• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, April 2, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Tregtarët e Evropës

by Java News
06/07/2015 16:31
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Njomëzakët përsëritin pa pushim se Evropa është bijë e filozofisë greke, e së drejtës romake dhe e besimit të krishterë; kur e vërteta tregon se është bijë e eliminimit të tyre. Kjo është Evropa e përkufizuar nga lapsi i mprehtë i Juan Manuel de Pradës.  Diku tani e tremijë vjet të shkuara duke filozofuar në biseda hyjnore, grekët e vjetër krijuan nga asgjëja edhe atë që sot njohim si “demokraci”, e cila ka ardhur duke evoluar, rritur, shtuar e degjeneruar sipas nevojës së përdoruesve modernë.  Megjithatë Greqia është prapë në modë…

Nga Erion Hiluku

…Në mediat e shkruara e vizive dhe në rrjetet sociale bëhet nami për Greqinë. Në rrjetet sociale, shyqyr që i kemi se na shpëtuan, shprehen të palodhur nga smartfonët e tyre edhe krerët e Evropës e të bankave ndërkombëtare. Jashtëzakonisht të shqetësuar, nga hotele luksozë, shprehen si profetë duke parashikuar të zeza, të bardha e ylberë për popullin grek. Sigurisht që ky i fundit duhet të paguajë edhe faturat e hoteleve të tyre, udhëtimet me avjon dhe skortat e pafundme ndërkohë që i bëjnë derman. Të gjithë personazhet në skenën evropiane nxitojnë të bëhen protagonistë, qoftë edhe të një tragjedie. Ka vite që ndjekim këtë spektakël të improvizuar fijet e të cilit drejtohen jo nga një autor por nga vetë personazhet, natyrisht nga personazhet që kryesojnë Evropën dhe që kanë edhe topin e gjuajnë edhe penalltinë. Shpeshherë spektatorët, si në veprat e Shakespeare, dinë gjëra për të cilat personazhet nuk kanë dijeni. Mbase edhe qeveritarët grekë, duke menduar se janë në një demokraci përtej asaj që imagjinonte Aristoteli, kërkuan të drejtën e rebelimit, kërkuan të drejtën e shtyrjes së afateve.

Me kishën jemi ndeshur, i dashur Sancho. Ata do kenë lexuar Platonin e Aristotelin në dialogët e tyre por sigurtë që nuk e kanë lexuar Fishtën kur tregon për Evropën. Loja është e rëndë prandaj duhet luajtur tërhiq e mos e këput, dhe nëse Evropa e ngre zërin duhet ndenjur urtë e shtrënguar rripi e le të shkojë thika në ashtë, apo nuk shikoni sa mirë po i ecën Spanjës dhe Portugalisë kështu.

Qeveritë e tyre rrinë urtë e butë e rritin taksa e shkurtojnë vende pune e ulin paga ndërkohë e lusin Zotin që popujt e tyre të mos rebelohen se sa për ato do paguhet harac gjithë jetën. Lojërat bankare të numrave me ulje e ngritje koeficentesh evropiane, bursa e luhatje të euros e të dollarit e të naftës bëjnë kërdinë me panik në popujt që janë pjesë e euro grupit pa ia prishur humorin ndonjë populli që është më shumë me një këmbë andej se këndej. Shpeshherë ato janë para virtuale të cilët popujt as që i kanë parë e lë më prekur, para që jepen me firmën e politikanëve dhe bankierëve, me përgjegjësinë virtuale të ofertave dhe përqindjeve, para që fluturojnë e zhduken nga të njëjtët autorë, por që pastaj duhen paguar nga gjaku dhe djersa e ballit e popujve.

Për një person që më shumë merret me filozofi se me ekonomi, por që jeton me këmbë në tokë, një nga manualet më të mira të së drejtës juridiko-ekonomike është padyshim vepra e Shakespeare: Tregëtari i Venecias. Kështu kjo vepër prekëse deri në lotë, gëzimi në fund, ngjan sot aktuale. Aty janë Bassanio dhe miku i tij Antonio me anijet e mbytura, përballë afatit dhe borxhit, dhe nëse nuk e kthejnë borxhin në kohë banka ruan të drejtën e prerjes së një kileje mish nga trupi i Antonios, ku të dëshirojë bankieri Shylock. Natyrisht që nuk bëhet fjalë vetëm për para, por për vlera njerëzore, për trishtimin, vetminë dhe melankolinë, e në fund edhe për tradhëtinë dhe dashurinë. Dhe kjo vepër teatrale dihet si mbaron sepse Shakesperare nuk shkruante vetëm tragjedi, dhe se as bankieri nuk e kishte parashikuar të priste pa derdhur gjak.

Për të përfunduar më duhet të kthehem në fund të fillimit, sepse gjithandej dëgjoj fjalën referendum. Ky, mbase pak i mbivlerësuar dhe i nxituar më kthen në fillimet e krishtera. Si dje me duket referendumi i organizuar shpejt e shpejt nga Pilati. I surprizuar nga vendimi popullor ai nuk arriti të lante mirë as duart, le më ndërgjegjen e tij. Bëhuni gati pra se populli dikë do të kryqëzojë, dhe nuk do të mjaftojë larja e duarve, sepse në hipokrizinë evropiane të gjithë e keni hedhur gurin e parë.

Next Post

Korrik 'i ftohtë' diplomatik

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Emiratet e Bashkuara Arabe: Të gatshëm t’i bashkohemi luftës për rihapjen e Ngushticës së Hormuzit

Emiratet e Bashkuara Arabe: Të gatshëm t’i bashkohemi luftës për rihapjen e Ngushticës së Hormuzit

April 1, 2026
Morën peng dhe dhunuan një 28-vjeçar në Tiranë, tre të rinj në pranga

“Hajdeni se kam vrarë mamanë”/ Telefonata e pazakontë alarmon Policinë e Vlorës, çfarë rezultoi pas verifikimeve

April 1, 2026
Ekspertët: Heqja e subvencionit të naftës rrit kostot, fermerët shqiptarë më pak konkurrues

Ekspertët: Heqja e subvencionit të naftës rrit kostot, fermerët shqiptarë më pak konkurrues

April 1, 2026
Alarmi për sulme nga Irani, Rexhaj: SHBA është e shqetësuar për qytetarët e saj! Iranianët janë si shqiptarët e viteve ’80

Alarmi për sulme nga Irani, Rexhaj: SHBA është e shqetësuar për qytetarët e saj! Iranianët janë si shqiptarët e viteve ’80

April 1, 2026
Nga dyert e mbyllura te dera e gjykatës: Karma e PD-së dhe beteja që tani mund zhvendoset sërish në sallë gjyqi

Nga dyert e mbyllura te dera e gjykatës: Karma e PD-së dhe beteja që tani mund zhvendoset sërish në sallë gjyqi

April 1, 2026
“Hamendësim! Nuk kemi informacione shqetësuese”, qeveria shqiptare reagon pas alarmit të ambasadës amerikane për sulmet e Iranit

“Hamendësim! Nuk kemi informacione shqetësuese”, qeveria shqiptare reagon pas alarmit të ambasadës amerikane për sulmet e Iranit

April 1, 2026
Blindohet Fushë-Kruja, aksion “blic” i policisë për ndalimin e personave në kërkim

Blindohet Fushë-Kruja, aksion “blic” i policisë për ndalimin e personave në kërkim

April 1, 2026
Macron bën gjestin e “Dragon Ball” me kryeministren e Japonisë. Momenti viral nga takimi

Macron bën gjestin e “Dragon Ball” me kryeministren e Japonisë. Momenti viral nga takimi

April 1, 2026
Lorenc Vangjeli: Rrezik nga celulat e fjetura në Shqipëri

Lorenc Vangjeli: Rrezik nga celulat e fjetura në Shqipëri

April 1, 2026
Alarmi i ambasadës amerikane për Iranin në Shqipëri/ Zogaj: Ka vend për vigjilencë por jo për panik

Alarmi i ambasadës amerikane për Iranin në Shqipëri/ Zogaj: Ka vend për vigjilencë por jo për panik

April 1, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In