• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, August 14, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Trondit gazetari! Kanë nisur pazaret dhe lobingjet në garën për kreun e SPAK, ja kush…

by Os De
15/10/2025 16:05
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Gazetari Flamur Vezaj tha në “Puls” nga Bruna Çifligu në A2 CNN se kur kanë mbetur edhe pak javë nga përfundimi i mandatit të Altin Dumanit në krye të Prokurorisë së Posaçme, kanë nisur lobingjet për zgjedhjen e drejtuesit të ri. 

“Unë mendoj që personazhet të cilët janë më shumë të meritueshëm për këtë pozicion janë prokurorët Adnan Xholi dhe Doloresa Musabelliu”, tha Vezaj. “Se çfarë do ndodhë në KLP, për shkak se kanë filluar edhe atje lobingjet, njohjet, favorizimet… Unë nuk kam asgjë personale qoftë me prokurorin Klodi Braho apo me Elvin Gogajn, por mos harroni që Klodian Braho është personazhi i cili në veting ja ka nxjerrë shërbimit sekret, DSI-ja, i nxori problemet sepse kishte udhëtuar me persona me precedentë penal. Nuk po themi që është një nga arsyet për mos të marrë detyrën në krye të SPAK-ut, por mendoj që zoti Xholi është më institucionalist”. 

I pyetur nga moderatorja Bruna Çifligu se kush po ndërhyn, Vezaj u përgjigj: “Edhe njerëz të politikës, edhe të bizneseve të ndryshme. Sepse drejtuesi i SPAK-ut, duke u personalizuar aq shumë me zotin Dumani, njerëzit mendojnë që drejtuesi i SPAK-ut ka shumë gjëra në dorë. Por prokurorët ende nuk e kanë kuptuar që janë të pavarur dhe për çdo gjë shkojnë dhe këshillohen me prokurorin, me drejtuesin e prokurorisë. Njerëzit janë të bindur sepse është njeri i fuqishëm, është njeri që mund të shkatërrojë dhe të ndërtojë jetë të ndryshme të personave të ndryshëm. Dhe për këtë fakt kanë filluar edhe lobingjet brenda KLP-së, qoftë nga politika e majtë apo e djathtë. Kanë filluar lobingjet edhe nga bizneset e ndryshme duke favorizuar personazh të caktuar. Kanë filluar edhe lobingjet edhe nga vetë zoti Dumani për të pretenduar ose për të lënë zëvendësin e tij të besuar në një farë mënyre”. 

Vezaj shtoi se ndonëse në procesin që përfundoi me emërimin e Altin Dumanit në krye të SPAK, pati një interesim të madh të ambasadores amerikane Yuri Kim, këtë herë nuk ka ndërhyrje nga diplomatët e huaj. 

“Në atë kohë, pjesëmarrja e ambasadores në zgjedhjen ose në prezantimin e kandidatëve pranë KLP-së u pa dhe si një presion që po ushtrohej ndaj anëtarëve të KLP-së për të zgjedhur personin e duhur, i cili pas u zgjodh zoti Dumani. Sepse se në atë kohë, mos harrojmë që kishte informacione dhe kishte ankesa nga anëtarët e KLP-së të cilët ishin shantazhuar në një farë mënyre nga politikanë të caktuar të së majtas për të mbështetur një kandidat specifik”. 

“Këtë herë nuk ka një emër specifik se për cilin kandidat ata mbështesin apo lobojnë. Të gjitha këto janë informacione që qarkullojnë për efekt të fushatave dhe lobingjeve. Ambasada amerikane, nga informacionet që kam, nuk ka asnjë preferencë të caktuar ndaj prokurorit specifik, thjesht duan që të respektohet procedura”, shtoi Vezaj. 

 

Next Post
Begaj shkresë Kushtetueses: Shpallni moskompetencë për dekretin e zgjedhjeve në Tiranë. Kërkesa e Veliajt, e pabazuar

Begaj shkresë Kushtetueses: Shpallni moskompetencë për dekretin e zgjedhjeve në Tiranë. Kërkesa e Veliajt, e pabazuar

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Sulmi izraelit vret shefin e policisë së Gazës

Sulmi izraelit vret shefin e policisë së Gazës

August 14, 2026
Farage merr mandatin e deputetit, ‘armiku’ i shqiptarëve fiton përballë “koshit të plehrave”

Farage merr mandatin e deputetit, ‘armiku’ i shqiptarëve fiton përballë “koshit të plehrave”

August 14, 2026
Spalletti ngre “murin” te Juventusi, pas Celik vjen edhe kolumbiani Lucumi

Spalletti ngre “murin” te Juventusi, pas Celik vjen edhe kolumbiani Lucumi

August 14, 2026
Zjarret në vend: 14 vatra ende aktive, problematike situata në periferinë e Tiranës dhe në Lurë

Zjarret në vend: 14 vatra ende aktive, problematike situata në periferinë e Tiranës dhe në Lurë

August 14, 2026

Shqiptarët mbajnë lidhje të forta, 24,6 % e popullsisë takohet përditë me familjen

August 14, 2026
Shqipëria po de-industrializohet, me rënien më të fortë të prodhimit në Europë pas Ukrainës

Shqipëria po de-industrializohet, me rënien më të fortë të prodhimit në Europë pas Ukrainës

August 14, 2026
Rama publikon pamje nga Kruja: Atmosferë turistësh në Muzeun “Gjergj Kastrioti Skënderbeu”

Rama publikon pamje nga Kruja: Atmosferë turistësh në Muzeun “Gjergj Kastrioti Skënderbeu”

August 14, 2026
SHBA paralajmëron Iranin: Bllokada detare mund të zgjasë pa afat

SHBA paralajmëron Iranin: Bllokada detare mund të zgjasë pa afat

August 14, 2026
Vranësira dhe reshje shiu, si parashikohet moti për javën e ardhshme

Vranësira, reshje dhe shtrëngata, ja si do të jetë moti sot

August 14, 2026
Egnatia dhe Dinamo shkruajnë historinë në Europë, rrogozhinasit sigurojnë Conference League

Egnatia dhe Dinamo shkruajnë historinë në Europë, rrogozhinasit sigurojnë Conference League

August 13, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com