• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, February 19, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Ekonomi

Transporti publik, Bashkia e Tiranës hap tenderin për terminalin

by Aalison Pearse Stevens
20/09/2016 08:44
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Bashkia e Tiranës hapi dje tenderin për realizimin e terminalit të transportit publik në kryeqytet. Kjo bëhet e ditur përmes një njoftimi zyrtar nga Agjencia e Prokurimit Publik, në të cilin Bashkia fton operatorët ekonomikë të jenë pjesë e garës për projektin me vlerën e 15.5 milionë eurove me një kohëzgjatje nga 15 deri në 35 vjet.

Në njoftim nënvizohet se autoriteti kontraktor do të marrë parasysh vetëm ofertat tenderuese që kanë kaluar kufijtë minimalë, të përcaktuar në kriteret e kualifikimit. Në udhëzimet e përgjithshme thuhet se ofertat mund të pranohen deri në muajin nëntor, ndërsa janë të detajuara edhe dokumentet që duhen bërë gati për t’u dorëzuar.

“Ofertuesi e përgatit dhe dorëzon ofertën e tij në faqen e internetit të Agjencisë Shqiptare të Prokurimit Publik. Dosjet e ngarkuara në këtë faqe janë të njëjta me ato të ofertës origjinale në format dhe të nënshkruara”, thuhet në njoftim, ndërsa theksohet se çdo ofertë në rrugë tjetër duhet të refuzohet.

Ajo iu nënshtrohet tri lloj vlerësimeve: teknik, financiar dhe administrativ. Komisioni i vlerësimit të ofertave është ai që vlerëson dhe rendit ofertuesit. Në rast se njëri prej tyre gjykon për një veprim të padrejtë, mund të kërkojë rishikim administrativ. Vetëm pas shqyrtimit të ankimeve shpallet ofertuesi më i suksesshëm, që rrjedhimisht ka marrë rezultatin më të lartë.

Fituesi i tenderit duhet të ndërtojë terminalin me kapacitet të plotë për autobusë urbanë, për shërbimin taksi me qëllim zhbllokimin e trafikut dhe lehtësimin e lëvizjes së qytetarëve. Gjithashtu, në kontratë parashikohet edhe mirëmbajtja e tij, ndërsa autoriteti kontraktor do të ofrojë një truall prej 85 mijë metrash katrorë vendosur përgjatë korridorit kryesor që çon në veriperëndim, nga qyteti në drejtim të Durrësit.

Terminali do të jetë stacion për autobusët, stacion për pasagjerët, parkim dhe hapësirë publike për komoditetin e udhëtarëve. Sipas projektit, të gjitha tarifat e vendqëndrimit të autobusëve, të ardhurat e qiradhënies me pakicë dhe tarifat e parkimit do të arkëtohen nga kompania që do të fitojë garën për ndërtimin e terminalit.

Panorama/d.i.

 

Next Post
Nervozizëm midis SHBA e BE dhe opozitës, ja debatet në Komisionin e Reformës

Nervozizëm midis SHBA e BE dhe opozitës, ja debatet në Komisionin e Reformës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Rama niset nesër drejt Uashingtonit, do të marrë pjesë në takimin e Bordit të Paqes me ftesë të Trump

Rama në Bordin e Paqes, Malaj për eurodeputetin gjerman: Gahler s’është shqiptar që të kuptojë marrëdhënien tonë me SHBA

February 19, 2026
Prodhonin veshje të falsifikuara të markave të njohura, bllokohen 103 mijë artikuj në Durrës

Prodhonin veshje të falsifikuara të markave të njohura, bllokohen 103 mijë artikuj në Durrës

February 19, 2026
Zogaj: Faji mbetet jetim, OSBE/ODIHR-i u referohet partive për shitblerjen e votave dhe incidentet

Rama në SHBA, Zogaj: Shqipëria s’ka luksin e vendeve të mëdha për të refuzuar nisma si Bordi i Paqes

February 19, 2026
Tragjedi në Kaliforni, orteku i merr jetën 8 skiatorëve

Tragjedi në Kaliforni, orteku i merr jetën 8 skiatorëve

February 19, 2026
Dita e sotme me kthjellime e alternime vranësirash, ulen temperaturat

Dita e sotme me kthjellime e alternime vranësirash, ulen temperaturat

February 19, 2026
Sot seancë parlamentare, çfarë pritet të ndodhë

Sot seancë parlamentare, çfarë pritet të ndodhë

February 19, 2026
Mblidhet Bordi i Paqes në Uashington, Trump dhe udhëheqësit botërorë diskutojnë sot për Gazën

Mblidhet Bordi i Paqes në Uashington, Trump dhe udhëheqësit botërorë diskutojnë sot për Gazën

February 19, 2026
Të pathënat e eliminimit të Elton Çiçës në mes të Bllokut, Jani Aliaj iu drejtua me emër

Të pathënat e eliminimit të Elton Çiçës në mes të Bllokut, Jani Aliaj iu drejtua me emër

February 18, 2026
4 ish-krerët e UÇK-së mund të shpallen të pafajshëm?! Çfarë pritet në qershor-korrik

4 ish-krerët e UÇK-së mund të shpallen të pafajshëm?! Çfarë pritet në qershor-korrik

February 18, 2026
Bes Kallaku konfirmon zërat për romancën e re, publikon për herë të parë foto me partneren

Bes Kallaku konfirmon zërat për romancën e re, publikon për herë të parë foto me partneren

February 18, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In