Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, është në New York me gjeneralin amerikan Wesley Clark, ish-Komandant Suprem i Forcave Aleate të NATO-s në Evropë dhe drejtues i fushatës ajrore të NATO-s në vitin 1999 në mbrojtje të popullsisë së Kosovës.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Balla shprehu mirënjohjen e tij ndaj Clark për rolin vendimtar që pati gjatë ndërhyrjes së NATO-s kundër regjimit të Sllobodan Millosheviçit, si dhe për qëndrimet e tij në mbështetje të luftës çlirimtare të Kosovës.
“Ia shtrëngova dorën fort me dy herë mirënjohje këtij burri të veçantë. Wesley Clark ishte Komandant Suprem i Forcave Aleate të NATO-s në Evropë dhe drejtoi fushatën e NATO-s në vitin 1999, në mbrojtje të popullsisë së Kosovës dhe kundër represionit të regjimit të Millosheviçit. Së dyti, mirënjohje për deklarimet dhe dëshmitë në Hagë në mbështetje të komandantëve dhe pastërtisë së luftës çlirimtare të UÇK-së”, u shpreh Balla.












