• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, April 23, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Tre rrënjë të thella që Rexhep Qosja nguli në historinë tonë

by Mero Baze
23/04/2026 20:02
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Mero Baze

Ka tre gjëra të pandryshueshme kurrë në kontributin që Rexhep Qosja ka për Kosovën dhe historinë e shqiptarëve.

E para është pjesë e përpjekjeve për t’i dhënë Kosovës një identitet shtetëror qysh nga mesi i viteve ’70 e në vazhdim deri në pavarësinë e saj. Personaliteti i tij i fortë si studiues i letërsisë shqiptare, si shkrimtar, si kontribues i madh në Kongresin e Drejtshkrimit të gjuhës shqipe dhe si polemist autoritar i çështjes shqiptare e bën atë përfaqësuesin me më ndikim të elitës intelektuale të Kosovës, që çliroi aq shumë energji kombëtare për çlirimin e Kosovës dhe zgjimin e shoqërisë shqiptare atje.

Në mungesë të institucioneve të mirëfillta kulturore të shqiptarëve në Kosovë, personalitetet e Lidhjes së Shkrimtarëve të Kosovës zëvendësuan në dy dekadat e fundit të ish-Jugosllavisë gjithë boshllëqet që kishte shoqëria shqiptare në ish-Jugosllavi. Ata i ofruan Kosovës identitetin e tyre kulturor dhe vetëdijen kombëtare si identitet të saj, duke u njëhsuar me të dhe duke e përfaqësuar atë.

Kushdo që kishte dyshime se kush është Kosova dhe çfarë duan kosovarët, e vetmja përgjigje që të nderonte ishte të tregoje apo citoje emrat e Ibrahim Rugovës, Rexhep Qoses, Gazmend Zajmit, Azem Shkrelit, Ali Podrimjes e dhjetëra intelektualëve të tjerë. Ata fituan betejën me shkrimtarët serbë në përballje në Beograd në prill të vitit 1988 .

Së dyti është kontributi i tij në kulturën shqiptare. Rexhep Qosja nuk është shkrimtari më i mirë i historisë së Shqipërisë, por ai është pa dyshim historiani më i mirë i letërsisë shqiptare dhe një interpret frymëzues i saj. Ti mund të mos kishe lexuar kurrë Naim Frashërinë, por të lexoje “Porosinë e Madhe” të Qoses, do detyroheshe të shfletoje poetin tonë kombëtar.

E vërteta është se ai ka pranuar të tejkalojë ftohtësinë e historianit për të na e bërë më të madhe dhe më me vlera letërsinë tonë, por kjo nuk e bën atë deformues të historisë së letërsisë sonë, por një agjitator të saj në kushtet kur Kosova kishte nevojë për një identitet kulturor të lidhur me Shqipërinë dhe historinë e saj.

Së treti, Rexhep Qosja mbeti ndoshta ithtari i vetëm i bashkimit kombëtar të Kosovës me Shqipërinë deri në fund të jetës së tij fizike. Dhe nuk mbeti vetëm me retorikë, por me qëndrime. Ai ishte ndoshta i rralli, për të mos thënë i vetmi intelektual i madh i Kosovës, që e shkruan gjuhën shqipe më mirë se shumica e intelektualëve të Shqipërisë, i vetmi polemist që e përdorte shqipen si raketë vdekjeprurëse dhe ndoshta i vetmi kontributor politik, që armë të vetme kishte gjuhën shqipe.

Njësoj si kombi shqiptar, i cili identifikohet si komb për shkak të gjuhës dhe bashkohet rreth gjuhës për t’u quajtur shqiptar dhe jo rreth fesë apo historisë, edhe ai, duke u identifikuar me shqipen, arriti të identifikohej me kombin shqiptar.

Gjithë gjërat e tjera të Rexhep Qoses mund t’i kritikosh apo t’i injorosh, siç mund të bësh me çdo njeri të gjallë. Mund të tallesh me mungesën e mbështetjes politike për të, me sherret e tij të pafundme me klasën politike shqiptare, me përplasjet e tij epike me Kadarenë për Perandorinë Osmane dhe Evropën apo me manirat e tij intelektuale, por që një lis i madh të qëndrojë në këmbë, i nevojiten rrënjë, se gjethet ndërrojnë çdo vit. Dhe këto tre rrënjë të thella që Rexhep Qosja ka lëshuar në tokën shqiptare do ta mbajnë në këmbë gjatë.

Next Post
Kontenieri me mallra të bllokuara në Durrës dërgohet gabimisht në Pire të Greqisë, nis hetimi

Kontenieri me mallra të bllokuara në Durrës dërgohet gabimisht në Pire të Greqisë, nis hetimi

Comments 1

  1. Anonymous says:
    2 hours ago

    Tri rrënjë / Tre shokë

    Reply

Leave a Reply to Anonymous Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Epoka e artë e Trump/ Çupi: Ardhja e tij ishte domosdoshmëri, bota ndryshoi që kur fitoi zgjedhjet

“BE i ka njohur vlerat e Shqipërisë”, Çupi: Athina një avokate e Shqipërisë, meritë e kryeministrit Rama!

April 23, 2026
Aksidenti në Tunelin e Llogarasë, ARRSH njofton normalizimin e qarkullimit, mjetet mund të udhëtojnë pa pengesa

Aksidenti në Tunelin e Llogarasë, ARRSH njofton normalizimin e qarkullimit, mjetet mund të udhëtojnë pa pengesa

April 23, 2026
Rriten tensionet, Hezbollah sulmon me raketa veriun e Izraelit

“Presim dritën jeshile nga SHBA”, Izraeli: Do ta kthejmë Iranin në epokën e gurit

April 23, 2026
LIVE/ Nis seanca plenare në Kuvend, në fokus reforma Territoriale dhe interpelanca me ministrin e Drejtësisë

Çfarë zgjidh numri magjik 100 për demokracinë shqiptare?

April 23, 2026
Botërori 2026, Italia i thotë “Jo” ftesës për të marrë vendin e Iranit

Botërori 2026, Italia i thotë “Jo” ftesës për të marrë vendin e Iranit

April 23, 2026
“I donin të gjitha qyl”!/ Artan Hoxha për dosjen “AKSHI”: Skemë tipike se si ka…

“I donin të gjitha qyl”!/ Artan Hoxha për dosjen “AKSHI”: Skemë tipike se si ka…

April 23, 2026
“Territorialja”/ Boçi-mazhorancës: Ultimatumi i vendosur nga ju, turp!

PD dhe deputetët e Ilir Metës braktisin seancën plenare për Luçiano Boçin

April 23, 2026
Aksident me vdekje në Kavajë-Rrogozhinë, humb jetën këmbësori

Aksident me vdekje në Kavajë-Rrogozhinë, humb jetën këmbësori

April 23, 2026
Putin dërgon anijen me naftë në ishull, Trump kërkon ndryshim regjimi, kush do e fitojë bastin për Kubën?

Putin dërgon anijen me naftë në ishull, Trump kërkon ndryshim regjimi, kush do e fitojë bastin për Kubën?

April 23, 2026
Iluzioni i Micotaqis për serinë e dytë të “Dy popuj miq”!

Iluzioni i Micotaqis për serinë e dytë të “Dy popuj miq”!

April 23, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In