• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, November 4, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Analistët: Sekretari Rubio, me kurs të ri për frenimin e Kinës

by F M
29/01/2025 22:01
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Sekretari i Shtetit, Marco Rubio, ka shpallur strategjinë e tij për Azinë Juglindore dhe Lindore, e cila do të fokusohet në frenimin e ndikimit të Kinës dhe forcimin e politikave amerikane në rajon. Analistët thonë se nën udhëheqjen e Rubio, Shtetet e Bashkuara do të intensifikojnë presionin ndaj Pekinit për të siguruar paqen rajonale dhe për të mbrojtur interesat amerikane.

Në ditën e tij të parë në detyrë, Rubio bëri një prezantim të shkurtër të politikës së jashtme amerikane. Gjatë një fjalimi për personelin e Departamentit të Shtetit, pas betimit më 21 janar, ai theksoi se “puna jonë në mbarë botën është të sigurojmë që të kemi një politikë të jashtme që avancon interesin kombëtar të Shteteve të Bashkuara”. Ai shtoi gjithashtu se “qëllimi kryesor i politikës globale është nxitja e paqes dhe shmangia e konflikteve”.

Sekretari Rubio do të koordinohet me zyrtarët e rajonit dhe agjencitë amerikane të sigurisë, duke përfshirë Pentagonin dhe shërbimet e zbulimit, për të formuluar një strategji të koordinuar për Azi-Paqësorin. Mark Kennedy, drejtor i Institutit “Wahba” për Konkurrencën Strategjike, tha se politika e Rubio për Azinë Juglindore do të fokusohet në frenimin e Kinës përmes forcimit të tregtisë amerikane, partneriteteve të sigurisë dhe diversifikimit të zinxhirit të furnizimit.

Në lidhje me Korenë e Veriut dhe Rusinë, Rubio do të kërkojë që Kina të ushtrojë presion mbi Phenianin për të rifilluar negociatat me Shtetet e Bashkuara. Joseph DeTrani, ish-dërguar i posaçëm për bisedimet me Korenë e Veriut, sugjeron se një marrëveshje e mundshme, me ose pa ndihmën e Kinës, mund të ndihmojë në largimin e Koresë së Veriut nga Rusia.

Sekretari Rubio është i njohur për qëndrimet e tij të ashpra kundër autoritarizmit dhe shkeljeve të të drejtave të njeriut, një qëndrim që ka karakterizuar gjithashtu karrierën e tij politike. Rubio, i cili u rrit në Majemi nga prindër emigrantë kubanë, ka pasur gjithmonë një qëndrim të fortë kundër regjimeve komuniste dhe pritet që kjo të ndikojë në qasjen e tij si Sekretar i Shtetit.

Next Post
Vangjeli: Pezullimi i fondeve nga ShBA-ja godet rëndë shoqërinë civile në Shqipëri

Vangjeli: Pezullimi i fondeve nga ShBA-ja godet rëndë shoqërinë civile në Shqipëri

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Obama pas zgjedhjeve të mesmandatit në SHBA: Votuesit dërguan një mesazh të qartë, demokratët duhet të përveshin mëngët

Obama pas zgjedhjeve të mesmandatit në SHBA: Votuesit dërguan një mesazh të qartë, demokratët duhet të përveshin mëngët

November 4, 2026
Pas rekordit historik, kriza e Hormuzit prek edhe tregun e makinave në Shqipëri. Bien regjistrimet në prill

Detyrimi i ri për taksën vjetore të makinave me naftë dhe benzinë, rritje deri në 2.7 herë

November 4, 2026
Demokratët në Merilend synojnë të ndryshojnë hartën zgjedhore për të marrë një tjetër vend në Kongres

Demokratët në Merilend synojnë të ndryshojnë hartën zgjedhore për të marrë një tjetër vend në Kongres

November 4, 2026
Pas humbjes në zgjedhjet e mes-mandatit, Trump ndryshon sloganin MAGA në VETO

Pas humbjes në zgjedhjet e mes-mandatit, Trump ndryshon sloganin MAGA në VETO

November 4, 2026
Nata që përmbysi Donald Trump, demokratët fitojnë dy dhomat e Kongresit

Nata që përmbysi Donald Trump, demokratët fitojnë dy dhomat e Kongresit

November 4, 2026
Irani pas zgjedhjeve në SHBA: Amerikanët i thanë jo luftës

Irani pas zgjedhjeve në SHBA: Amerikanët i thanë jo luftës

November 4, 2026
Mbyllen të gjitha qendrat e votimit në SHBA për zgjedhjet e mesit të mandatit 2026

Mbyllen të gjitha qendrat e votimit në SHBA për zgjedhjet e mesit të mandatit 2026

November 4, 2026
Trump: Lufta me Iranin luajti një rol në zgjedhjet e mesit të mandatit, duhet të bëjmë diçka të madhe

Trump: Lufta me Iranin luajti një rol në zgjedhjet e mesit të mandatit, duhet të bëjmë diçka të madhe

November 4, 2026
James Talarico shpallet senator i Teksasit, demokratët rikthejnë përfaqësimin pas më shumë se 30 vitesh

James Talarico shpallet senator i Teksasit, demokratët rikthejnë përfaqësimin pas më shumë se 30 vitesh

November 4, 2026
Demokratët marrin kontrollin e Kongresit amerikan, fitojnë Senatin dhe Dhomën e Përfaqësuesve

Demokratët marrin kontrollin e Kongresit amerikan, fitojnë Senatin dhe Dhomën e Përfaqësuesve

November 4, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In