• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, May 26, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Tritoli në Shkodër, Shefi i Krimeve: Të bashkohemi! Të vetëm nuk ia dalim

by Java News
14/01/2018 13:33
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Shefi i Policisë Kriminale në Shkodër, Saimir Rrustemi, ka reaguar përmes një mesazhi të fortë pas atentatit me rreth 400 gr tritol ndaj Lulzim Kullës, një emër i njohur për policinë. Shefi i Krimeve bën një apel të fortë, duke iu drejtuar të gjitha institucioneve me kokën ulur të vendosin në cilën anë do të barrikadës do të qëndrojnë.

Shefi i Krimeve bën thirrje për bashkim në luftën kundër krimit të organizuar për t’i ndryshuar faqen vendit tonë. Me kokën ulur, Rrustemi iu drejtohet dhe prokurorëve e gjyqtarëve, të heqin dorë nga korrupsioni, duke thënë se vendo ka nevojë për pjesën e tyre të drejtë e të ndershme.

“Do ul koken para prokuroreve e gjyqtareve: Boll me! Vendi ka nevoje per pjesen tuaj te drejte e te ndershme!”, shkruan Shefi i Krimeve në mesazhin e tij në ‘Facebook’.

Më tej, Rrustemi iu drejtohet edhe tatimeve, bizneseve, mësuesve, institucioneve fetare e të rinjve të bashkohen për të dhënë ndihmën e tyre në luftën kundër krimit, duke shtuar se vendi ynë nuk është dhe nuk mund të jetë ky. Mesazhi prekës i zyrtarit të lartë vjen menjëherë pas atentatit me bombë, që tronditi qytetin verior një ditë më parë, ku u plagos rëndë 42-vjeçari Lulzim Kullaj, një emër i njohur për policinë, si dhe 7 persona të ytjerë.

Reagimi i plotë:
Sot eshte 105 vjetori i themelimit te Policise se Shtetit. Kjo dite e gjen organizaten tone ne nje moment kyc te historise se saj ku ka filluar nje lufte e fuqishme brenda dhe jashte saj kunder krimit te organizuar. Nje lufte qe do ia ndryshoje faqen vendit tone.

Por te vetem ne s’ia dalim dot, s’ia dalim pa ndihmen e cdo institucioni dhe te gjitha hallkave te keti shteti. Prandaj sot une do ul koken dhe do ju lutem duke u kerkuar ndihme. Do ul koken e t’ju lutem kolegeve te mi: vendosni ne cilen ane te barrikades do qendroni. Do ul koken para prokuroreve e gjyqtareve: Boll me! Vendi ka nevoje per pjesen tuaj te drejte e te ndershme!

Do ul koken e do ju lutem tatimeve, doganave: A nuk ju mjafton? Eshte edhe momenti i juaj! Do ul koken e do ju lutem bizneseve: Mos shikoni daljen nga situatat tuaja financiare duke u mbeshtetur tek parate e krimit! Ato mund t’ju favorizojne nje moment, por ai moment do jete fundi i biznesit tuaj.

Dua te ul koken e t’u lutem mesuesve tane: Ngrihuni ne nivelin qe kerkon puna juaj, edukojini te rinjte tane qe te jene te denje per te qene pjese e paster e vendit te tyre!

Do ul koken e do ju lutem institucioneve fetare: Zoti ju ka ngarkuar me nje detyre te rendesishme, te edukoni shoqerine e t’u tregoni se cila eshte rruga e drejte dhe mos harroni se do jepni llogari para tij!

Do ul koken e do ju lutem te rinjve: Qendroni larg veseve, perbuzeni ate ndjenjen e krenarise per te qene pjese e grupeve kriminale te qytetit! Ne pamje te pare mund t’ua marre mendjen me pasurimin e shpejte me makinat e bukura apo krenarine per t’u dukur i forte, por ju garantoj qe kjo zgjedhje do ju shkurtoje jeten.

Mbase jam patetik, mbase jam i dale mode, sic me thone jam kunder rryme, por dua tua perseris: Vendi yne nuk eshte ky! Vendi yne s’mund te jete ky! Vendi yne nuk duhet te jete kurre ky! Zoti na ndihmofte!

Next Post
VIDEO/ I ftohti ekstrem në SHBA, ja si ka ngrirë lumi

VIDEO/ I ftohti ekstrem në SHBA, ja si ka ngrirë lumi

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Bashkimi Evropian mund t’u mohojë vendeve të reja anëtare të drejtën e vetos

Bashkimi Evropian mund t’u mohojë vendeve të reja anëtare të drejtën e vetos

May 26, 2026

Një kurth mizor i Edi Ramës për opozitën

May 26, 2026
Donald Trump Jr. martohet në fshehtësi, Ivanka “zbulon” dasmën luksoze

Donald Trump Jr. martohet në fshehtësi, Ivanka “zbulon” dasmën luksoze

May 26, 2026
“S’ka shtim kushtesh nga BE”, Rama: Pakt me Berishën? Sa më shumë bashkëpunoj, aq më shumë thellohet diferenca PS-opozitë

“S’ka shtim kushtesh nga BE”, Rama: Pakt me Berishën? Sa më shumë bashkëpunoj, aq më shumë thellohet diferenca PS-opozitë

May 26, 2026
“Projekte konkrete në fusha strategjike”, Hoxha takim me ministrin francez: Mbështetje për anëtarësimin e Shqipërisë në BE

“Projekte konkrete në fusha strategjike”, Hoxha takim me ministrin francez: Mbështetje për anëtarësimin e Shqipërisë në BE

May 26, 2026
Gjyqi për privatizimin e ‘Buka’, ish-vartësit e Ahmetajt: S’ndikoi te ne! Duçka ‘harron’ vendimet e gjykatës

Gjyqi për privatizimin e ‘Buka’, ish-vartësit e Ahmetajt: S’ndikoi te ne! Duçka ‘harron’ vendimet e gjykatës

May 26, 2026
Virusi i 26 majit ’96 që infektoi rëndë PD-në, por edhe politikën

Virusi i 26 majit ’96 që infektoi rëndë PD-në, por edhe politikën

May 26, 2026
Gjykata Speciale shtyn vendimin për ish-krerët e UÇK, kërkohen edhe 60 ditë shtesë nga trupi gjykues

Gjykata Speciale shtyn vendimin për ish-krerët e UÇK, kërkohen edhe 60 ditë shtesë nga trupi gjykues

May 26, 2026
Konferenca e 8-të Ndërqeveritare Shqipëri-BE, Rama pritet nga Kryeministri i Belgjikës

Konferenca e 8-të Ndërqeveritare Shqipëri-BE, Rama pritet nga Kryeministri i Belgjikës

May 26, 2026
“Spanja mbështet integrimin e Shqipërisë në BE”, Peleshi takon kryeparlamentaren spanjolle në Madrid

“Spanja mbështet integrimin e Shqipërisë në BE”, Peleshi takon kryeparlamentaren spanjolle në Madrid

May 26, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In