• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, March 3, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Tre makthet që Berisha përpiqet të fsheh

by Mero Baze
16/09/2021 20:43
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Mero Baze

Sali Berisha ka tre siklete të mëdha në sqarimet që ka nisur brenda PD. E para kur bën sikur nuk e di motivin përse SHBA e kanë damkosur atë. Në epitafin që Sekretari i Shtetit Blinken bëri publik për të, ai cilësohet si minues të demokracisë në Shqipëri, hajdutë i fondeve publike së bashku me familjen e tij dhe shantazhues të sistemit gjyqësor. Pra Shba nuk e ka lënë pa shpjeguar përse është damkosur Sali Berisha. I ka thënë tri arsyet përse ai është në listë të zezë. Eshtë se ka minuar demokracinë për tridhjet vite, duke vjedhur zgjedhje, duke destabilizuar procese zgjedhore, duke bërë kryengritje, duke destabilizuar Shqipërinë dhe duke shkatërruar demokracinë në vet Partinë Demokratike.

Motivi i dytë është se ai dhe familjarët e tij duke filluar nga gruaja, vajza dhe djali janë thjeshtë hajdut. Hajdut të certifikuar nga SHBA. E treta që ata po ashtu e kanë të provuar është se Sali Berisha për tredhjet vjet ka shantazhuar sistemin e drejtësisë për të kërkuar favore për vete dhe bashkëpunëtorët e tij, siç e ka thënë vendimi. Dhe ne të gjithë e mbajmë mend darkën tek shtëpia e Ilir Metës për ta shpëtuar nga burgu, refuzimin e tij për të dorzuar gardistët më 21 Janar, sulmet ndaj Kryeprokurores Ina Rama, sulmet ndaj presidentit Topi, që e akuzonte se po nxiste drejtësinë kundër tij, përdorimin e drejtësisë për të eliminuar kundërshtar politikë siç ishte rasti i Fatos Nanos, avokatia për Fatmir Mediun që i mban peng lirinë e djalit, e dhjetëra raste të tjera.

Pra Sali Berisha nuk është në damkosur për ndonjë motiv që nuk e dimë ne, as ai. Përkundazi është nga të paktët njerëz në listë të zezë që i është thënë arsyeja përse është në Listë të Zezë.

Ky është siklet i parë i madh i tij, pra fakti që janë kanë thënë pse është në listë të zezë dhe jo fakti që nuk ia kanë thënë.

Sikleti i tij i dytë është përpjekja për të shpikur një arsye patriotike që është në këtë listë. Kete perpjekje e ka bere dhe ne vitin 1997 kur destabilizoi SHqiperine. Edhe atehere hapi fjale qe po e rrezonin se donte shume Kosoven, por nuk fliste me goje me Ibrahim Rugoven.

Siç e keni parë ai po bën përpjekje të sforcuara të shpik teori konspiracioni se e kanë futur në Listë të Zezë se ka kundërshtuar projektin e Hashim Thaçit e Vuçiqit me ndërmjetësi amerikane për ndarje të Kosovës. Qesharakja është se ai këtu akuzon Xhorxh Sorosin, armikun më të madh mbi Tokë, të presidentit Trump, që udhëhiqte këto bisedime.

Dmth sipas Berishës, Trumpi ka përdorur armikun e tij më të madh Sorosin, që të ndëshkoj Sali Berishën, pse ky i fundit i ka dal ndesh Trumpit. Këtu deliri kalon përtej çdo caku, pasi as për Trampin e as për Sorosin, Berisha nuk është kurrë objekt bisede. Berisha është objekt pune i agjencive të Sigurisë në SHBA, dosjet e të cilave janë mbushur plot me fakte kriminale që nga viti 1993, bashkëpunimi me Alkaedën, shtetësitë për terroristët që hodhën në erë kullat në SHBA, kontrabandën e naftës me Serbinë, Viti 1997 kur u detyrua të dorëzojë sovranitetin e Shqipërisë misionit “Alba”, e më pas. Berisha është dosje kriminale dhe jo dosje politike në SHBA. Ai eshte objekt i agjencive të sigurisë dhe jo objekt bisede i njerëzve të rëndësishëm të Amerikës. Ata mendojnë vetëm një minutë për të kur firmosin ndonjë letër, siç është rasti i Sekretarit Blinken.

Ndaj këtë shpikjen që po sakrifikohet se po mbronte kufijtë e Kosovës nga SHBA, duhet tia kursej Kosovës së paku, se bëhet xheloz dhe Ditmir Bushati, pasi ai pretendon që ka humbur dhe postin e Ministrit për këtë punë, por ama raportet me SHBA i ka të shkëlqyer. Berisha s’ka humbur gjë veç këtij dënimit te Lulit.

Sikleti i tret i Berishës në këtë histori banale që ka nisur është shpjegimi që nuk e dinte se ka mbështetur Lulzim Bashën këto tetë vite dhe po ashtu që nga Viti 2005. Ky në fakt është një moment i rëndësishëm në jetën e një partie që dëshmon nivelin banal të ndërgjegjes së saj politike. Nuk po flas për drejtuesit e PD se ata nuk mund ti gënjesh dhe për këtë gjë, por nëse te mund të manipulojë një grumbull frymorësh me këto gënjeshtra, atëherë ai grumbullim frymorësh nuk i duhet askujt pasi është regresiv për shoqërinë. Eshtë një tufë debilësh.

Sali Berisha nuk ka bërë ndonjë krim që ka marr rekomandimin e vajzës së tij për të sjell Lulzim Bashën në PD më 2005 dhe për ta projektuar atë si pasardhës. Çdo lider bën gjëra të tilla kudo në botë. Problemi që ka Sali Berisha është se për t’i hapur rrugën Lulzim Bashës ka prerë shumë koka në PD, një herë me dorë të tij për hirë të Lulzim Bashës, e pastaj me dorë të Lulzim Bashës për hirë të tij.

Tani në fund Lulzim Basha i preu kokën Sali Berishës. Eshtë pak e dhimbshme si histori, por sërish tregon se Sali Berisha nuk di të udhëheq qoftë dhe për faktin se nuk di të zgjedh. Ka mijëra demokratë që mund të tregojnë mijëra histori personale për mënyrën se si ai ka shkatërruar PD për t’i hapur rrugë Lulzim Bashës. Tani po kërkon të përdor PD si repart taliban kundër vendimit të SHBA që ju bind Lulzim Basha.

Lulzim Basha dhe mund të dorëzohet, apo të rezistoj, por SHBA nuk dorëzohet. Ai betejën e ka me SHBA dhe jo me Lulzim Bashen. Dhe sikleti i tij është se e di ketë gjë. Ai SHBA do ta ketë përballë deri në varrë. Dhe pas vdekjes dënimin e saj si epitaf mbi pllakë të varrit. Eshtë dënim i përjetshëm. Bashkë me gruan vajzën dhe djalin.

Next Post
Rama “Gati për Shqipërinë”, Basha po mendon për protestat…

“Kam ndryshuar, s'jam më ai i pari”/ Basha: Një stinë e re po troket. Ftesa për bashkëpunim?! Sharjet në gjuhë të huaj, vepër poshtërsie e Ramës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Ndodh edhe kështu! Klubi i njohur shkarkon trajnerin pas fitores 8-0

Ndodh edhe kështu! Klubi i njohur shkarkon trajnerin pas fitores 8-0

March 3, 2026
Një vendim i diskutueshëm i Gjykatës Kushtetuese dhe çështja Riley k. Kalifornisë

Skandal: Një përkthim i gabuar me pasoja të rënda në praktikën gjyqësore

March 3, 2026
Pas raketave iraniane: A është Dubai ende destinacioni ideal? Rrëfimet e VIP-ave që ndodhen atje…

Pas raketave iraniane: A është Dubai ende destinacioni ideal? Rrëfimet e VIP-ave që ndodhen atje…

March 3, 2026
Horoskopi ditor, e enjte 28 mars 2024

Horoskopi ditor për nesër, e Mërkurë 4 Mars 2026

March 3, 2026
Minxhozi: Në rreshtat e dosjes si të Berishës ashtu dhe të Metës shohim një fakt goditës

Nga Bordi i Paqes në Manzë, kur shpresa kthehet në frikë

March 3, 2026
Të burgosurit u përjashtuan nga zgjedhjet në Rrogozhinë/ Frrok Çupi: KQZ goditi të drejtën e votës

Kur ndodhi gjëma, këta flinin

March 3, 2026
Konflikti në Lindjen e Mesme, MEPJ: Shmangni udhëtimet, shqiptarët në rajon të kontaktojnë përfaqësitë diplomatike

Konflikti në Lindjen e Mesme, MEPJ: Shmangni udhëtimet, shqiptarët në rajon të kontaktojnë përfaqësitë diplomatike

March 3, 2026
Rrëzoi ankimimin e Ramës, zbardhet i plotë vendimi i Gjykatës Kushtetuese për Ballukun

Rrëzoi ankimimin e Ramës, zbardhet i plotë vendimi i Gjykatës Kushtetuese për Ballukun

March 3, 2026
Gjykata liron 4 protestuesit e Berishës, që i vunë zjarrin Vilës 31 dhe dhunuan policët

Gjykata liron 4 protestuesit e Berishës, që i vunë zjarrin Vilës 31 dhe dhunuan policët

March 3, 2026
Franca do të rrisë arsenalin bërthamor dhe forcon bashkëpunimin me aleatët evropianë

Franca do të rrisë arsenalin bërthamor dhe forcon bashkëpunimin me aleatët evropianë

March 3, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In