• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, October 27, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Tre qëndrimet e SHBA ndaj Kinës, Serbisë dhe Iranit, një leksion për “patriotët” shqiptarë

by Kreshnik Spahiu
22/06/2023 17:42
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Kreshnik Spahiu

Branda 3 ditësh ka 3 ngjarje epike në diplomacinë amerikane:

1- Sekretari i i SHBA Blinken shkoi në Kinë për të stabilizuar raportet dypalëshe.

2- SHBA mesazh “paqe” me Iranin, duke i dhënë një shuplakë “opozitës muxhahedinve”.
3- Ushtria amerikane dhe serbe stërvitje të përbashkët ushtarake të cilësuar si mrekulli nga Washingtoni.

Dikush që nuk kupton nga politika dhe diplomacia mund të pyes:
Çfarë kanë të përbashkët Kina, Serbia dhe Irani?

Përgjigjia është e thjeshtë: Gjeopolitika amerikane po kërkon paqe me çdo aleat të Rusisë, për të shmangur çdo vatër tjetër lufte gjatë kohës që Washingtoni dhe NATO po investojnë në çmontimin e rregjimit autoritar të Putinit.

Sipas të gjitha gjasave lufta në Ukrainë dhe më pas në Rusi do zgjasë së paku një dekadë. Faza e dytë e luftës do zhvendoset brenda në Rusi ku grupe ushtarake do bashkohen me kauzat separatiste në krahina brenda Rusisë dhe regjimi Putinit do përballet me një luftë civile brenda vendit dhe përplasje për autonomi nga Rusia.
SHBA si super-fuqia ekonomike dhe ushtarake që orjenton rendin botëror po tenton të negociojë dhe joshë tre partnerët Rusë:

Kinën, Iranin, Serbinë.

– Pardje në Kinë: Një raund i sinqertë, konstruktiv i bisedimeve me udhëheqjen e Kinës ka përfunduar. Marrëdhënia midis Shteteve të Bashkuara dhe Republikës Popullore të Kinës është shumë domethënëse. “Diplomacia e drejtpërdrejtë është mënyra më e mirë për të avancuar interesat dhe vlerat e SHBA-së dhe për të menaxhuar konkurrencën me përgjegjësi”, shkroi Blinken në Twitter.

– Dje në Tiranë: Ne mbështesim të drejtën e Qeverisë së Shqipërisë për të hetuar çdo veprimtari të mundshme të paligjshme brenda territorit të saj”, thotë DASH. Zëdhënësi i DASH-it gjithashtu shtoi se SHBA-ja nuk e cilëson MEK-un “lëvizje opozitare të qëndrueshme demokratike që përfaqëson popullin iranian”, por ka “shqetësime serioze për MEK-un si organizatë, përfshirë akuzat për abuzim të kryera kundër anëtarëve të tij”. Drejtori

– Sot në Beograd: Ambasadori Kristofer Hill: “Ishte një mrekulli stërvitja e përbashkët e ushtrisë amerikane dhe serbe. Kështu forcohet partneriteti dhe sigurohet paqja në botë”

Stërvitja e përbashkët e ushtrisë serbe me ushtrinë amerikane erdhi pas pezullimit të Kosovës nga stërvitja e NATO “Defender 23” për shkak përplasjeve të Albin Kurtit me diplomacinë e BE dhe SHBA.

Qartazi SHBA nuk ka ndryshuar strategji dhe partneritet ndërkombëtarë por po shtrin influencat e saj diplomatike dhe gjeopoltike duke afruar dhe zbutur marrdhëniet me 3 shtete të cilat prishin balancat ushtarake edhe për shkak të pozitës gjeografike afër me Rusinë.

Lufta në Ukrainë por edhe 5 shtetet e BRICS-it, Brazili, Rusia, India, Kina, Afrika e Jugut kanë çbalancuar fuqishëm tregun botëror si dhe kanë çuar drejt greminës valutat perendimore:
Euro, USD, Paund.

SHBA e cila ndodhet në vigjilje të zgjedhjeve presidenciale po tenton një mënyrë të zgjedhjes dhe trajtimit të miqëve dhe “armiqëve”.

Tre qëndrimet e reja të Amerikës brenda 3 ditëve ndaj rregjimit të Pekinit, Tehranit dhe Beogradit duhet jenë një leksion për “patriotët” e Kosovës dhe Shqipërisë që me mosmirënjohjen e tyre e trajtijnë partneritetin strategjik me SHBA, ai marrdhënia e një “dashnore” të llastuar që xhelozohet me të dashurin për çdo flirt që ai bën me Serbinë, Kinën apo Iranin.

Kosova dhe Shqipëria duhet kuptojnë që janë një një nëndetëse e vogël në Oqeanin Atlantik, ku qoftë edhe një moment po lundrove pa lejen e flotës amerikane mund përfundosh në fund të oqanit.
Për këto arsye ne s’duhet jemi as xheloz me “dashuritë” e reja amerikane dhe as të paqartë për të ardhmen tonë: Ne sot nuk duhet ndjehemi muxhahedin, por shqiptarë kuqezi…..

Next Post
Dëshmia/ Arben Ahmetaj 6 orë në SPAK: Sqarova pozicionin tim, do vij sa herë të jetë nevoja

Dëshmia/ Arben Ahmetaj 6 orë në SPAK: Sqarova pozicionin tim, do vij sa herë të jetë nevoja

Comments 1

  1. Ja Ke Fut Kot! says:
    3 years ago

    .ari! Je pak ne vonese me infot! Gjyshi Biden e cilesoi dje Xin Ping Diktator!! Ja ke fut kot, fol me Artan Hoxha mbase ai di me shume!

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Netanyahu akuzon partitë arabe për manipulim të zgjedhjeve në Izrael: Arrestohen tre zyrtarë të Ra’am

Netanyahu akuzon partitë arabe për manipulim të zgjedhjeve në Izrael: Arrestohen tre zyrtarë të Ra’am

October 27, 2026
“Nuk e kuptoj çfarë shpresojnë të arrijnë”, kryeministrja daneze kritikon homologët nordikë për telefonatën me Putin

“Nuk e kuptoj çfarë shpresojnë të arrijnë”, kryeministrja daneze kritikon homologët nordikë për telefonatën me Putin

October 27, 2026
Iluzioni i pushtetit që vjen nga lart

Trafikuan 2.4 ton marijuanë dhe 475 kg kokainë, SPAK dërgon për gjykim Rexhep Rrajën dhe 16 të tjerë

October 27, 2026
Aksident në “Bypassin” e Fierit, makina del nga rruga, plagoset drejtuesi!

INSTAT: Në nëntë muaj, aksidentet u rritën me 6%

October 27, 2026
Britania e Madhe hap diskutimin për lëvizjen e lirë me BE-në, vendimi pas samitit të nëntorit

Britania e Madhe hap diskutimin për lëvizjen e lirë me BE-në, vendimi pas samitit të nëntorit

October 27, 2026
Paketa fiskale 2027, ulet në 6% TVSH për ushqimet e shportës! Ndryshojnë tatimi për të ardhurat dhe taksat për bizneset

Paketa fiskale 2027, ulet në 6% TVSH për ushqimet e shportës! Ndryshojnë tatimi për të ardhurat dhe taksat për bizneset

October 27, 2026
Cisterna e naftës përfshihet nga flakët në Ngushticën e Hormuzit pas goditjes nga një minë detare

Cisterna e naftës përfshihet nga flakët në Ngushticën e Hormuzit pas goditjes nga një minë detare

October 27, 2026
Rruga e Ndroqit, firmoset kontrata për 9 kilometra, financim edhe për segmentin drejt Durrësit

Rruga e Ndroqit, firmoset kontrata për 9 kilometra, financim edhe për segmentin drejt Durrësit

October 27, 2026
Sulmi kibernetik synon llogaritë e email-it të ligjvënësve italianë, përfshirë atë të Melonit

Sulmi kibernetik synon llogaritë e email-it të ligjvënësve italianë, përfshirë atë të Melonit

October 27, 2026
Spanja deporton azilkërkuesit afrikanë dhe aziatikë në Marok

Spanja deporton azilkërkuesit afrikanë dhe aziatikë në Marok

October 27, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In