• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, October 3, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“S’e di se si mund të bllokohet me 83 mandate!”- Berisha mati ‘pulsin’ e aleatëve, por ata ia thanë kritikat në sy! Replikat e forta në selinë blu për bojkotin, protestat e reformën

by A. Q
03/10/2026 14:57
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Sali Berisha mblodhi aleatët politikë për të diskutuar reagimin ndaj Reformës Territoriale, me propozime që varionin nga protestat kombëtare deri te bojkoti i zgjedhjeve.

Pas takimit, Berisha nuk bëri të ditur një vendim konkret, por theksoi protestën si rrugën kryesore të opozitës ndaj mazhorancës.

Në prag të votimit të Reformës Territoriale dhe zgjedhjeve lokale, Sali Berisha mblodhi në seli 15 aleatë të tij për të bërë testin e parë.

Qëllimin e tregoi që në fjalën hyrëse, duke pohuar se kërkonte mendimin e bashkëpunëtorëve për reagimin ndaj mazhorancës nëse nuk tërhiqet nga projekti për të shkrirë 15 bashki.

“Është një situatë pra në të cilën mendova të këshillohem edhe me ju për këtë çështje të rëndësishme”, deklaroi Berisha.

Aleatët e Berishës propozuan nga protesta deri në bojkot të zgjedhjeve.

“Ka nevojë për një gjallërim jo vetëm të ripërtëritjes së PD, por ripërtëritje të të gjithë koalicionit”, deklaroi Fatmir Mediu, kreu i PR.

“Propozimi im është që të thërrasim një protestë kombëtare, të gjithë shqiptarët të jenë në Tiranë”, tha Tedi Blushi, Sekretar i Përgjithshëm i PL.

“Po shumë dakord”, tha Berisha.

“Mendoj që të mos marrin fare pjesë në zgjedhje, nëse këta vazhdojnë me imponim, pse çfarë u bë ai?”, deklaroi Arjan Starova, kreu i BLD.

Nard Ndoka ishte kritik ndaj Berishës edhe pse të dy ranë në një mendje për të mos pranuar bojkotin.

“Opozita ka përgjegjësinë politike, duke i thënë padrinos se ne të bllokojmë. Kjo nuk është hajde të thërrasim një protestë kot. Ia bëre muaj mjalti Ramës dhe ne na le në terr”, u shpreh kreu i PDK, Nard Ndoka mes të tjerash.

“Braktisja e institucioneve është në interes të diktaturës”, tha Berisha.

“Unë them ta bllokojmë jo ta braktisim”, tha Ndoka.

“Se si mund të bllokohet me 83 mandate, nuk e di”, vijoi kryedemokrati.

Sali Berisha pasi dëgjoi të gjithë aleatët, nuk tregoi vendimin as në takimin me dyer të hapura dhe as pas largimit të kamerave, por përsëriti thirrjen se duhet që të zhvillohen protesta pa një datë se kur.

“Rruga e vetme është protesta për largimin e tij”.

Next Post
Rusia kryen bombardime edhe në Odesa, hedh në erë anijen tregtare, të paktën një i vrarë dhe tre të plagosur!

Rusia kryen bombardime edhe në Odesa, hedh në erë anijen tregtare, të paktën një i vrarë dhe tre të plagosur!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Trajneri Maran pas humbjes me Finlandën: Na penalizuan vendimet e arbitrit

Trajneri Maran pas humbjes me Finlandën: Na penalizuan vendimet e arbitrit

October 3, 2026
Shpërthen Ylli Manjani: Prokurorë, shkoni me lule te varri i Enverit. Ai nuk lejonte avokatët!

Opozita e Taiwanit…

October 3, 2026
Rey Manaj optimist pas humbjes me Finlandën: Në fund do dalim të parët!

Rey Manaj optimist pas humbjes me Finlandën: Në fund do dalim të parët!

October 3, 2026
Kush duhet të turpërohet?

Kush duhet të turpërohet?

October 3, 2026
Kreshnik Spahiu komenton reagimin e Eli Farës pas publikimit të videove intime: Duke mbrojtur alibinë e Hilës, u bë bashkëpunëtore

Kreshnik Spahiu komenton reagimin e Eli Farës pas publikimit të videove intime: Duke mbrojtur alibinë e Hilës, u bë bashkëpunëtore

October 3, 2026
Shqipëria nis me gol, por kartoni i kuq i Berishës përmbys gjithçka! Finlanda mposht kuqezinjtë 2-1 në Helsinki

Shqipëria nis me gol, por kartoni i kuq i Berishës përmbys gjithçka! Finlanda mposht kuqezinjtë 2-1 në Helsinki

October 3, 2026
“Ta bëjmë Serbinë sërish të madhe”/ Mesazhe provokuese në Beograd, kopjojnë sloganin e Trump

A do të sjellin gjë zgjedhjet për popullin serb?

October 3, 2026
Paketa e re për fëmijët pa kujdes prindëror, 200 familje kujdestare në gjithë vendin dhe pagesë mujore për të miturit

Paketa e re për fëmijët pa kujdes prindëror, 200 familje kujdestare në gjithë vendin dhe pagesë mujore për të miturit

October 3, 2026
Arabia Saudite përgatit goditjen ndaj Huthëve, zbardhen dy skenarët e sulmit dhe plani për mobilizimin e mbi 100 mijë trupave

Arabia Saudite përgatit goditjen ndaj Huthëve, zbardhen dy skenarët e sulmit dhe plani për mobilizimin e mbi 100 mijë trupave

October 3, 2026
VIDEO/ Finlanda përmbys Shqipërinë, gol sërish me goditje dënimi

VIDEO/ Finlanda përmbys Shqipërinë, gol sërish me goditje dënimi

October 3, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com