• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, October 3, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Tritol mjetit të Naim Qarrit, pistat ku po hetohet

by A R
22/08/2017 10:50
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Shpërthimi i tritolit në makinën e Naim Qarri duket se ka lidhje me konflikte që Presidenti i Kamzës ka me persona të tjerë.

Burime nga Policia e Tiranës thanë për Report TV se po hetohet për konfliktet që Naim Qarri ka patur në fushën e biznesit.

Për këtë arsye do kërkohen të gjitha tabulatet telefonike të celularëve të Naim Qarrit, për të parë nëse ai është kërcënuar kohët e fundit.

Gjithashtu po hetohet edhe pista e konfliktit për shkak të rolit që ai ka si President i Kamzës. Vendosja e tritolit në pjesën e poshtme të makinës tip Hammer dhe shpërthimi në një moment që aty nuk ka patur njeri, tregon sipas hetuesve se kemi të bëjmë me një paralajmërim që I është bërë Naim Qarrit.

Naim Qarri: Nuk kam konflikte
Presidenti I Kamzës në dëshminë që ka dhënë në Polici është shprehur se nuk ka konflikt me njeri. “Nuk e di se kush e ka vendosur lëndën shpërthyese. Nuk kam konflikt me njeri”, – është shprehur Presidenti I Kamzës.

Por sipas hetuesve Naim Qarri ka fshehur disa konflikte që ka patur në muajt e fundit, për të cilët Policia thotë se po verifikon ccdo rast. Dyshohet se edhe disa borxhe të vjetra mund të jenë shkak i paralajmërimit që i është bërë Qarrit, duku i vendosur lëndë shpërthyese.

150 gr tritol iu vendos Presidentit të Kamzës në pjesën e poshtme të makinës në Bathore. Ngjarja ndodhi mbrëmjen e djeshme dhe hetuesit thonë se kemi të bëjmë me një shpërthim me telekomandë, për këtë arsye janë sekuestruar kamerat e disa bizneseve në zonë, për të zbuluar personat që e kanë vendosur tritolin poshtë makinës.

Naim Qarri kishte parkuar makinën dhe ishte në një lokal aty pranë, kur ka ndodhur shpërthimi i fuqishëm. Policia ka shoqëruar 6 persona të cilët janë marrë në pyetje, nëse kanë pare apo jo personin që ka vendosur tritolin poshtë makinës.

Next Post
Emily Ratajkowski, sa “hot” me bikini (FOTO)

FOTOT/ E çfarë tjetër di të bëjë më mirë Emily...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

VIDEO/ Zjarr dhe re e madhe tymi në Riad, Huthët shtojnë sulmet ndaj Arabisë Saudite

VIDEO/ Zjarr dhe re e madhe tymi në Riad, Huthët shtojnë sulmet ndaj Arabisë Saudite

October 3, 2026
VIDEO/ Etrit Berisha del me të kuq, Shqipëria mbetet me 10 lojtarë! Finlanda barazon ndeshjen

VIDEO/ Etrit Berisha del me të kuq, Shqipëria mbetet me 10 lojtarë! Finlanda barazon ndeshjen

October 3, 2026
Marrëveshja e fshehtë në tryezën Trump-Putin, miliardat e naftës ruse futen në negociatat për paqen në Ukrainë

Marrëveshja e fshehtë në tryezën Trump-Putin, miliardat e naftës ruse futen në negociatat për paqen në Ukrainë

October 3, 2026
VIDEO/ Shqipëria shpërthen që në minutën e 4-t, Manaj ndëshkon Finlandën!

VIDEO/ Shqipëria shpërthen që në minutën e 4-t, Manaj ndëshkon Finlandën!

October 3, 2026
Dosja hetimore/ Mesazhet e fundit dhe dëshmitë zbardhin çfarë ndodhi para vetëvrasjes së Xhuana Nikollajt, presioni i Eraldo Fizit dhe frika për familjen

Dosja hetimore/ Mesazhet e fundit dhe dëshmitë zbardhin çfarë ndodhi para vetëvrasjes së Xhuana Nikollajt, presioni i Eraldo Fizit dhe frika për familjen

October 3, 2026
Të pafatët e ditëve festive, ja tre shenjat e horoskopit që do të kenë një Krishtlindje të vështirë

Horoskopi i dashurisë për tetorin 2026/ Dalin sekretet e vjetra, disa shenja përballen me kthesa të forta në lidhje

October 3, 2026
Rusia kryen bombardime edhe në Odesa, hedh në erë anijen tregtare, të paktën një i vrarë dhe tre të plagosur!

Rusia kryen bombardime edhe në Odesa, hedh në erë anijen tregtare, të paktën një i vrarë dhe tre të plagosur!

October 3, 2026
“S’e di se si mund të bllokohet me 83 mandate!”- Berisha mati ‘pulsin’ e aleatëve, por ata ia thanë kritikat në sy! Replikat e forta në selinë blu për bojkotin, protestat e reformën

“S’e di se si mund të bllokohet me 83 mandate!”- Berisha mati ‘pulsin’ e aleatëve, por ata ia thanë kritikat në sy! Replikat e forta në selinë blu për bojkotin, protestat e reformën

October 3, 2026
Zjarr i përmasave të mëdha në kullotat e Karjanit në Gjirokastër, era favorizon flakët

Zjarr i përmasave të mëdha në kullotat e Karjanit në Gjirokastër, era favorizon flakët

October 3, 2026
Nga tërmetet te mjedisi, Shqipëria kërkon recetën japoneze të përballjes me fatkeqësitë natyrore

Nga tërmetet te mjedisi, Shqipëria kërkon recetën japoneze të përballjes me fatkeqësitë natyrore

October 3, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com