• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, October 6, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Tre ditë nga Samiti në Hagë, Rutte: NATO, e aftë për të mbrojtur 1 miliard qytetarët e saj

by A R
21/06/2025 11:15
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ministri i Mbrojtjes Pirro Vengu ndau sot një videomesazh të Sekretarit të përgjithshëm të NATO-s, Mark Rutte i cili ka folur për samitin e NATO-s që do të mbahet në Hagë të Holandës javën e ardhshme.

“Dhe 3 ditë nga Samiti i NATO-s në Hagë, ku familja e madhe atlantike bëhet bashkë për të diskutuar të ardhmen, përballjen me sfidat e përbashkëta dhe forcimin e sigurisë kolektive!”-shkruan Vengu.

Ndërsa në videomesazhin e postuar nga Rutte, theksohet se “NATO do të tregojë se qëndron në skenën botërore e aftë për të mbrojtur 1 miliard qytetarët e saj duke marrë të gjitha masat e nevojshme”.

Duke folur për rëndësinë e samitit të Hagës në Bruksel, Rutte theksoi se “Po shohim Rusinë duke u riformuar me shpejtësi dhe një zhvillim masiv të ushtrisë kineze. Kështu që duhet të sigurohemi. Si mund t’i mbrojmë 1 miliard banorët e NATO-s? Dhe për këtë do të flasim në këtë samit”.

Sekretari i përgjithshëm i NATO-s bëri të ditur se “në samit do të diskutohet së pari për më shumë shpenzime për mbrojtjen, që të jemi në gjendje të mbrojmë veten”.

“Por sigurisht paratë janë një gjë, ne duhet të përgatisim stafin, mbi të gjitha ushtarët tanë. Por kur vjen puna te industria ushtarake ne duhet të bëjmë më shumë sesa po bëjmë tani. Kjo do të jetë edhe tema e dytë e madhe e samitit”, informoi ai.

Rutte theksoi po ashtu se temë e punimeve të samitit do të jetë edhe Ukraina.

“Duhet të sigurohemi që Ukraina të mbrohet tani, por gjithashtu të jetë e aftë për një marrëveshje paqeje afatgjatë, një marrëveshje që të zgjasë dhe që Putini të mos e ketë tundimin ta sulmojë sërish Ukrainën në të ardhmen”, theksoi ai.

Duke folur për partnerët e NATO-s, Rutte bëri të ditur se në Hagë do të jetë grupi i katërshes të Indo-Paqësorit, Australia, Zelanda e Re, Republika e Koresë dhe Japonia.

“Do të kemi gjithashtu Ukrainën në Hagë si dhe Bashkimin Europian, partnerin tonë afatgjatë. Do të zhvillojmë shumë diskutime me ta dhe dhe me ’32-shen’”, shtoi ai.

Next Post
“SHBA mund të nisë gjatë fundjavës sulmin ndaj Iranit”

“Pakistani, vendi që do ulë tensionet”. Trump: Ata e njohin më mirë se ne Iranin

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Horoskopi ditor, e enjte 28 mars 2024

Horoskopi ditor për nesër, e Mërkurë 7 Tetor 2026

October 6, 2026
Policia reagon pas sulmit ndaj gazetarit Mane: Askush nuk mund të vendosë se kush duhet ndëshkuar dhe ta zbatojë këtë vendim në rrugë

Policia reagon pas sulmit ndaj gazetarit Mane: Askush nuk mund të vendosë se kush duhet ndëshkuar dhe ta zbatojë këtë vendim në rrugë

October 6, 2026
Zgjerimi i BE-së | Hoxha: Koha për veprim, Shqipëria po bën pjesën e saj

Zgjerimi i BE-së | Hoxha: Koha për veprim, Shqipëria po bën pjesën e saj

October 6, 2026
Protestë kundër 4 HEC-eve në Pukë, banorët kërkojnë nga Gjykata Administrative shfuqizimin e lejeve

Protestë kundër 4 HEC-eve në Pukë, banorët kërkojnë nga Gjykata Administrative shfuqizimin e lejeve

October 6, 2026
Gogu në Komisionin e Ligjeve: Avokati i pavarur nuk është privilegj i profesionit, është garanci për qytetarin

Gogu në Komisionin e Ligjeve: Avokati i pavarur nuk është privilegj i profesionit, është garanci për qytetarin

October 6, 2026
Kontrata e Shërbimit Publik/ Karakaçi: Elektrifikimi Tiranë-Durrës-Rinas përfundon në 2027

Kontrata e Shërbimit Publik/ Karakaçi: Elektrifikimi Tiranë-Durrës-Rinas përfundon në 2027

October 6, 2026
Kinë, të ardhurat e kinemave gjatë Festës Kombëtare 2026 i kalojnë 900 milionë juanët

Kinë, të ardhurat e kinemave gjatë Festës Kombëtare 2026 i kalojnë 900 milionë juanët

October 6, 2026
Aksident i rëndë në Tiranë! Makina përplaset me motorin, humb jetën 21-vjeçari

Tragjike në Tiranë, humb jetën në spital një 12-vjeçar, dyshohet për…

October 6, 2026
Ish-prokurori fiton në Strasburg: Shkarkimi nga vettingu joproporcional, Shqipëria duhet t’i paguajë…

Ish-prokurori fiton në Strasburg: Shkarkimi nga vettingu joproporcional, Shqipëria duhet t’i paguajë…

October 6, 2026
Vjedhje me dhunë dhe grabitje automjetesh në Tiranë dhe Rinas, arrestohen 4 persona

Vjedhje me dhunë dhe grabitje automjetesh në Tiranë dhe Rinas, arrestohen 4 persona

October 6, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com