• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, September 25, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Tranzicioni energjetik, 15 mijë vende të reja pune?

by Fatos Çoçoli
24/09/2026 21:26
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Fatos Çoçoli

Sipas Planit Kombëtar të Energjisë dhe Klimës, tranzicioni energjetik në Shqipëri parashikohet të krijojë deri në 15 mijë vende të reja pune deri në vitin 2030, duke u shndërruar në një nga motorët kryesorë të tregut të punësimit në vend.

Ky tranzicion energjetik nuk është vetëm një proces për të ndryshuar mënyrën se si prodhohet dhe konsumohet energjia. Ai pritet të sjellë një ndryshim të rëndësishëm edhe në tregun e punës, duke krijuar profesione të reja, kërkesë për aftësi të reja dhe mundësi të reja biznesi në Shqipëri.

Mijëra specialistë në profile që sot kemi pak.

Kalimi nga një sistem energjetik i mbështetur tradicionalisht tek hidrocentralet drejt një sistemi më të diversifikuar, ku marrin peshë energjia diellore, era, bateritë, eficienca energjetike dhe teknologjitë digjitale, do të kërkojë mijëra specialistë me profile që sot janë ende relativisht të kufizuara në tregun tonë.

Energjia diellore po krijon një industri të re. Shtimi dhe zgjerimi i impianteve fotovoltaike është një nga burimet më të dukshme të vendeve të reja të punës.

Sipas të dhënave të fundit të Entit Rregullator të Energjisë, 30 përqind e energjisë së konsumuar në Shqipëri gjatë qershorit 2026 u prodhua nga impiantet fotovoltaike, ndërsa prodhimi fotovoltaik arriti rreth 868 GWh deri në fund të gushtit 2026.

Kjo rritje e peshës së energjisë diellore në prodhimin tonë të energjisë elektrike nuk krijon vende pune vetëm në ndërtimin e parqeve diellore.

Ajo krijon kërkesë për inxhinierë elektrikë, teknikë të instalimit të paneleve, specialistë të mirëmbajtjes, projektues të sistemeve fotovoltaike, specialistë të rrjeteve, teknikë të automatizimit, ekspertë të monitorimit të prodhimit dhe specialistë të sigurisë në punë.

Sa më shumë të zgjerohet kapaciteti fotovoltaik, aq më shumë rritet nevoja për një ekosistem të tërë shërbimesh energjetike.

Kërkesë që rritet për instalues dhe teknikë

Po ashtu, do të rritet kërkesa për instalues dhe teknikë. Familjet, bizneset, hotelet, fabrikat dhe institucionet publike do të kenë nevojë për sisteme fotovoltaike të dimensionuara dhe instaluara siç duhet. Kjo krijon mundësi për kompani të specializuara në projektim, instalim, çertifikim , mirëmbajtje dhe monitorim.

Për një të ri shqiptar, potenciali është të shndërrohet në një profesion me kërkesë në rritje, veçanërisht nëse kombinohet me njohuri për energjinë elektrike dhe automatizimin.

Nga ana tjetër, bateritë do të krijojnë një tjetër treg specialistësh. Një sistem energjetik me më shumë diell dhe erë ka nevojë për mënyra për të menaxhuar prodhimin që ndryshon gjatë ditës. Këtu hyjnë sistemet e magazinimit të energjisë, veçanërisht bateritë.

Zhvillimi i tyre do të krijojë kërkesë për specialistë që dinë të projektojnë sisteme magazinimi, të instalojnë bateri, të menaxhojnë sistemet e kontrollit, të monitorojnë sigurinë, të optimizojnë ngarkimin dhe shkarkimin dhe të mirëmbajnë pajisjet.

Kjo është një fushë ku Shqipëria mund të ketë nevojë të shtuar për profesionistë të rinj, që sot nuk janë të shumtë në treg.

Edhe rrjetet elektrike do të kërkojnë profesionistë të rinj. Tranzicioni energjetik nuk ka të bëjë vetëm me prodhimin e energjisë. Ai kërkon edhe modernizimin e rrjetit elektrik. Kur në sistem futen qindra impiante të reja, konsumatorët bëhen edhe prodhues dhe energjia lëviz në mënyrë më komplekse.

Kjo rrit kërkesën për inxhinierë të rrjeteve, specialistë të automatizimit, specialistë të matësve inteligjentë, inxhinierë të sistemeve të shpërndarjes dhe specialistë të sigurisë kibernetike.

Tranzicioni energjetik, edhe tek ne, po e lidh gjithnjë e më shumë sektorin tonë të energjisë me teknologjinë e informacionit dhe me inteligjencën artificiale.

Tranzicioni-më pak energji për të njëjtin rezultat ekonomik

Efiçienca energjetike, kryekërkesa e kohës në energji, do të krijojë mijëra ndërhyrje të vogla. Plani Kombëtar i Energjisë dhe Klimës parashikon nga 3.500 deri në 12 mijë vende të reja pune në këtë fushë. Edhe pse energjia do të prodhohet gjithmonë më shumë, një pjesë e rëndësishme e tranzicionit është të konsumohet më pak energji për të njëjtin rezultat ekonomik.

Kjo do të krijojë kërkesë për auditorë energjetikë, specialistë të izolimit termik, instalues të pompave të nxehtësisë, projektues të ndërtesave eficiente dhe teknikë të automatizimit të ndërtesave.

Për shembull, një hotel që instalon panele diellore, pompë nxehtësie, izolim termik dhe sistem inteligjent menaxhimi energjie nuk kërkon vetëm pajisje. Ai kërkon një grup profesionistësh për projektimin, instalimin dhe mirëmbajtjen e tyre.

Do të krijohen mundësi të reja për universitetet dhe arsimin profesional. Këtu Shqipëria ka një sfidë të rëndësishme. Investimet në energjinë e rinovueshme po shtohen shumë më shpejt sesa oferta e specialistëve. Kompanitë mund të përballen me mungesë fuqie punëtore të kualifikuar.

Prandaj dhe arsimi profesional duhet të lidhet më ngushtë me kërkesat e tregut, duke zhvilluar programe për instalimin dhe mirëmbajtjen e paneleve fotovoltaike, për teknologjitë e baterive, për efiçiencën energjetike, për automatizimin industrial, për menaxhimin inteligjent të energjisë dhe auditimin energjetik.

Next Post
A e dinte Vlora ku mbaron dashuria dhe ku fillon krimi?

“Ka treguar papjekuri”, avokati për çështjen "Hyseni": Të hetohet në SPAK për shpërdorim detyre

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Dy automjete përplasen “kokë më kokë” në aksin Qukës-Qafë Plloçë, dërgohen në spitalin e Pogradecit!

Dy automjete përplasen “kokë më kokë” në aksin Qukës-Qafë Plloçë, dërgohen në spitalin e Pogradecit!

September 25, 2026
Balla takohet me ish-gjeneralin e NATO-s, Wesley Clark në Nju Jork: Dy herë mirënjohje për këtë burrë të veçantë, për mbrojtjen e Kosovës dhe…!

Balla takohet me ish-gjeneralin e NATO-s, Wesley Clark në Nju Jork: Dy herë mirënjohje për këtë burrë të veçantë, për mbrojtjen e Kosovës dhe…!

September 25, 2026
“Të vijojë lufta ndaj korrupsionit!”- Nga komandant i NATO-s, në ambasador në Tiranë! Media në SHBA: Si e gjen diplomati Eric Wendt Shqipërinë

“Të vijojë lufta ndaj korrupsionit!”- Nga komandant i NATO-s, në ambasador në Tiranë! Media në SHBA: Si e gjen diplomati Eric Wendt Shqipërinë

September 25, 2026
Italia aprovon draftin, në mungesë të krahut të punës do të punësojë mbi 452 mijë punëtorë të huaj

Rregulla të reja në zonën “Schengen”, Gjermania ul kuotën për punëtorët e huaj, preken edhe shqiptarët!

September 25, 2026
Sekretari i Përgjithshëm i RCC, Kapetanović mesazh nga Nju Jorku: Bashkëpunimi provohet kur politika bëhet e vështirë!

Sekretari i Përgjithshëm i RCC, Kapetanović mesazh nga Nju Jorku: Bashkëpunimi provohet kur politika bëhet e vështirë!

September 25, 2026
Përshpejton plakjen dhe rrit kolesterolin, ky është mishi më i keq për shëndetin tuaj

Rreth 16 milionë kilogramë mish derri nga Brazili në treg, BE e ndaloi por Shqipëria vazhdon të importojë me shumicë!

September 25, 2026
Shiti të dhënat personale të 18 mijë personave në SHBA, ja me sa vite burg u dënua Shpend Sokoli nga GJKKO

Operacioni “Ura”/ U ekstradua dje nga Italia, Gjykata e Posaçme lë në burg Hasan Ndërjakun

September 25, 2026
“Ku jemi katandisur!”- Ish-deputeti Murrizi nxjerr videon e sherrit në Durrës: Ky që e rrahin si gomarin në duhan është shefi i Komisariatit Krujë!

“Ku jemi katandisur!”- Ish-deputeti Murrizi nxjerr videon e sherrit në Durrës: Ky që e rrahin si gomarin në duhan është shefi i Komisariatit Krujë!

September 25, 2026
Kultivonin kanabis në pyjet e Skraparit, në pranga 22-vjeçari, bashkëpunëtori arratiset i armatosur!

Kultivonin kanabis në pyjet e Skraparit, në pranga 22-vjeçari, bashkëpunëtori arratiset i armatosur!

September 25, 2026
“Liri për çlirimtarët”, Vedat Muriqi festoi golin me mesazhin “Jo në emrin tim” (VIDEO)

“Liri për çlirimtarët”, Vedat Muriqi festoi golin me mesazhin “Jo në emrin tim” (VIDEO)

September 25, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com