• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, October 15, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Korrik ‘i ftohtë’ diplomatik

by Java News
06/07/2015 16:32
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Ben Andoni

Shqipërisë diplomatike do t’i duhet të përballet me dy sfida të mëdha për muajin Korrik. Por ndërsa për vizitën e znj. Merkel, kancelares gjermane, puna e diplomacisë sonë do jetë teknike edhe honorifike, pasi ardhja e saj konsiderohet një shtysë për marrëdhëniet e të gjithë Ballkanit Perëndimor, kua dominojnë krijimi i projekteve të përbashkëta për çështjet e infrastrukturës; nuk është njësoj impenjimi diplomatik për vizitën e dytë, që i është konfirmuar vetëm koha, në gjysmën e dytë të muajit. E fjala në këtë rast është se në momentin më delikat të dy dekadave të fundit, qeveria greke po bën një hap gati pindarik të përballet me një paketë me shtatë pika për Shqipërinë. Që do të thotë se do negociohet për Paktin Detar në kushte teknike, Heqjen e Ligjit të Luftës, njohjen e Kosovës, ndërtimin e varrezave të tjera greke e më e rënda shmangja e faktorit politik çam!!!

Sigurisht që s’ka të përbashkët mes tyre nga rangu, por nga rëndësia diplomatike mund të ketë një lloj barazimi, kur mendon se Greqia po i afrohet njohjes së Kosovës, e diktuar nga realiteti dhe kushtet. Edhe koha e qëndrimit të tyre s’do jetë e njëjtë, pasi znj, Merkel do të marrë pjesë vetëm pak orë: në konferencën ekonomike, që do të mbahet tek “Tirana BiznesPark”, një investim gjerman që u përurua pak ditë më parë nga kryeministri Rama, dhe do vazhdojë turin e saj pas protokollit me dy njerëzit e parë të shtetit drejt vendeve të tjera, për të parë realisht ndryshimin. Kurse përfaqësuesit grek i duhet të bëjë të fortin dhe do qëndrojë më shumë. Që do të thotë se mes shumë kushteve, ai do t’i kërkojë qeverisë shqiptare, referuar medias, të ndikojë në largimin e faktorit PDIU, e cila konsiderohet si një forcë nacionaliste dhe penguese për marrëdhëniet e mira mes dy vendeve.

Në fakt, steka duket e ngritur lart, sepse çështja më imediate është diskutimi për Marrëveshjen e Detit të vitit 2009, ku qeveria greke nuk ka pranuar rinegocim, por do të marrë në konsideratë vetëm korrigjimet e mundshme teknike. Dhe, kushti është heqja e Ligjit të Luftës me Shqipërinë, e miratuar nga dekada të shkuara, njohja e Kosovës dhe sërish për të ngritur rëndësinë: respektimi i të drejtave të minoritetit grek në Shqipëri.

Duke i parë të gjitha këto elementë mund të kuptosh edhe më mirë përqasjen e këtyre dy anëtarëve të komunitetit evropian, mes tyre. Ndërsa fqinji ynë, që duhej të ishte më galant dhe më mirëkuptues, është gjithnjë kushtëzues; Gjermania, përshfaqet si lokomotivë e vërtetë e Evropës dhe direkte në ndihmën e saj ndaj Ballkanit për një të ardhme më të mirë.

Dhe, një arsye tjetër është se kur mendon që Greqia po e shfrytëzon hapin e saj drejt njohjes së Kosovës, që në fakt, është një e vërtetë që po e sjell koha, është jo e këndshme. Kjo, nga një anë, tregon se Greqia e dikurshme, parimet e të cilës janë mbi bazën e evropianizimit, me të sotmen janë tejet larg. U zgjatëm shumë me të, por të mos harrojmë se edhe në rastin e znj. Merkel për diplomacinë tonë s’do jetë e lehtë sepse tashmë ka ardhur momenti i të vërtetës dhe jo retorikës, që do të thotë se Shqipëria duhet t’i tregojë realisht asaj dhe parterëve evropianë se çfarë ka bërë…Fakt, që do t’i bëjë të kenë realisht ftohtë diplomatët dhe zyrtarët shqiptarë në këto vizita jo të zakonshme të korrikut të nxehtë.

Next Post

Dosja e plotë/ Sokol Mjacaj, historia e një vrasësi gjakftohtë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com