• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, March 30, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Tritan Shehu: Shqiptarët duhet të ulërijnë fort, Rama po na çon në Lindje. “Jugosllavia e re” është në prag

by Java News
23/08/2021 17:30
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Deputeti demokrat, Tritan Shehu, ndërsa ka përkujtuar viktimat e regjimit aktual të Tiranës, sot në Ditën e viktimave të regjimeve totalitare e autoritare, i është kundërvënë Qeverisë, duke thënë se viktima të këtij regjimi janë ata mijëra të vdekur, edhe nga Covid-i.

Ai thotë se kjo Qeveri nuk u siguron këtyre të fundit as të drejtën elementare, atë të shëndetësisë falas.

“Shqiptarët duhet të ulërijnë fort pikërisht në këtë ditë”, është shprehur ai.

Shehu  gjithashtu ka thënë se viktima të këtij regjimi janë ata qindra mijëra, që u detyruan të braktisin vendit në tetë vite nga diskriminimi, varfëria, pasiguria, pamundesia për mbështetje arsimore, shëndetësore, etj.

“Janë viktima të këtij regjimi ata që për të siguruar “kafshatën” detyrohen të punojnë nën pushtetin e trafikantëve në fushat e kanabisit në Shqipëri etj, produkt i përbashkët i këtij regjimi me krimin. Janë viktima të këtij regjimi ato vajza, që detyrohen të prostituojnë kudo, sepse ky regjim i la në mes të katër rrugëve”, thekson më tej.

“Në fakt është viktimë e këtij regjimi i gjithë ky popull për varfërinë, pa punësinë, mungesën e mbështetjes sociale, etj, për deformimin e thellë të demokracisë, që ky regjim ka realizuar.

Janë viktima të këtij regjimi të gjithë shqiptarët, edhe në Kosovë, për goditjen e rëndë, që i dha interesave kombëtare nëpërmjet mekanizmave si “Jugosllavia e Re”, ndryshimi i kufijeve, vendosja e Vuçiçit si lider i Ballkanit etj, me pasoja të rënda afat gjatë.

“Dhe në fund të kësaj liste, që mund të zgjtatet pa fund krimesh të këtij regjimi, po vendos devijimin, që ky po i bën rrugës europiane e Perëndimore të të gjithëve ne, për të na degdisur diku larg në Lindje. Sepse, këta regjime janë të papranueshëm për demokracitë, për Europën, Perëndimin dhe e kanë strehën diku larg në skutat lindore.

Pikërisht aty ku fatkeqësisht të tilla regjime po shtohen dhe po bëhen gjithmonë e më të rrezikshme për vlerat, liritë, demokracinë, si po ndodh me vendin tonë”, përmbyll Shehu./m.j

Next Post
“Të lutem mos më vrit”/ Burri ekzekuton gruan e tij dhe më pas largohet nga banesa i përgjakur

“Të lutem mos më vrit”/ Burri ekzekuton gruan e tij dhe më pas largohet nga banesa i përgjakur

Comments 1

  1. Baca says:
    5 years ago

    Lavdi preshit heroik!

    Reply

Leave a Reply to Baca Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

A ta therim patën?

A ta therim patën?

March 30, 2026
2.3 miliardë të krishterë në ankth! Konflikti mes Kishës Katolike dhe Izraelit në Jeruzalem

2.3 miliardë të krishterë në ankth! Konflikti mes Kishës Katolike dhe Izraelit në Jeruzalem

March 30, 2026
Spanja mbyll hapësirën ajrore për avionët amerikanë të përfshirë në luftën me Iranin

Spanja mbyll hapësirën ajrore për avionët amerikanë të përfshirë në luftën me Iranin

March 30, 2026
Pse Mimozat vyshken kaq herët në Shqipëri?

Pse Mimozat vyshken kaq herët në Shqipëri?

March 30, 2026
Babai i Ervis Martinajt në GJKKO: Djali im është vrarë në Durrës! E dinë të gjithë, përveç medias dhe Prokurorisë

Babai i Ervis Martinajt në GJKKO: Djali im është vrarë në Durrës! E dinë të gjithë, përveç medias dhe Prokurorisë

March 30, 2026
Zgjidhet pasuesi i Prodës, Skënder Hita merr drejtimin e Policisë së Shtetit

Zgjidhet pasuesi i Prodës, Skënder Hita merr drejtimin e Policisë së Shtetit

March 30, 2026
Pasi u ofrua si kandidat për Tiranën, Braçe i kërkon KQZ-së rezultatet e tij që nga zgjedhjet e 1996-ës

Pasi u ofrua si kandidat për Tiranën, Braçe i kërkon KQZ-së rezultatet e tij që nga zgjedhjet e 1996-ës

March 30, 2026
Në pritje të ëmbël, Ajola Xoxa kërkon ndryshim të masave të sigurisë për të dalë jashtë shtetit

Në pritje të ëmbël, Ajola Xoxa kërkon ndryshim të masave të sigurisë për të dalë jashtë shtetit

March 30, 2026
Konflikti në Lindjen e Mesme/ Irani konfirmon vdekjen e komandantit detar, Alireza Tangsiri

Konflikti në Lindjen e Mesme/ Irani konfirmon vdekjen e komandantit detar, Alireza Tangsiri

March 30, 2026
Dita Botërore e Mjekëve, Rama: Kontributi juaj, thelbësor në avancimin e një shëndetësie që përmbush standardet europiane

Dita Botërore e Mjekëve, Rama: Kontributi juaj, thelbësor në avancimin e një shëndetësie që përmbush standardet europiane

March 30, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In