Arni Sulejmani, Markeljan Beqiri, Tefik Shehu dhe Anxhela Brisku ndodheshin të katërt në dhomën e një hoteli, në autostradën Durrës-Tiranë, kur për shkaqe të paqarta mëngjesin e kësaj të enjteje 26-vjeçari Markeljan Beqiri tentoi të vrasë me armë zjarri Arni Sulejmanin, 20-vjeç. Tentativa e tij dështoi dhe i riu mbeti i plagosur, pa rrezik për jetën.
Pas ngjarjes Markeljan Beqiri dhe 32-vjeçari Tefik Shehu u larguan nga hoteli dhe janë aktualisht në kërkim. Njëri si autor i dyshuar e tjetri për moskallëzim të krimit.
Policia arrestoi ndërkohë vajzën, 22-vjeçaren Anxhela Brisku, pasi pas ngjarjes mori armën dhe e fshehu. Po ashtu në pranga ra edhe një 66-vjeçar i cili e strehoi të renë.
Autoritetet e Durrësit thanë se kanë mundur të zbardhin ngjarjen, megjithatë motivi mbetet i paqartë.
/a.r