen është identifikuar dhe pritet të arrestohet”, ka thënë Gjoka.
/a.r